Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

nga Fast News
2 minutes më parë
në Ekonomi
0
AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca AllWeb, që do të zhvillohet në datën 6 nëntor në Tiranë, prezanton dy folës të rinj që do t’i bashkohen listës gjithnjë e në rritje të ekspertëve ndërkombëtarë dhe rajonalë: Lisa Hogg dhe Boban Ilik.

AllWeb mbledh në një ditë të vetme drejtues biznesi, marketerë, sipërmarrës dhe disa nga mendjet më interesante të fushës së marketingut digjital, inovacionit dhe teknologjisë. Tema qendrore e këtij viti është e paevitueshme: Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën se si funksionojnë bizneset, dhe pyetja që po shtrohet kudo është se çfarë duhet të bëjnë kompanitë tani, në këtë moment transformimi.

Nga lidershipi dhe besimi te marka, te marketingu, kreativiteti dhe krijimi i përmbajtjes, konferenca do të sjellë në skenë zëra nga Evropa dhe rajoni për të diskutuar se çfarë po ndryshon realisht në biznes dhe si mund të përgatiten kompanitë për të ardhmen.

Deri më tani janë konfirmuar disa emra të njohur, si Todd Rowe, ish-ekzekutiv i Google, Apple, Adobe dhe SAP, i cili ndërtoi në Google një njësi biznesi që u rrit nga 250 milionë në 8 miliardë dollarë; Kremena Yordanova, Fractional CMO e mëparshme te adidas dhe Reebok, që do të flasë për të ardhmen e besimit në epokën e AI; Ivan Minić, themelues i Burek.com dhe i podcast-it Pojačalo, një prej zërave kryesorë të sipërmarrjes digjitale në Ballkan; dhe Dr. Péter Szántó, Chief Production Officer te reel8 dhe i nderuar nga Forbes në listën “30 Under 30”, i cili do të diskutojë se si AI po transformon krijimin e përmbajtjes.

Lisa Hogg, strategji e udhëhequr nga qëllimi!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Lisa Hogg është folësja e rradhës e konfirmuar e konferencës, themeluese e BRAVE Amsterdam, një kompani konsulence strategjie e fokusuar te rritja e brandeve, në kryqëzimin e strategjisë, qëndrueshmërisë, kulturës dhe kreativitetit. Me mbi 20 vjet përvojë ndërkombëtare në lidershipin e markave dhe marketingut, Lisa ka drejtuar strategji globale brandi, marketing të integruar dhe iniciativa qëndrueshmërie pranë disa prej kompanive më të njohura në botë. Përvoja e saj, si në anën e agjencive ashtu edhe në atë të klientëve, i mundëson të lidhë ambicien komerciale me përsosmërinë krijuese, duke ndihmuar organizatat të mendojnë ndryshe dhe të ndërtojnë marka që kanë vërtet rëndësi.

Boban Ilik, inxhinieria e marketingut dhe AI-së!

Folësi tjetër është Boban Ilik, Marketing Engineer dhe Outreach Manager pranë Flow Agency, një agjenci marketingu B2B e specializuar për startup-e SaaS dhe shërbime profesionale. Me pothuajse 10 vjet përvojë në fushën e SEO-s, Boban drejton operacionet e link-building dhe ndërton mjete të brendshme që automatizojnë proceset e marketingut. Punët e tij më të fundit përfshijnë workflow-e të fuqizuara nga AI për analizën e konkurrentëve dhe auditimin e publikimeve, si dhe migrime të plota websitesh drejt platformave moderne. Ai flet rregullisht në konferenca ndërkombëtare për tema si link building, dukshmëria në motorët e kërkimit të fuqizuar nga AI, dhe rolin në zhvillim të “Marketing Engineering” në agjencitë bashkëkohore. Prezantimin e tij të fundit e mbajti në shtator në konferencën SaaS SEO Alliance në Indi, ndërsa i radhës do të jetë pikërisht në Tiranë, në AllWeb 2026./Business Mag

Ju mund të blini tani biletat tuaja me çmimin Early Bird deri më 30 shtator.
6 Nëntor · Tiranë
allweb.digital

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

nga Fast News
16:35 | 18/09/2026
0

Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

nga Fast News
16:11 | 18/09/2026
0

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

nga Fast News
18:38 | 17/09/2026
0

Reforma e pensioneve drejt përfundimit, ministrja Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e fundit

Reforma e pensioneve drejt përfundimit, ministrja Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e fundit

nga Fast News
18:38 | 17/09/2026
0

Recent News

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

16:35 | 18/09/2026
Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

Qeveria paralajmëron supermarketet të bëjnë transparencën e çmimeve, Rama: Do thoni në djall ato që fituam

16:11 | 18/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora