Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përketësisht

nga Fast News
5 minutes më parë
në Ekonomi
0
Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përketësisht
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në fuqi kanë hyrë ndryshimet në Kodin Rrugor, që parashikojnë ashpërsim të masave në rast të shkeljeve ligjore nmga drejtuesit e mjeteve. Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka bërë të ditura këto ndryshime. Sipas tij, një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me heqjen e mundësisë për të shmangur pezullimin e patentës, duke paguar dyfishin e gjobës. Në rastet kur ligji parashikon pezullimin e lejes së drejtimit, masa do të zbatohet.

“Një ndryshim tjetër është heqja e konvertimit të përfundimit të lejes së drejtimit të lëshuar nga shteti shqiptar me pagesën e një shume sa dyfishi i masës administrative maksimale, të parashikuar për normën e shkelur. Sqarojmë për këtë pikë; se nëse përpara datës 7 gusht një drejtues mjeti i evidentuar i kapur me shkelje të një norme dispozite të kodit rrugor ku përveç masës administrative në vlerë monetare parashikon edhe masën plotësuese të pezullimit të lejë së drejtimit, me ndryshimet e fundit ndërkohë që kishte mundësinë opsioni për të paguar dyfishin e vlerës maksimale të gjobës për mosaplikimin e masës plotësuese të pezullimit të lejes të drejtimit, kjo mundësi tashmë hiqet dhe leja e drejtimit pezullohet automatikisht për çdo normë të shkelur ku parashikohet pezullimi i lejes së drejtimit. Pra nuk është e mundur ose nuk është mundësia që një drejtues mjeti të paguajë dyfishin e gjobës në këmbim të mospezullimit të lejes së drejtimit”, bëri të ditur Vatoci.

Një tjetër ndryshim lidhet me përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit. Nëse një drejtues konstatohet dy herë brenda të njëjtit vit, duke përdorur telefonin, parashikohet pezullimi i lejes së drejtimit.

“Një tjetër ndryshim është sanksionimi i përdoruesit telefonit celular edhe gjatë drejtimit të motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave me motor. Në këtë dispozitë gjithashtu parashikohet pezullimi i lejes së drejtimit në rast se një drejtues mjeti është ndëshkuar dy herë brenda të njëjtit vit për përdorimin e aparatit celular nga tre që ishte për para miratimit të ndryshimeve në këtë ligj. Saktësojmë se përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit rezulton një ndër shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit me mjetin dhe për pasojë edhe për aksidentet rrugore me pasoja”.

Ndryshime ka edhe për drejtuesit e rinj, të cilët kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit, me kufizime të posaçme për shpejtësinë dhe drejtimin nën efektin e alkoolit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Policia Rrugore thekson se masat synojnë parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve, ndërsa u bën apel drejtuesve të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, të mos drejtojnë nën efektin e alkoolit dhe të shmangin manovrat e rrezikshme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ushqimet dhe nafta rrisin koston e jetesës në vend, inflacioni kapërcen në 3.4%

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përketësisht

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përketësisht

nga Fast News
12:31 | 10/08/2026
0

Ushqimet dhe nafta rrisin koston e jetesës në vend, inflacioni kapërcen në 3.4%

Ushqimet dhe nafta rrisin koston e jetesës në vend, inflacioni kapërcen në 3.4%

nga Fast News
12:20 | 10/08/2026
0

Kredimarrësit e rregullt, huatë me probleme zbresin në nivelin më të ulët që nga 2007-ta

Kredimarrësit e rregullt, huatë me probleme zbresin në nivelin më të ulët që nga 2007-ta

nga Fast News
12:08 | 10/08/2026
0

“Turizmi i byrekut”

“Turizmi i byrekut”

nga Fast News
19:37 | 09/08/2026
0

Recent News

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përketësisht

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përketësisht

12:31 | 10/08/2026
Ushqimet dhe nafta rrisin koston e jetesës në vend, inflacioni kapërcen në 3.4%

Ushqimet dhe nafta rrisin koston e jetesës në vend, inflacioni kapërcen në 3.4%

12:20 | 10/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora