Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

nga Fast News
31 minutes më parë
në Ekonomi
0
Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka paealajmëruar furnitorët kryesorë të produkteve të shportës në vend dhe rrjetit të supërmarketeve që të japin të dhënat në “Pasqyrën e Çmimeve”, një platformë e re digjitale për transparencën e çmimeve. Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e këtyre bizneseve, në prani edhe të ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj.

Rama u bëri thirrje rrjeteve të supermarketeve që të angazhohen në një fazë pilot për transmetimin e të dhënave, duke propozuar që lista e produkteve të përfshijë barkodin, gramaturën dhe njësinë matëse, në mënyrë që produktet të jenë të krahasueshme mes rrjeteve.

Kryeministri theksoi se platforma duhet të pasqyrojë çmimin final për konsumatorin, përfshirë TVSH-në, si dhe të bëjë dallimin mes çmimit normal dhe atij promocional.

“Unë besoj se ju jeni të vetëdijshëm se po fitoni më shumë nga ç’e mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona që s’është as Kina, as Amerika, dhe ku ky kapitalizmi agresiv ka filluar të bëhet shqetësues për të gjithë. Të angazhohemi bashkërisht, konkretisht, që të rrjeti i pikave tuaja të shitjes të marrin pjesë në një fazë pilot dhe të nis transmetimi i të dhënave. Të dorëzohet lista e produkteve që përputhet me kategorinë e kësaj faze, me barkod, me gramaturë, me njësi matëse, në mënyrë që të produktet të jenë të krahasueshme mes gjithë rrjeteve.

Platforma për të marrë çmimin real final për konsumatorin, me TVSH, dhe të dallojë çmimin normal nga promocioni dhe periudha e vlefshmërisë. Qytetari të shikojë, të krahasojë, edhe të zgjedhë, jo të jetë në errësirë dhe të përballet me çfarë i sjell rruga në errësirë, dhe mos ketë një pasqyrë konkurrence, ku më i shkathëti dhe më i shpejti të fitojë më shumë. Askush s’po ju thotë që ne të përcaktojmë çmimet se do ishte marrëzi. Askush s’po ju thotë të mos nxirrni fitime. Por ka ardhur një moment që ta shohim njëri-tjetrin në sy. Por që të ngarkoni njerëzit ne s’do t’ua lejojmë, do jetë problem i madh, do thoni çfarë i hapëm vetes, në djall ato që po i fitojmë pa të drejtë”, deklaroi Rama.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ministrja Ibrahimaj: Do analizojmë çmimet, forcimi i lekut duhej të sillte ulje

Gjatë takimit me rrjetin e supermarketeve dhe furnitorët kryesorë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u ndal tek niveli i çmimi të produkteve ushqimore. Sipas saj, zhvlerësimi i euros duhet të kishte ndikuar tek ulja e çmimeve të shportës ushqimore për mallrat e importit.

Delina Ibrahimaj

“Ne nuk kemi në dorë të ndikojmë tregun ndërkombëtar, por ne kemi në dorë që të bëjmë transparencë për qytetarët dhe kjo është ajo që duam të bëjmë. Ndërkohë që, përveç transparencës, është e rëndësishme që ne bashkërisht të kuptojmë se çfarë ndodh me çmimet. Kush është hallka e zinxhirit që sjell rritjen e këtyre çmimeve?

Në vitet e fundit, ne të gjithë bashkë kemi parë, kemi diskutuar dukuri të cilat duhet të kishin ndikuar në reduktimin e çmimeve. Për shembull, nënvlerësimi i euros, mbivlerësimi i lekut, pra forcimi i lekut duhet të kishte ndikuar domosdoshmërisht në një reduktim të çmimeve, duke qenë se minimalisht 40% e produkteve të shportës importohen.

Që do të thotë që për ne, për konsumatorët shqiptarë, nga momenti që leku është më i fortë, ato produkte duhet të jenë pak më të lira. Sigurisht që besoj që ka arsye pse kjo nuk ka ndodhur, por për ta kuptuar më mirë këtë dukuri, ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodh, ku dhe pse çmimet vazhdojnë të rriten në vend.

Çfarë ndodh kur duhet të ulen për shkak të forcimit të lekut, për shkak të zhvillimeve pozitive në ekonominë shqiptare? Pse këto zhvillime pozitive nuk transferohen te konsumatorët?

Unë, për analizë, iu referova raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, i cili tregon se inflacioni i importuar në gjashtëmujorin e parë të vitit ka qenë në rënie, që do të thotë që janë produktet vendase që janë më të shtrenjta. Po pse janë ato më të shtrenjta? Kush është hallka e zinxhirit që i rrit ato?

Ky është dhe qëllimi i gjithë nismës që ne e kemi ndërmarrë për të bërë transparencë, analizë dhe monitorim:”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj shpjegoi se i është kërkuar rrjetit të supermarketeve kryesore që të vinin në dispozicion një listë me produktet që janë më të shitura, të cilat përfshijnë produkte ushqimore të shportës, por edhe produkte të higjienës, që konsumatorët shqiptarë përdorin më shumë. U kërkua një alternativë të çmimeve të produkteve që prodhohen në vend dhe një alternativë të produkteve që importohen, me qëllim që të dyja kategoritë e produkteve të bëheshibn transparente dhe të analizoheshin.

“U la kohë e mjaftueshme. Unë jam e bindur që të gjitha supermarketet e kanë mundësinë për ta nxjerrë këtë listë me produktet më të shitura për një orë. U lanë këto dy javë dhe vetëm një nga rrjetet e supermarketeve ktheu përgjigje për këtë listë, ndërkohë që në tryezë ishin dakord, sepse është një nismë që është pozitive, që stimulon konkurrencën”, deklaroi Ibrahimaj.

Ajo shtoi se u bënë përpjekje për të ulur cmimet e disa produkteve ushqimore në bashkëpunim me biznesin, si në rastin e Greqisë dhe sërish nuk pati reagim nga supermarketet.

“Është një nismë që nuk bëhet në Shqipëri për herë të parë. Është bërë në Greqi, është bërë në Itali, është bërë në Spanjë, në Portugali, në Hungari. Pra, kemi marrë modelet e vendeve të tjera. Nuk po bëjmë asgjë që nuk ndodh në një vend tjetër dhe të gjithë ramë dakord që, sigurisht, stimulon konkurrencën. Nuk erdhi përgjigje.

Ndërkohë, në takime të tjera që kemi pasur me një numër më të reduktuar të marketeve që kanë ardhur në takim, kemi diskutuar edhe për një nismë tjetër, duke ndjekur shembullin e Greqisë, për të përcaktuar një listë produktesh të cilat janë me vlerë të ulët, të cilat i dedikohen shtresave në nevojë, të cilat do të angazhoheshin supermarketet t’i shisnin me një fitim minimal ose zero dhe do të fiksonim këto çmime për një periudhë deri në fund të vitit. Dhe për këtë listë, vetëm një nga subjektet, i njëjti subjekt në fakt që solli listën e parë, solli dhe listën e dytë.

Ndërkohë që unë besoj që ne jemi të gjithë për një qëllim dhe duhet që, përveçse qëllimit të fitimit, kompanitë patjetër të mendojnë edhe për mbrojtjen e konsumatorit, edhe për të mirën publike, në kushte kur kemi çmime të rritura dhe kemi çmime mbi mesataren e vendeve të rajonit”, deklaroi ministrja.

Ministri Malaj: Hapësira për rishikim taksash tek produktet ushqimore

Ministri i Financave Petrit Malaj paralajmëroi se taksat mund të rishikohen për produktet ushqimore. Kjo me qëllim uljen e cmimeve të ushqimeve dhe lehtësimin e konsumatorëve.

Petrit Malaj

Gjatë takimit me drejtues të supermarketeve, Ministri Petrit Malaj theksoi rëndësinë e analizimit të marzheve në të gjithë zinxhirin e formimit të çmimit, nga prodhimi ose importi deri te konsumatori final. Një analizë e tillë, theksoi Malaj, do t’i mundësojë Ministrisë së Financave të kuptojë më mirë strukturën e çmimeve dhe të identifikojë hapësirat ku mund të ndërhyhet përmes politikave fiskale, me synim lehtësimin e barrës për konsumatorët.

“Lidhur me sa kemi diskutuar bashkërisht dhe për dobinë e transparencës së çmimeve, nga ana e Ministrisë së Financave po kryhet një ushtrim ku ne duam të kuptojmë se cilat janë marzhet që aplikohen në zinxhirin e formimit të çmimit, qoftë kjo nga momenti i prodhimit deri tek konsumatori i fundit, apo nga importi deri te konsumatori i fundit.

Kjo është e rëndësishme për Ministrinë e Financave sepse në radhë të parë duam të kuptojmë që se në cilat marzhe ne mund të ndërhyjmë me politikat tona fiskale, në mënyrë që të lehtësojmë sadopak barrën për konsumatorin e fundit.

Nga ana tjetër, duam të kuptojmë kush janë ato sektorë që formojnë zinxhirin e çmimit dhe cilat janë marzhet që ato aplikojnë, dhe nëse këto marzhe janë marzhe abuzuese apo janë marzhe të cilat i përgjigjen realitetit të tregut.

Nga ana tjetër, duke bërë një analizë te marzheve, edhe vetë ne kemi një informacion më të thelluar dhe më të qartë për mënyrën e formimit të çmimit”.

Edhe mininistri i Financave Malaj përsëriti mungesën e reflektimit të zhvlerësimit të euros.

“Ka një fenomen që u përmend edhe nga ministrja, zhvlerësimi i Euros. Kemi një zhvlerësim të Euros dhe të ardhurat në buxhet në momentin që importohen produktet vijnë në rënie. Vetëm për 7-mujorin e parë kemi një mungesë në buxhetin e shtetit prej rreth 50 milionë Eurosh që presupozohet që kjo vlerë të paktën të përkthehej në çmime më ulëta, gjë që jo vetëm nuk ka ndodhur por nga analizat e bëra nga Ministria e Ekonomisë na rezulton që jemi me çmimet më të larta mesatare për atë grup produktesh që ne i konsiderojmë produkte të shportës dhe produkte bazike për popullatën mbarë.

Kështu që, është shumë e rëndësishme që ju të përfshiheni dhe këtë ushtrim ta bëjmë të gjithë bashkërisht dhe ta bëjmë në mënyrë vullnetare, sepse në të kundërt do jemi të detyruar pastaj, pasi është një ushtrim që qeveria do ta bëjë, që të fillojmë dhe të vijmë pranë subjekteve për të parë dhe për të bërë analizat e çmimit në mënyrë që të arrijmë tek rezultati që do të arrijë Ministria e Financave.

Ne do ta bëjmë këtë analizë, ne do t’i vlerësojmë të gjitha marzhet sepse është shumë e rëndësishme, sidomos në situatat që po kalojmë, në mënyrë që të dimë se çfarë politikash fiskale do të ndërmarrin që t’ua lehtësojmë sa më shumë konsumatorëve barrën e çmimeve të rritura”, tha ndër të tjera minsitri Malaj.

Platforma “Pasqyra e Çmimeve” pritet të bëhet efektive brenda muajit, duke evidentuar marzhet e fitimit të kompanive dhe bërë transparencë për konsumatorët.

Etiketa: aktualitet
Pas

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

Para

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

Para
AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

nga Fast News
16:35 | 18/09/2026
0

Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

nga Fast News
16:11 | 18/09/2026
0

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

nga Fast News
18:38 | 17/09/2026
0

Reforma e pensioneve drejt përfundimit, ministrja Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e fundit

Reforma e pensioneve drejt përfundimit, ministrja Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e fundit

nga Fast News
18:38 | 17/09/2026
0

Recent News

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

16:35 | 18/09/2026
Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

16:11 | 18/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora