Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Rikthimi i luftës tregtare midis SHBA dhe Kanadasë

nga Fast News
11 minutes më parë
në Analizë
0
Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Anastas Angjeli

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

AKADEMIK PROF. ANASTAS ANGJELI

Marrëdhënia tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, e cila me të drejtë konsiderohet si një prej më të ngushtave dhe më të vjetrave në botë, ka hyrë këto ditë në një fazë të re përshkallëzimi.

Më 21 gusht 2026, Kryeministri kanadez Mark Carney urdhëroi tërheqjen e negociatorëve nga Uashingtoni, duke ndërprerë bisedimet tregtare me administratën Trump vetëm disa orë para se një valë e re tarifash prej 50 % mbi mallra kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë të hynte në fuqi. Ky moment shënon krisjen më serioze deri tani në një aleancë ekonomike që dikur konsiderohej si model bashkëpunimi ndërkombëtar. Për të kuptuar përmasën e këtij konflikti, duhet mbajtur parasysh sa e ndërthurur është ekonomia e dy vendeve.

Kanadaja mbetet partneri i dytë më i madh tregtar i SHBA dhe destinacioni kryesor i eksporteve amerikane, ndërsa SHBA përthith rreth 73% të eksporteve totale kanadeze. Investimet e drejtpërdrejta të huaja lëvizin në të dyja drejtimet me shifra që kalojnë 450-730 miliardë dollarë, duke krijuar një ndërvarësi që bën çdo goditje tarifore të ndjeshme përtej kufijve kombëtarë. Veçanërisht i rëndësishëm është sektori energjetik ku Kanadaja furnizon sot 64% të importeve amerikane të naftës bruto, në krahasim me 41% një dekadë më parë, duke e bërë atë furnizuesin më të madh energjetik për ekonominë amerikane.

Fushata tarifore e Presidentit Trump ndaj Kanadasë filloi pothuajse menjëherë pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, në shkurt të vitit 2025, kur nënshkroi një urdhër ekzekutiv që shpalli “emergjencë kombëtare” për trafikimin e fentanilit dhe imigracionin e paligjshëm, duke vendosur tarifa 25% mbi shumicën e mallrave kanadeze. Kanadaja me kryeministrin e atëhershëm Justin Trudeau, u përgjigj me kundërtarifa mbi mallra amerikane me vlerë rreth 30 miliardë dollarë kanadezë dhe hapi një çështje pranë Organizatës Botërore të Tregtisë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Mark Carney, i cili u bë kryeministër në mars 2025, premtoi ta ruajë qëndrimin e fortë “derisa Uashingtoni të japë garanci të besueshme për tregti të lirë dhe të drejtë.” Situata u ashpërsua më tej gjatë vitit, me rritjen e tarifave nga 25 në 35 % në gusht 2025. Një kthesë ligjore vendimtare ndodhi në shkurt 2026, kur Gjykata e Lartë e SHBA vendosi se ligji i përdorur nga Trump për të vendosur këto tarifa nuk i jepte presidentit autoritetin e nevojshëm, duke e detyruar administratën të kërkojë rrugë të tjera ligjore. Në vend që të zbuste tensionet, Trump gjeti një instrument të ri dhe në korrik 2026 aktivizoi një dispozitë të harruar të Ligjit të Tarifave të vitit 1930, duke vendosur tarifa të reja 50 % mbi mallra kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, duke akuzuar Kanadanë për “trajtim diskriminues” të automobilave, produkteve të qumështit dhe pijeve alkoolike amerikane.

E veçanta këtu ishte se këto tarifa përfshinin edhe mallra që ishin të mbrojtura nga marrëveshja e tregtisë së lirë Amerikë-Meksikë-Kanada (USMCA), duke hequr rrjetin e sigurisë që kishte mbrojtur shumicën e eksportuesve kanadezë. PËRSE DËSHTUAN BISEDIMET? Pas tri ditësh bisedimesh intensive në Uashington, dy palët dukeshin afër një marrëveshjeje që do të ulte tarifat mbi automjetet e prodhuara në Kanada nga 25 në 15 % dhe tarifat mbi çelikun dhe aluminin nga 50 në 25 %. Vetë Trump kishte njoftuar një marrëveshje të përafërt më 18 gusht, duke shtyrë tarifat për tri ditë “në pritje të finalizimit të dokumenteve.”

Por Carney tha se Uashingtoni paraqiti kërkesa që i quajti “të padrejta dhe joekonomike,” duke destabilizuar besueshmërinë e çdo marrëveshjeje të mundshme, dhe urdhëroi tërheqjen e negociatorëve më 21 gusht. Sipas raportimeve, negociatorët amerikanë kërkuan që Kanadaja të hiqte dorë nga rregullat e saj që promovojnë gjuhën frënge në platformat e transmetimit, subvencionet kulturore për botime dhe filma, si dhe kërkesat për etiketim të detyrueshëm në frëngjisht-anglisht. Një zyrtar amerikan, nga ana tjetër, pretendoi se Kanadaja kërkonte lëshime që Uashingtoni nuk ishte i gatshëm t’i jepte, veçanërisht në sektorin e automobilave dhe tregtinë e çelikut, aluminit dhe drurit. Përfaqësuesi Tregtar i SHBA-së, Jamieson Greer, akuzoi publikisht Kanadanë për refuzim të finalizimit të një marrëveshjeje “të favorshme,” duke thënë se aktualisht nuk ka bisedime të reja të planifikuara.

Tarifat e reja prej 50% hynë në fuqi më 22 gusht 2026, duke prekur pothuajse 500 kategori mallrash që nga vera dhe shkopinjtë e hokeijt deri te çimentoja, mobiljet, veshjet dhe produktet e qumështit duke përfaqësuar rreth 5% të eksporteve totale kanadeze drejt SHBA. E rëndësishme është se këto tarifa anashkalojnë përjashtimin e USMCA që kishte mbrojtur rreth 90% të eksporteve kanadeze gjatë 18 muajve të fundit, duke shënuar një ndryshim strukturor në mënyrën se si Uashingtoni është i gatshëm të përdorë pushtetin tarifor kundër një partneri traktati.

Carney konfirmoi se Kanadaja do të vendosë kundërtarifa “dollar për dollar” duke nisur më 8 shtator 2026, që do të prekin çelikun amerikan, produktet e qumështit, pajisjet elektroshtëpiake, makineritë bujqësore, letrën dhe elektronikën. Në funksion të kësaj politike, masat e Qeverisë Kanadeze për të vendosë tarifa doganore hakmarrëse ndaj rreth 700 produkteve amerikane do të hyjnë në fuqi më 8 shtator dhe do të përfshijnë tarifa prej 15%, 25% dhe 50% për importe nga SHBA-ja me vlerë 27.6 miliardë dollarë kanadezë. Produktet e prekura përfshijnë çelikun, produktet e bulmetit, pajisjet elektroshtëpiake, makineritë bujqësore, industrinë e letrës dhe pajisjet elektronike. Në një fjalim drejtuar ppullit kanadez, Carney e përshkroi situatën si “luftë” ekonomike me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Greer konfirmoi se Uashingtoni nuk ka planifikuar bisedime të reja dhe synon të përgjigjet me masa të tjera ndaj kundërtarifave kanadeze.

PASOJAT EKONOMIKE, DIPLOMATIKE, SOCIALE DHE ATO GLOBALE

Dëmi ekonomik për Kanadanë është tashmë i konsiderueshëm. Zyra Kombëtare e Statistikave raportoi se vëllimi i eksporteve ra 7.5 % në tremujorin e dytë të 2025. Kjo është rënia më e madhe që nga viti 2009. GDP real u tkurr me 0.4 % pas gjashtë tremujorëve rritjeje. Banka e Kanadasë vërejti se tepricat tregtare me SHBA u zvogëluan nga 31.7 miliardë dollarë në tremujorin e parë të 2025 në 10.9 miliardë dollarë në tremujorin e dytë. Sipas një studimi të Federatës Kanadeze të Bizneseve të Pavarura, rreth 52% e bizneseve të vogla kanadeze nuk e konsiderojnë më Shtetet e Bashkuara një partner tregtar të besueshëm, ndërsa 68 % raportojnë ndikim negativ nga tarifat.

Në SHBA, efektet janë shfaqur kryesisht si kosto më të larta për konsumatorët. Instituti Yale Budget Lab vlerësoi se regjimi tarifor mund t’i kushtojë familjes amerikane mesatare rreth 1,200 dollarë humbje fuqie blerëse, ndërsa analistë të ndryshëm kanë paralajmëruar për paqëndrueshmëri në tregjet financiare të lidhura me frikën nga inflacioni. Përtej bilancit ekonomik, konflikti tarifor ka dëmtuar dukshëm marrëdhëniet politike mes dy vendeve, duke nxitur një valë të fortë nacionalizmi kanadez dhe fushata të gjera të cilat kanë çuar në një bojkotim të organizuar të produkteve amerikane. Eksportet e verës amerikane drejt Kanadasë ranë nga 446.5 milionë dollarë në vetëm 103.7 milionë dollarë brenda një viti, ndërsa importet kanadeze të pijeve alkoolike dhe birrës amerikane pësuan rënie po kaq drastike. Sondazhet treguan se shumica dërrmuese e kanadezëve donin që vendi i tyre të mbështetej më pak te SHBA, një ndjenjë e nxitur nga tarifat, por edhe nga deklaratat e përsëritura të Trump se Kanadaja duhet të bëhej “shteti i 51-të” i Amerikës.

Efekti më i dukshëm ka qenë bojkotimi i udhëtimeve. Kanadezët përbënin historikisht grupin më të madh të vizitorëve të huaj në SHBA, rreth një të katërtën e totalit, dhe në vitin 2024 shpenzuan 20.5 miliardë dollarë në ekonominë amerikane. Por gjatë vitit 2025, udhëtimet kanadeze drejt SHBA ranë me rreth 21-25 % sipas shifrave zyrtare, pra rreth 4 milionë vizitorë më pak, duke i kushtuar ekonomisë turistike amerikane afërsisht 4.5 miliardë dollarë. Pasojat rajonale brenda Kanadasë kanë qenë të gjithashtu të konsiderueshme. Kryeministri i Kebekut paralajmëroi se tarifat mbi sektorin e aluminit dhe automobilave mund t’i kushtojnë provincës deri në 100,000 vende pune, duke reflektuar varësinë e thellë të disa rajoneve nga prodhimi i orientuar drejt eksportit në SHBA.

Por, qeveria e kryeministrit Mark Carney njoftoi edhe një paketë mbështetëse shumëmiliardëshe për bizneset dhe punëtorët që pritet të preken nga përshkallëzimi i konfliktit tregtar. Kriza e re tarifore mes Uashingtonit dhe Otavës nuk është thjesht një episod kalimtar në marrëdhëniet ndërkombëtare, por një tregues i një ndryshimi më të thellë në rendin tregtar global. Akoma edhe aleatët më të ngushtë, të lidhur nga dekada bashkëpunimi dhe integrimi ekonomik, nuk janë të imunizuar nga logjika e proteksionizmit dhe e presionit të njëanshëm. Për Kanadanë, sfida është e dyfishtë, nga njëra anë të mbrojë interesat e saj ekonomike dhe sovranitetin kulturor dhe nga ana tjetër të mos rrezikojë plotësisht një marrëdhënie që mbetet jetike për mirëqenien e saj. Për Shtetet e Bashkuara, kostoja politike e këtij konflikti mund të shfaqet më vonë, në formën e çmimeve më të larta për konsumatorët dhe humbjes së besueshmërisë si partner tregtar i qëndrueshëm.

Sipas nobelistit tw njohur Stiglitz, per ekonomine globale,politikat e reja tregtare e tarifore shenojne një fazë të re, t ë karakterizuar jo nga integrimi dhe parashikueshmëria, por nga fragmentimi dhe pasiguriastrategjike. Problemi themelor nuk është vetëm tregtia apo tarifa,trreziqet nga konkurshmeria dhe stagflacioni,, por dobësimi i institucioneve dhe rregullave që kanë mbajtur të qëndrueshëm sistemin ekonomik ndërkombëtar për dekada.

Sipas Stiglitzk pa stabilitet institucional, pa politika tëbazuara në analiza ekonomike dhe pakuptim realist të ndërvarësisë globale, përpjekjet përrikonfigurim ekonomik rrezikojnë të prodhojnë më shumë paqëndrueshmëri sesa forcim të vërtetë ekonomik. Njekohësisht, qeveria e kryeministrit Mark Carney njoftoi edhe një paketë mbështetëse shumëmiliardëshe për bizneset dhe punëtorët që pritet të preken nga përshkallëzimi i konfliktit tregtar.

Etiketa: aktualitet
Pas

10% më shumë aksidente rrugore, ja dita kur ndodhin më shumë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Rikthimi i luftës tregtare midis SHBA dhe Kanadasë

nga Fast News
14:58 | 28/08/2026
0

10% më shumë aksidente rrugore, ja dita kur ndodhin më shumë

10% më shumë aksidente rrugore, ja dita kur ndodhin më shumë

nga Fast News
09:00 | 28/08/2026
0

Qeveria propozon përgjysmimin e kuotës së detyrimit për punësimin e grupeve të veçanta

Qeveria propozon përgjysmimin e kuotës së detyrimit për punësimin e grupeve të veçanta

nga Fast News
08:30 | 28/08/2026
0

“Pasqyra e Çmimeve”, ekspertët: Nga nisma përfitojnë qytetarët, çmimet do të ulen

“Pasqyra e Çmimeve”, ekspertët: Nga nisma përfitojnë qytetarët, çmimet do të ulen

nga Fast News
08:00 | 28/08/2026
0

Recent News

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Rikthimi i luftës tregtare midis SHBA dhe Kanadasë

14:58 | 28/08/2026
10% më shumë aksidente rrugore, ja dita kur ndodhin më shumë

10% më shumë aksidente rrugore, ja dita kur ndodhin më shumë

09:00 | 28/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora