Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kredi deri në 200 mijë euro për banesë, Ibrahimaj: Qeveria subvencionon interesat në 2027

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Kredi deri në 200 mijë euro për banesë, Ibrahimaj: Qeveria subvencionon interesat në 2027
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria po përgatit dy skema të reja të kreditimit të lehtësuar për blerjen e banesave gjatë vitit 2027, me kredi që variojnë nga 6 milionë lekë deri në 200 mijë euro. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim konsultues me përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë për përcaktimin e kushteve dhe modaliteteve të zbatimit të këtyre programeve.

Skema e parë parashikon kredi deri në 6 milionë lekë, për të cilat qeveria do të mbulojë të gjithë normën e interesit. Për këtë instrument është përcaktuar një numër maksimal prej 2 mijë kredish. Ministrja Ibrahimaj propozoi që të gjitha bankat të përfshihen në program, përmes dakordësimit për një normë të përbashkët interesi, pa qenë e nevojshme zhvillimi i një procedure konkurrimi për përzgjedhjen e institucioneve financiare.

Ndërsa skema e dytë parashikon kredi deri në 200 mijë euro, ose rreth 20 milionë lekë, ku përfituesit do të paguajnë vetëm 3% interes. Diferenca mes kësaj norme dhe interesit të përcaktuar në marrëveshje me bankat do të subvencionohet nga qeveria. Një ndër lehtësitë që po shqyrtohen është edhe heqja e detyrimit për parapagim. Për këtë qëllim, Ministria e Ekonomisë do t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë ndryshimin e rregullores përkatëse, në mënyrë që dy produktet e reja të përjashtohen nga ky detyrim.



Diskutimet u përqendruan gjithashtu te çështja e kolateralit për banesat që janë ende në ndërtim dhe nuk janë regjistruar në kadastër. Sipas ministres Ibrahimaj, po punohet për ndryshime ligjore që do t’u mundësojnë ndërtuesve pajisjen me certifikimin përkatës që në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit, me synimin për të lehtësuar regjistrimin e pronës. Paralelisht, po shqyrtohet edhe mundësia e lidhjes së një marrëveshjeje me Bankën Shqiptare të Zhvillimit për lëshimin e një garancie që do të mbulonte diferencën mes vlerës së vlerësuar të banesës dhe çmimit të shitjes. Takimi shënon fazën e konsultimit me sektorin bankar për përcaktimin e kushteve konkrete të dy skemave, të cilat synojnë të lehtësojnë aksesin e qytetarëve në financimin për blerjen e banesës gjatë vitit 2027.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rivlerësimi i pronave me 5%/ Propozohet shtyrja e afatit deri në fund të vitit 2027

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kredi deri në 200 mijë euro për banesë, Ibrahimaj: Qeveria subvencionon interesat në 2027

Kredi deri në 200 mijë euro për banesë, Ibrahimaj: Qeveria subvencionon interesat në 2027

nga Fast News
11:45 | 26/11/2026
0

NAREA me 5 propozime për qeverinë: TVSH jo nën 8.5 milionë lekë, lehtësi për shitjen e banesave

Rivlerësimi i pronave me 5%/ Propozohet shtyrja e afatit deri në fund të vitit 2027

nga Fast News
11:21 | 26/11/2026
0

Ambasadori Wendt me Dhomën Amerikane të Tregtisë: Të investohet te gjenerata e re

Ambasadori Wendt me Dhomën Amerikane të Tregtisë: Të investohet te gjenerata e re

nga Fast News
09:56 | 26/11/2026
0

Kurti nga Brukseli: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Kurti nga Brukseli: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

nga Fast News
20:35 | 25/11/2026
0

Recent News

Kredi deri në 200 mijë euro për banesë, Ibrahimaj: Qeveria subvencionon interesat në 2027

Kredi deri në 200 mijë euro për banesë, Ibrahimaj: Qeveria subvencionon interesat në 2027

11:45 | 26/11/2026
NAREA me 5 propozime për qeverinë: TVSH jo nën 8.5 milionë lekë, lehtësi për shitjen e banesave

Rivlerësimi i pronave me 5%/ Propozohet shtyrja e afatit deri në fund të vitit 2027

11:21 | 26/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora