Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Burime Njerëzore

Si ta reklamoni veten në mënyrën e duhur?

nga Fast News
39 minutes më parë
në Burime Njerëzore
0
Si ta reklamoni veten në mënyrën e duhur?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dëmi më i madh që mund t’i bëni vetes gjithashtu dhe karrierës tuaj, është reklamimi i gabuar i vetvetes.

Mirëpo, nëse dëshironi të ecni në karrierën tuaj e të jeni të suksesshëm, duhet të jeni mjaft të kujdesshëm me mënyrën se si e reklamoni veten tuaj.

Kujdes me fotografitë në rrjetet sociale

Rrjetet sociale tashmë janë shndërruar në urat lidhëse ndërmjet të punëtorit dhe punëdhënësit. Tashmë është disa herë më e thjeshtë se më parë të dini më shumë për shefin apo punëtorët tuaj nëpërmjet rrjeteve sociale. Fotografitë që ju reklamoni në rrjetet tuaja sociale janë ajo çka mendojnë për ju njerëzit që nuk iu njohin. Nëse keni një profil me foto jo shumë të përshtatshme, do të krijoni opinionin se jeni një person joserioz.

Mos e quani veten vizionar apo drejtues

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Fjalët si “vizionar”, “drejtues” apo “pioner” janë fjalë të cilat vetëm të tjerët mund t’i thonë për ju, por ju nuk mund t’i përdorni kurrsesi në publik për veten tuaj. Një kalim i shpejtë në profilin tuaj në LinkedIn do të zbulonte shumë për ju dhe ato çka mendoni rreth vetes suaj. Përpiquni të jeni sa më objektiv kur flisni për veten tuaj. Edhe pse mund t’iu duken gjëra të vogla një përkufizim që ndoshta keni shprehur diku në rrjetet sociale për veten tuaj mund t’iu penalizojë.

Mos e reklamoni veten tuaj si qenie perfekte

Nuk ndodh shpesh ta shikoni vetën tuaj në gjendje perfekte. Edhe kur shkoni në ndonjë televizion lokal dhe i keni marrë mirë masat ndodh që flokët të mos iu rrinë shumë mirë apo rrobat të jenë rrudhosur paksa, apo ndoshta të keni marrë një skuqje të lehtë nga dritat e nxehta. Por nëse jeni i mirë në të folur, i zgjuar si dhe tërheqës në ato që thoni me siguri audienca do t’iu pëlqejë e do të dukeni të vërtetë. Kështu do të fitoni edhe më shumë pikë për markën tuaj. Po nëse përpiqeni që gjithçka të duket në mënyrë perfekte e të mos lejoni që asgjë të jetë e rastësishme me shumë mundësi do të merrni komente negative. Në ditët e sotme nëse doni të fitoni më shumë audiencë e pikë për firmën tuaj nuk duhet të jenë të ngurtësuar e të përpiqeni të tregoni që ju jeni perfekt.

Mos përdorni shumë fjalën “unë”

Gjendet gjithmonë një ekuilibër delikat midis të qenit shumë “i orientuar” në biznes dhe “jo i orientuar” mjaftueshëm. Një nga rregullat kryesore që duhet të zhvilloni është përdorimi i tepërt i fjalës “unë”. Kjo shprehje nuk tingëllon shumë mirë në veshin e asnjërit prej punëtorëve tuaj. Kur punoni për një kompani apo biznes të caktuar ju përfaqësoni kompaninë dhe nuk jeni vetëm ju por një ekip i tërë i cili mundëson mbarëvajtjen e kompanisë. Theksi juaj duhet të jetë në ekip, kontributi juaj në grup si dhe arritjet janë të të gjithëve së bashku.

Mos përdorni pak fjalën “unë”

Megjithatë, kur flasim për nivele të larta të menaxhimit, sidomos kur flitet për menaxhim korporatash, nëse nuk përmendni sa duhet fjalën “unë”, do iu konsiderojnë si të përulur, kështu që përdorimi i fjalës unë në momente të caktuara ka rëndësi shumë të madhe, e sidomos kur bëhet fjalë për gratë në karrierë kjo fjalë është e domosdoshme, sepse nëse nuk e përdorin këtë fjalë krijojnë përshtypjen si jo të fuqishme për të udhëhequr. Edhe pse në disa raste kjo fjalë është e domosdoshme për tu përdorur, duhet të mos i kalojë limitet e përdorimit.

Mos u shqetësoni më shumë për figurën tuaj dhe më pak për atë të organizatës ose anasjelltas

Nuk ka rëndësi nëse shqetësoheni më shumë për figurën tuaj apo për atë të organizatës, por është e rëndësishme që të mos lejoni shpreheni në asnjë mënyrë. Tipari më tërheqës është që të shfaqeni lehtësisht të famshëm, tërheqës si dhe të realizuar. Në botën e punës shihet shumë e pranueshme të punoni shumë e të kujdeseni për cilësinë e performancës suaj por sigurohuni që pjesën dërrmuese të përpjekjeve tuaja t’i vendosni për marketingun e firmës suaj e jo për vetën. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni lloji i punëtorit i cili promovohet e vlerësohet

Etiketa: aktualitet
Pas

Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si ta reklamoni veten në mënyrën e duhur?

Si ta reklamoni veten në mënyrën e duhur?

nga Fast News
10:00 | 15/08/2026
0

Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

nga Fast News
09:00 | 15/08/2026
0

Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

nga Fast News
08:00 | 15/08/2026
0

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

nga Fast News
22:39 | 14/08/2026
0

Recent News

Si ta reklamoni veten në mënyrën e duhur?

Si ta reklamoni veten në mënyrën e duhur?

10:00 | 15/08/2026
Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

09:00 | 15/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora