Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë

nga Fast News
2 minutes më parë
në Ekonomi
0
Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 80 vota pro dhe 22 kundër buxhetin e shtetit për vitin 2027, me një vlerë totale prej 976 miliardë lekësh, ose rreth 10 miliardë euro. Krahas buxhetit, mazhoranca miratoi edhe pesë ligjet e paketës fiskale, të cilat sjellin ndryshime në sistemin e taksave, nga TVSH-ja te tatimi mbi të ardhurat dhe taksimi i karburanteve. Buxheti i vitit të ardhshëm parashikon 202 miliardë lekë për investimet publike, ndërsa 24 miliardë lekë do të shkojnë për bonusin mujor të pensionistëve dhe indeksimin e pensioneve në muajin prill. Një tjetër masë sociale është pagesa mujore për fëmijët deri në moshën pesë vjeç, e cila pritet të nisë nga 1 korriku 2027.

Në treguesit makroekonomikë, qeveria projekton një rritje ekonomike prej 4%, ndërsa borxhi publik parashikohet të zbresë në 52.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndër ndryshimet kryesore të paketës fiskale është ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore dhe higjienike. Masa zbatohet për herë të parë pas rreth tri dekadash, ndërsa nga lista përfundimtare është përjashtuar uji i ambalazhuar. Në të kundërt, TVSH-ja për produktet dhe shërbimet e tjera rritet nga 20% në 21%. Ndryshime do të ketë edhe për sektorin e turizmit, ku norma e TVSH-së për strukturat akomoduese rritet nga 6% në 10%, me përjashtim të agroturizmit. Ndërkohë, bizneset me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë do të përfshihen në regjimin e TVSH-së.

Paketa parashikon gjithashtu ndryshime në tatimin mbi të ardhurat personale. Barra tatimore ulet për pagat nga 200 deri në 300 mijë lekë, ndërsa të ardhurat mujore mbi 700 mijë lekë do të tatohen me normën 30%. Tatimi mbi dividendin rritet nga 8% në 15%. Një tjetër ndërhyrje lidhet me taksën e qarkullimit për karburantet, prej 32.4 lekësh për litër, përfshirë TVSH-në. Kjo taksë nuk do të paguhet më në momentin e blerjes së naftës apo benzinës, por do të përfshihet në detyrimet vjetore të automjeteve, duke sjellë dyfishimin e taksave vjetore të mjeteve.



Në seancën plenare u miratua edhe një amendament për shtyrjen me tre vjet të afatit të përfitimit të statusit special për hotelet dhe resortet me katër dhe pesë yje, që operojnë me marka ndërkombëtare. Afati, i cili përfundonte në dhjetor 2026, shtyhet deri në dhjetor 2029.

Etiketa: aktualitet
Pas

Tarifa e Presidentit Trump dhe beteja për rendin ekonomik botëror

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë

Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë

nga Fast News
13:19 | 27/11/2026
0

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Tarifa e Presidentit Trump dhe beteja për rendin ekonomik botëror

nga Fast News
12:51 | 27/11/2026
0

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

nga Fast News
09:10 | 27/11/2026
0

Shqiptarët drejt Zvicrës, 8500 leje pune dhe qëndrimi edhe për vitin 2027

Shqiptarët drejt Zvicrës, 8500 leje pune dhe qëndrimi edhe për vitin 2027

nga Fast News
08:40 | 27/11/2026
0

Recent News

Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë

Kuvendi miraton buxhetin 2027 me 80 vota pro, 10 miliardë euro për ekonominë

13:19 | 27/11/2026
Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Tarifa e Presidentit Trump dhe beteja për rendin ekonomik botëror

12:51 | 27/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora