Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

nga Fast News
3 minutes më parë
në Analizë
0
A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

Agron Haxhimali

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive

Sipas hartës së INSTAT për zonat e braktisura gjatë periudhës 2011–2023, rreth 13% e territorit të Shqipërisë klasifikohet si i braktisur, me përqendrim kryesisht në zonat malore dhe me dendësi të ulët popullsie sikunder nje numer bashkishe ndeshen me këtë fenomen. Duke marrë në konsideratë këto të dhëna, është me interes të analizohet nëse ekziston një lidhje midis territorit të braktisur dhe 15 bashkive që propozohet të shkrihen në projektin e reformës administrativo-territoriale.

Nga analiza  paraprak del se lidhja është vetëm e pjesshme, jo e plotë.

  1. Bashki që përkojnë me zonat e forta të braktisjes dhe propozohet të shkrihen janë:Fushë-Arrëz,Memaliaj dhe Përrenjas.Këto ndodhen në zona ku INSTAT evidenton nivele të larta të braktisjes së territorit.
  2. Bashki me braktisje të lartë sipas hartës, por që nuk propozohet të shkrihen janë:Tropojë,Kukës,Dibër,Mat,Mirditë,Pukë,Malësi e Madhe,Librazhd,Gramsh,Skrapar,Përmet,Tepelenë,Kolonjë dhe Gjirokastër

Pra, një numër i konsiderueshëm bashkish që shfaqin të njëjtin fenomen të braktisjes mbeten të pandryshuara.

  1. Bashki që propozohet të shkrihen, por nuk përmenden ndër zonat më problematike të braktisjes jane:Rrogozhinë,Patos,Divjakë,Belsh,Cërrik,Dimal,Maliq,Poliçan,Libohovë,Këlcyrë,Selenicëm dhe Klos.Këto nuk identifikohen në hartën përmbledhëse të INSTAT si epiqendra të fenomenit të braktisjes.

Çfarë tregon kjo?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nga krahasimi ndërmjet hartës së braktisjes së territorit dhe hartës së 15 bashkive të propozuara për shkrirje nuk rezulton një lidhje e fortë.Nëse braktisja e territorit do të ishte kriteri kryesor i reformës, pritej që shumica e bashkive me nivelet më të larta të braktisjes të ishin pjesë e listës së riorganizimit. Kjo nuk ka ndodh.

Nga ana tjetër, në listën e bashkive që propozohet të shkrihen përfshihen edhe një sërë bashkish që nuk evidentohen nga INSTAT si zonat më të prekura nga fenomeni i braktisjes.

Kjo analizë tregon se braktisja e territorit, ashtu si edhe kriteri i popullsisë, nuk duket të jetë zbatuar si kriter i vetëm ose në mënyrë uniforme për përzgjedhjen e bashkive që propozohet të shkrihen.

Që nuk ka një përputhje lineare midis hartës së braktisjes dhe hartës së bashkive që propozohet të shkrihen-kjo është normale pasi braktisja pèrfaqëson vetëm një tregues.Ndërsa vendimmarrja për shkrirje apo ndarje duhet të mbështetet në një vlerësim të kombinuar të kritereve demografike, ekonomike, funksionale, sociale,administrative, gjeografike,të aksesit në shërbime, histori, traditë etj.

Paqartësitë se çfarë peshe kanë pasur treguesit demografikë dhe territorialë në vendimmarrje dhe si janë balancuar ata me kriteret ekonomike, funksionale apo administrative duheshin bërë publike per çdo bashki.

Ashtu si çdo bashki mund të llogarisë paraprakisht transfertën e pakushtëzuar që i takon duke njohur formulën e financimit, çdo bashki duhet të jetë në gjendje të kuptojë dhe verifikojë, mbi bazën e një metodologjie të publikuar, pse është propozuar të ruhet ose të shkrihet.

Në të njëjtën logjikë, edhe riorganizimi administrativo-territorial duhet të mbështetet në një metodologji të publikuar, me kritere objektive dhe të kuptueshme,matshme, të zbatueshme në mënyrë të njëjtë për të gjitha bashkitë.

Vetëm një metodologji e qartë dhe një proces transparent mund të mundësojnë vlerësimin nëse përzgjedhja e bashkive është bërë mbi baza të njëjta për të gjitha rastet, apo nëse ka pasur trajtime të ndryshme për bashki me karakteristika të ngjashme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

nga Fast News
09:50 | 07/08/2026
0

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

nga Fast News
09:30 | 07/08/2026
0

Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro; “TV Klan” dhe “Top Channel” marrin 63%

Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro; “TV Klan” dhe “Top Channel” marrin 63%

nga Fast News
09:12 | 07/08/2026
0

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj

nga Fast News
09:00 | 07/08/2026
0

Recent News

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

09:50 | 07/08/2026
Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

09:30 | 07/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora