Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Kriza e çmimeve/ BQE rrit normat e interesit në 2.5%, për herë të dytë këtë vit

nga Fast News
12 minutes më parë
në Finance
0
Kriza e çmimeve/ BQE rrit normat e interesit në 2.5%, për herë të dytë këtë vit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore Europiane (BQE) rriti të enjten normat e interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar normën e depozitave në 2.5%, në përpjekje për të frenuar rikthimin e presioneve inflacioniste në Eurozonë. Kjo është rritja e dytë e normave gjatë këtij viti.

Vendimi ishte gjerësisht i pritshëm nga tregjet dhe vjen pasi rritja e fortë e çmimeve të naftës dhe gazit e çoi inflacionin në Eurozonë mbi 3% gjatë muajit të kaluar, dukshëm mbi objektivin prej 2% të BQE-së. Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin dhe kufizimet në furnizimet energjetike kanë shtuar shqetësimet se çmimet e larta të energjisë mund të fillojnë të përhapen edhe te mallrat dhe shërbimet e tjera.

“Perspektiva mbetet shumë e pasigurt, me rreziqe në rritje për inflacionin dhe në rënie për rritjen ekonomike”, deklaroi BQE pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, e zhvilluar këtë herë në Berlin. BQE rriti gjithashtu parashikimin për inflacionin. Banka pret tashmë që rritja mesatare e çmimeve të jetë 3.0% në vitin 2026 dhe 2.5% në vitin 2027.

Në të njëjtën kohë, parashikimi për rritjen ekonomike të Eurozonës këtë vit u përmirësua lehtë në 0.9%, nga 0.8% që vlerësohej në qershor. Norma e depozitave prej 2.5% ndodhet tashmë në kufirin e sipërm të intervalit që politikëbërësit e BQE-së e konsiderojnë “neutral”, pra një nivel që në teori as nuk nxit dhe as nuk frenon ekonominë.

Megjithatë, sinjalet për hapat e ardhshëm mbeten të përziera. Investitorët po parashikojnë rritje të tjera të normave gjatë pjesës së mbetur të këtij viti dhe në 2027, por BQE pritet të lëvizë me kujdes, për shkak të pasigurisë së lartë mbi ecurinë e ekonomisë dhe inflacionit. Presioni kryesor aktualisht po vjen nga energjia.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Çmimet e naftës kanë kaluar sërish mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa edhe gazi natyror është shtrenjtuar ndjeshëm.

Rezervat europiane të gazit janë gjithashtu nën nivelet historike përpara sezonit të dimrit, duke shtuar rrezikun e kostove më të larta të energjisë në muajt e ardhshëm.

Nga ana tjetër, BQE ende nuk sheh prova të forta se goditja nga energjia është përhapur gjerësisht në ekonomi. Inflacioni bazë, që përjashton çmimet më të luhatshme të ushqimeve dhe energjisë, u ngadalësua muajin e kaluar, ndërsa edhe rritja e pagave po humbet ritëm. Edhe tregjet e obligacioneve po e bëjnë një pjesë të punës së bankës qendrore.

Yield-et janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke shtrënguar vetvetiu kushtet e financimit për familjet dhe bizneset. Megjithëse presionet mbi çmimet janë shtuar, ato mbeten shumë më të ulëta se në vitin 2022, kur inflacioni në Eurozonë kaloi 10% pas rritjes së fortë të kostove të energjisë që pasoi pushtimin rus të Ukrainës./ Reuters

Etiketa: aktualitet
Pas

Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, reagon ministri i Financave: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kriza e çmimeve/ BQE rrit normat e interesit në 2.5%, për herë të dytë këtë vit

Kriza e çmimeve/ BQE rrit normat e interesit në 2.5%, për herë të dytë këtë vit

nga Fast News
22:53 | 10/09/2026
0

Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, reagon ministri i Financave: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, reagon ministri i Financave: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

nga Fast News
22:38 | 10/09/2026
0

Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

nga Fast News
17:30 | 10/09/2026
0

Programi i ri Kombëtar për Strehimin, qeveria do të subvencionojë gjysmën e qirave për çiftet e reja

Programi i ri Kombëtar për Strehimin, qeveria do të subvencionojë gjysmën e qirave për çiftet e reja

nga Fast News
17:24 | 10/09/2026
0

Recent News

Kriza e çmimeve/ BQE rrit normat e interesit në 2.5%, për herë të dytë këtë vit

Kriza e çmimeve/ BQE rrit normat e interesit në 2.5%, për herë të dytë këtë vit

22:53 | 10/09/2026
Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, reagon ministri i Financave: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, reagon ministri i Financave: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

22:38 | 10/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora