Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Plan për çmimet e ushqimeve, Rama zbulon cfarë diskutoi me ministrat në Pogradec

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Plan për çmimet e ushqimeve, Rama zbulon cfarë diskutoi me ministrat në Pogradec
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se cfarë ka diskutuar me ministrat e tij pa smbledhjes s ëgjatë 9-orëshe në Pogradec. Në një komunikim live me ndjekësit në Facebook, Rama u ndal te shëndetësia, arsimi, cilësia e jetës dhe çmimet e ushqimeve bazë.

Një nga çështjet që prek drejtpërdrejt familjet shqiptare lidhet me çmimet e produkteve bazë. Rama bëri me dije se qeveria po përgatit një plan që synon të rrisë transparencën për çmimet që qytetarët paguajnë në treg. Ai sqaroi se qeveria nuk synon të përcaktojë çmimet në një sistem të lirë tregu, por të krijojë një mekanizëm që t’u japë qytetarëve më shumë informacion për çmimet e ushqimeve bazë.

“Kemi folur për çmimet natyrisht. Kemi një plan për këtë. Jetojmë në një sistem ku nuk kemi asnjë eksperiencë, asnjë praktikë të përcaktimit të çmimeve nga shteti, kjo është e pamundur. Por kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë.”-u shpreh Kryeministri

Sipas Ramës, plani pritet të prezantohet sapo të përfundojë konsolidimi i tij dhe të përcaktohen të gjitha detajet.

“Plan të cilin do ta prezantojmë më herët sesa vonë, në momentin kur do të jetë i konsoliduar plotësisht me detaje.”-theksoi Rama.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në komunikimin me ndjekësit, kryeministri foli edhe për atë që e cilësoi si ndërtimin e një “Shqipërie sociale”, ku vëmendja e qeverisë do të përqendrohet te shëndetësia, arsimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës.

“Sot një Shqipëri sociale është jo thjesht e rëndësishme se sa ka qenë gjithmonë, po fillon të bëhet e mundshme më shumë se deri më sot, sepse janë shtuar mundësitë.”-shtoi ai.

Rama e lidhi këtë qasje me ndryshimin e prioriteteve të qeverisjes, nga ajo që e përshkroi si fokus te mbijetesa, drejt përmirësimit të cilësisë së jetës.

Kryeministri pranoi se zhvillimet e fundit kanë ndikuar në raportin mes qytetarëve dhe institucioneve. Ai u shpreh se qeverisja do të përmirësohet dhe se procesi do të mbështetet te përvoja, dija dhe burimet njerëzore.

“Unë jam i bindur që, siç e kam thënë qysh në krye të herës, në të gjithë këtë vorbull, ata që do të dalin më të fortë do të jenë qytetarët shqiptarë dhe qeveria e tyre. Sepse qeverisja do të përmirësohet.”-tha Kryeministri.

Plani për transparencën e çmimeve pritet të bëhet publik në një fazë të mëtejshme, pasi të përcaktohen mekanizmat dhe detajet e tij.

Etiketa: aktualitet
Pas

Mbi 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, më shumë se gjysma për punë

Para

Rezerva valutore arrin pranë kufirit të 8 miliardë eurove

Para
Rezerva valutore arrin pranë kufirit të 8 miliardë eurove

Rezerva valutore arrin pranë kufirit të 8 miliardë eurove

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

nga Fast News
12:19 | 13/09/2026
0

Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

nga Fast News
12:09 | 13/09/2026
0

Pse dora shkon te telefoni sapo hapim sytë? Çfarë i ndodh trurit kur dita nis me njoftime

Pse dora shkon te telefoni sapo hapim sytë? Çfarë i ndodh trurit kur dita nis me njoftime

nga Fast News
12:00 | 13/09/2026
0

Nisja e shkollës, ministri i Bujqësisë: Janë shtuar kontrollet në mensat e shkollave, kopshteve dhe çerdheve

Nisja e shkollës, ministri i Bujqësisë: Janë shtuar kontrollet në mensat e shkollave, kopshteve dhe çerdheve

nga Fast News
17:24 | 11/09/2026
0

Recent News

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

12:19 | 13/09/2026
Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

12:09 | 13/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora