Sot është dita që të gjithë mjekët dhe infemierët shqiptarë që kanë shkuar në Itali për t’iu shërbyer pacientëve me COVID19, të kthehen në Shqipëri.
Pas një muaji që kanë ndenjur atje, së fundmi ka ndodhur dhe një incident.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, grupi i mjekëve dhe infermierëve kanë qendë duke festuar fundin e misionit, duke pirë birrë dhe dëgjuar muzikë në dhomën e hotelit.
Por pas kësaj zhurme pronari i hotelit në Brescia nuk e ka duruar më situatën dhe ka bërë denoncim duke thërritur dhe policinë.
Më pas mësohet se bluzat e bardha janë gjobitur me 500 euro.
Informacionet thonë se mjekët ishin mbledhur për të festuar natën e kthimit në atdhe.
“Ne duhet të sqarojmë se çfarë ndodhi mbrëmë dhe kushdo që ka përgjegjësi do të duhet të përgjigjet për të”, ka thene Gianpaolo Natali, këshilltar i Fratelli d’Italia në Brescia.
“Unë nuk do të hyj në meritat e ndërhyrjes policore – shpjegoi Natali – por këta njerëz mbërritën në Itali me urdhër të kryeministrit të tyre për të na ndihmuar në një nga momentet më të errëta te perballjes me Covid. Tani ata do të kthehen në Shqipëri me gjobë prej 500 eurosh” tha ai, duke theksuar se do ta ndjeke me tej kete ceshtje.
Rreth 10 mjekë e shqiptarë janë gjobitur me 500 euro për mos respektim të rregullave e 2 prej tyre janë denoncuar për rezistencë e fyerje ndaj forcave të rendit.