Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Biznes

Oferta promocionale apo ulje artificiale? Projektligji vendos rregulla të reja për blerjet online

nga Fast News
3 weeks më parë
në Biznes
0
Oferta promocionale apo ulje artificiale? Projektligji vendos rregulla të reja për blerjet online
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konsumatorët shqiptarë pritet të përfitojnë më shumë mbrojtje në treg, si në blerjet fizike, ashtu edhe në ato online. Projektligji “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, parashikon detyrime më të qarta për bizneset dhe zgjerimin e të drejtave të qytetarëve në marrëdhëniet tregtare.

Nisma synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, duke synuar një treg më transparent dhe të drejtë, ku konsumatorët të kenë informacion të plotë përpara se të marrin vendime për blerjet e tyre.

Një nga risitë kryesore lidhet me transparencën e çmimeve dhe ofertave promocionale. Sipas projektligjit, çmimi i shitjes duhet të jetë i shënuar qartë për çdo produkt, ndërsa në rastet e uljeve duhet të bëhet i ditur çmimi pararendës më i ulët i aplikuar gjatë 30 ditëve të fundit. Kjo masë synon të parandalojë ofertat mashtruese dhe uljet artificiale të çmimeve.

Projektligji zgjeron gjithashtu detyrimet e bizneseve për informimin e konsumatorëve. Tregtarët duhet të japin të dhëna të qarta për karakteristikat, origjinën, cilësinë, çmimin, afatin dhe mënyrën e përdorimit, si dhe për garancinë e produkteve. Informacioni tregtar në gjuhën shqipe parashikohet si kërkesë bazë, ndërsa përgjegjësia për sigurinë përfshin edhe shërbimet. Rregulla të veçanta parashikohen për shitjet në distancë, përmes internetit, telefonit apo jashtë ambienteve tregtare. Në këto raste, tregtari do të duhet të informojë konsumatorin për identitetin e tij, çmimin e plotë, kostot shtesë dhe kushtet e garancisë ligjore e tregtare.

Konsumatorët do të ruajnë gjithashtu të drejtën për t’u tërhequr nga kontratat e lidhura në distancë ose jashtë ambienteve tregtare brenda 14 ditëve, pa dhënë arsye. Në rastet kur tregtari nuk i informon për këtë të drejtë, afati mund të zgjatet deri në 12 muaj. Kostot e kthimit të mallrave mund t’i mbeten konsumatorit, nëse nuk mbulohen nga tregtari.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një tjetër ndryshim lidhet me forcimin e mekanizmave për trajtimin e ankesave. Projektligji parashikon që tregtarët të pranojnë ankesa me shkrim, fizikisht ose elektronikisht, të konfirmojnë marrjen e tyre dhe të japin përgjigje brenda 15 ditëve kalendarike. Gjithashtu, ata do të duhet të mbajnë regjistrin e ankesave për një vit nga data e marrjes.

Përgjegjshmëria e bizneseve synohet të rritet edhe përmes detyrimit për të lëshuar kuponin ose faturën tatimore për çdo shitje. Po ashtu, mallrat duhet të ambalazhohen ose paketohen në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.

Projektligji synon të forcojë zbatimin praktik të të drejtave të konsumatorëve dhe të vendosë standarde më të qarta për mënyrën se si bizneset ofrojnë produktet dhe shërbimet në tregun shqiptar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Projekti “TOKA”, Begaj vlerëson kontributin e AADF-së në zhvillimin ekonomik

Para

Presidenti Begaj reagon për protestat e dhunshme: Thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit

Para
Presidenti Begaj reagon për protestat e dhunshme: Thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit

Presidenti Begaj reagon për protestat e dhunshme: Thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Përfaqësuesja e Dhomës së Biznesit, Vjola Kaloutsi në Prishtinë: Diaspora, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

Përfaqësuesja e Dhomës së Biznesit, Vjola Kaloutsi në Prishtinë: Diaspora, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

nga Fast News
18:28 | 03/11/2026
0

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

nga Fast News
18:25 | 03/11/2026

18:13 | 03/11/2026
0

Më pak kosto për bizneset, Banka e Shqipërisë vendos kufizime për tarifat e pagesave me kartë

Më pak kosto për bizneset, Banka e Shqipërisë vendos kufizime për tarifat e pagesave me kartë

nga Fast News
17:23 | 03/11/2026
0

Recent News

Përfaqësuesja e Dhomës së Biznesit, Vjola Kaloutsi në Prishtinë: Diaspora, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

Përfaqësuesja e Dhomës së Biznesit, Vjola Kaloutsi në Prishtinë: Diaspora, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

18:28 | 03/11/2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

18:25 | 03/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora