Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqipëria në BE deri në 2030? Marta Kos zbulon kalendarin e integrimit

nga Fast News
12 seconds më parë
në Aktualitet
0
Shqipëria në BE deri në 2030? Marta Kos zbulon kalendarin e integrimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria mund të jetë shumë pranë përfundimit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi i plotë mund të realizohet deri në vitin 2030. Kështu deklaroi Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila theksoi se përmbushja e reformave dhe mbështetja e vendeve anëtare do të jenë vendimtare për ecurinë e procesit.

Gjatë deklaratës së saj, Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, duke e cilësuar vendin si një nga kontribuuesit në atë që ajo e konsideroi vitin më të suksesshëm të zgjerimit të Bashkimit Europian në 25 vitet e fundit.

Sipas Komisioneres, nëse Shqipëria arrin rezultate konkrete në zbatimin e reformave dhe merr miratimin e shteteve anëtare, në fund të vitit të ardhshëm mund të jetë shumë pranë përmbylljes së negociatave. Hapi pasues do të jetë hartimi i traktatit të anëtarësimit, për të cilin shtetet anëtare do të krijojnë një grup pune pasi të jetë mbyllur gjysma e kapitujve të negociatave. Ky traktat mund të nënshkruhet në vitin 2028.



“Siç mund ta vini re, zgjerimi po ndodh. Ky vit do të jetë viti më i suksesshëm i zgjerimit në 25 vjet. Zgjerimi i fundit ishte me Kroacinë, tani po mbyllim me Malin e Zi dhe një nga vendet që ka kontribuar në këtë sukses është edhe Shqipëria. Sa u përket udhërrëfyesve, ne kemi thënë që Shqipëria mund t’i përmbyllë kapitujt e negociatave nëse do të ketë rezultate në reforma dhe nëse shtetet anëtare do të japin dritën e gjelbër për Shqipërinë. Nëse ndodhin këto, vitin e ardhshëm, rreth kësaj kohe, do të jemi shumë pranë fundit të negociatave. Hapi i mëtejshëm do të jetë që, kur gjysma e kapitujve të mbyllen, shtetet anëtare do të krijojnë grupin e punës për traktatin e anëtarësimit, që mund të nënshkruhet në vitin 2028. Varet nga vizioni i qeverisë suaj, ratifikimi, edhe vizioni i qytetarëve. Shqipëria mund të bëhet vend anëtar i BE-së deri në vitin 2030″, u shpreh Kos, duke nënvizuar se ky afat do të varet edhe nga vizioni i qeverisë, procesi i ratifikimit dhe mbështetja e qytetarëve.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëria në BE deri në 2030? Marta Kos zbulon kalendarin e integrimit

Shqipëria në BE deri në 2030? Marta Kos zbulon kalendarin e integrimit

nga Fast News
13:24 | 27/11/2026
0

Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë

Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë

nga Fast News
13:19 | 27/11/2026
0

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Tarifa e Presidentit Trump dhe beteja për rendin ekonomik botëror

nga Fast News
12:51 | 27/11/2026
0

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

nga Fast News
09:10 | 27/11/2026
0

Recent News

Shqipëria në BE deri në 2030? Marta Kos zbulon kalendarin e integrimit

Shqipëria në BE deri në 2030? Marta Kos zbulon kalendarin e integrimit

13:24 | 27/11/2026
Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë

Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë

13:19 | 27/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora