Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Future2Tech përmbyll edicionin e katërt: Nga fintech dhe investimet te startup-et që synojnë Silicon Valley

nga Fast News
37 minutes më parë
në Ekonomi
0
Future2Tech përmbyll edicionin e katërt: Nga fintech dhe investimet te startup-et që synojnë Silicon Valley
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy ditësh diskutimesh, ekspozimesh dhe takimesh mes kompanive, institucioneve, investitorëve, startup-eve dhe profesionistëve të teknologjisë, Future2Tech 2026 përmbylli edicionin e katërt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Dita e dytë e panairit e zhvendosi fokusin nga ekspozimi i teknologjisë drejt mënyrës se si ajo po krijon mundësi të reja për biznesin, financat, investimet, arsimin dhe sipërmarrjen.

Gjatë ditës u zhvilluan panele dhe sesione që trajtuan një gamë të gjerë temash, nga fintech, pagesat digjitale dhe asetet digjitale, te Inteligjenca Artificiale, transformimi i biznesit, siguria kibernetike, investimet dhe financimi i startup-eve.

Një nga temat qendrore ishte marrëdhënia mes teknologjisë dhe kapitalit. Për startup-et shqiptare, sfida nuk lidhet vetëm me krijimin e një produkti inovativ, por edhe me mundësinë për ta financuar, shkallëzuar dhe çuar atë në tregje më të mëdha.

Në kuadër të panairit u diskutua edhe mbi rolin e investitorëve dhe mënyrën se si mund të forcohet lidhja mes startup-eve, investitorëve, diasporës dhe ekosistemit të inovacionit. Future2Tech synoi kështu të krijojë një hapësirë jo vetëm për prezantimin e ideve, por edhe për krijimin e kontakteve dhe mundësive konkrete për bashkëpunim dhe investim.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Siguria kibernetike nis nga aftësitë

Një tjetër moment i rëndësishëm i ditës së dytë ishte nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi mes Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), të përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Bledar Kazazi, dhe shkollave profesionale të vendit.

Marrëveshja synon të forcojë lidhjen mes arsimit profesional dhe nevojave në rritje të tregut për profesionistë të aftë në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike.

Bashkëpunimi me shkollat profesionale vendos theksin te zhvillimi i aftësive praktike dhe përgatitja e të rinjve për një treg pune ku siguria kibernetike po bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e infrastrukturës digjitale të institucioneve dhe bizneseve.

Nënshkrimi i memorandumit në kuadër të Future2Tech solli në të njëjtën tryezë institucionet publike, arsimin profesional dhe sektorin e teknologjisë, duke e zgjeruar diskutimin për sigurinë kibernetike nga mbrojtja e sistemeve drejt edukimit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Nga Shqipëria drejt skenës globale

Një nga momentet kryesore të ditës së dytë ishte Startup World Cup Albania 2026, konkursi ndërkombëtar që solli përballë startup-eve shqiptare mundësinë për të prezantuar idetë dhe bizneset e tyre përpara një jurie profesionale.

Konkursi është pjesë e rrjetit global të Startup World Cup dhe edicioni shqiptar krijon një urë mes ekosistemit vendas dhe rrjetit ndërkombëtar të sipërmarrësve dhe investitorëve.

Fitues i Startup World Cup Albania 2026 u shpall Squadin, një platformë e cila synon të sjellë në një hapësirë të vetme lojtarët, ekipet, organizatorët dhe ambientet sportive, duke digjitalizuar mënyrën se si organizohen ndeshjet, turnetë dhe komunitetet sportive.

Gjithashtu, në përmbyllje të aktivitetit, u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së çmimit “Tan Mezini”, tashmë një traditë e Future2Tech. Çmimi iu akordua këtë vit Firdeus Kasajt, themelues i Yume, në vlerësim të inovacionit dhe potencialit të projektit të tij.

Teknologjia si infrastrukturë e ekonomisë së re

Diskutimet e ditës së dytë treguan se teknologjia tashmë shtrihet përtej sektorit tradicional të IT-së. Fintech po ndryshon mënyrën e kryerjes së pagesave dhe aksesit në shërbimet financiare, Inteligjenca Artificiale po transformon proceset e biznesit, ndërsa investimet në teknologji po lidhen gjithnjë e më shumë me aftësinë e kompanive për të shkallëzuar dhe konkurruar në tregje ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, Future2Tech shërbeu edhe si një hapësirë për të lidhur kompanitë me klientë potencialë, partnerë, investitorë dhe talente të reja.

Përgjatë dy ditëve, panairi solli së bashku kompani shqiptare dhe ndërkombëtare, institucione publike, akademinë, startup-e dhe profesionistë të sektorit, duke krijuar një platformë të përbashkët për diskutimin e zhvillimeve që po ndryshojnë ekonominë dhe mënyrën e të bërit biznes.

Dy ditë, një ekosistem

Me përfundimin e edicionit të katërt, Future2Tech synon të konsolidojë rolin e tij si një pikë takimi për teknologjinë, biznesin, inovacionin, investimet dhe edukimin.

Nga kompanitë që prezantuan zgjidhjet e tyre teknologjike te startup-et që kërkojnë kapital, nga institucionet që po ndërtojnë infrastrukturën digjitale te të rinjtë që kërkojnë aftësi dhe mundësi të reja, dy ditët e panairit sollën në një hapësirë të vetme aktorë të ndryshëm të ekonomisë së re.

Future2Tech 2026  është një organizim i i-exhibitions dhe AlbaniaTech dhe u zhvillua më 24–25 shtator në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

PARTNERËT TANË:

  • Platinum Partner: AKSK (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike), EU 4 Circular Economy and Livable Cities (GIZ, Bashkimi Evropian, Ambasada Gjermane)
  • Gold Partner: Raiffeisen Bank, Kalemi, Sisal Flutter SEA, Dev.al, Pago
  • Silver Partner: IdentiTek, Jet Bank, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë, Dynamics People Albania (Official Partner of Factorial in Albania), Prisma, Startup Albania, Ambasada Franceze në Tiranë
  • Forum Partner: Raiffeisen Tech, Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), UPay
  • Media Partner: Business Magazine, BNI
Etiketa: aktualitet
Pas

Prof. Dr. Anastas Angjeli: Universitetet në Epokën digjitale, sfidat ekonomike dhe gjeopolitike

Para

Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

Para
Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

31 dhjetori, afati i fundit për pajisjen e bizneseve me terminalin POS/POI

31 dhjetori, afati i fundit për pajisjen e bizneseve me terminalin POS/POI

nga Fast News
10:09 | 27/09/2026
0

Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

nga Fast News
10:00 | 27/09/2026
0

Future2Tech përmbyll edicionin e katërt: Nga fintech dhe investimet te startup-et që synojnë Silicon Valley

Future2Tech përmbyll edicionin e katërt: Nga fintech dhe investimet te startup-et që synojnë Silicon Valley

nga Fast News
09:40 | 27/09/2026
0

Prof. Dr. Anastas Angjeli: Universitetet në Epokën digjitale, sfidat ekonomike dhe gjeopolitike

Prof. Dr. Anastas Angjeli: Universitetet në Epokën digjitale, sfidat ekonomike dhe gjeopolitike

nga Fast News
10:17 | 26/09/2026
0

Recent News

31 dhjetori, afati i fundit për pajisjen e bizneseve me terminalin POS/POI

31 dhjetori, afati i fundit për pajisjen e bizneseve me terminalin POS/POI

10:09 | 27/09/2026
Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

10:00 | 27/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora