Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tregu i sigurimeve po rritet më ngadalë, bonus-malus ka ulur primin mesatar të TPL-ve

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Tregu i sigurimeve po rritet më ngadalë, bonus-malus ka ulur primin mesatar të TPL-ve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për 5-mujorin janar-maj primet e shkruara bruto janë rritur me 4.9% krahasuar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja paraqitet në nivele të përafërta dhe modeste për të dyja segmentet kryesore. Tregu i produkteve të jo-Jetës është rritur me 4.9%, në mesatare e tregut, ndërsa tregu i Jetës është rritur me 5.5%. Rritjen totale të tregut e ka ndikuar negativisht tkurrja e mëtejshme në veprimtarinë tejet modeste të risigurimit.

AMF-ja vlerëson se ngadalësimi i tregut është ndikuar ndjeshëm nga ulja e primit mesatar në sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta (MTPL).

Primi mesatar është ulur me 2.12%, kryesisht për shkak të efekteve të nisjes së zbatimit të sistemit bonus-malus për këtë produkt. Duke qenë se pjesa dërrmuese e drejtuesve të mjeteve kanë përfituar bonus, sado modest, kjo është reflektuar në një ulje të primit mesatar dhe në një rritje më të dobët të tregut të këtij produkti. Sidoqoftë, primet e shkruara bruto të sigurimit TPL ngelen në rritje, me 5.6% krahasuar me një vit më parë.

Dy produktet e tjerë të sigurimeve të detyrueshme motorike (Kartoni Jeshil dhe Kufitare), edhe pse me peshë të moderuar, raportojnë rënie si pasojë e lehtësimit të lëvizjes së autoveturave drejt vendeve kufitare.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Disa prej produkteve të sigurimit vullnetar po shfaqin një ecuri pak më të mirë, por pa ndikuar rrënjësisht në peshën modeste që ato kanë brenda tregut të sigurimeve.

Produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës, u rrit me 9.5% krahasuar me një vit më parë. Ecuri pozitive kanë shfaqur edhe sigurimi i aksidenteve në udhëtim, sigurimi i sëmundjeve dhe sigurimi i përgjegjësive civile.

Edhe tregu i sigurimit të Jetës këtë vit po rritet me ritme më të ngadalta. Ngadalësimi është përcaktuar kryesisht nga rënia në disa produkte specifike, si Jeta në Grup apo Flexi Plan. Produkti kryesor i tregut, sigurimi i Jetës së Debitorit, vazhdon të rritet me ritme dyshifrore dhe është gjithnjë e më shumë dominues në strukturën e tregut të Jetës, me 82.5% të primeve të shkruara bruto.

Në krahun e dëmeve, këtë vit rritja paraqitet me ritme ndjeshëm më të larta. Në pesë muaj, tregu i sigurime pagoi dëme për një vlerë totale prej 3.8 miliardë lekësh, në rritje me 15.9% krahasuar me një vit më parë. Dëmet janë rritur me ritme veçanërisht të larta në tregun e Jo-Jetës, me agti 19% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Rritja lidhet sidomos me sigurimin e katastrofave, produkt ku dëmet janë rritur me 211% krahasuar me vitin e kaluar dhe që mund të shpjegohet me valën e përmbytjeve që përfshiu disa zona të vendit në muajt e parë të vitit./ Monitor

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë

Para

Një luftë tregtare mes BE-së dhe Kinës duket e pashmangshme

Para
Një luftë tregtare mes BE-së dhe Kinës duket e pashmangshme

Një luftë tregtare mes BE-së dhe Kinës duket e pashmangshme

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Guvernatori Sejko garanton qytetarët: Depozitat janë të sigurta pavarësisht tensioneve

Guvernatori Sejko garanton qytetarët: Depozitat janë të sigurta pavarësisht tensioneve

nga Fast News
12:59 | 21/10/2026
0

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

nga Fast News
21:33 | 20/10/2026
0

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

nga Fast News
21:05 | 20/10/2026
0

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Recent News

Guvernatori Sejko garanton qytetarët: Depozitat janë të sigurta pavarësisht tensioneve

Guvernatori Sejko garanton qytetarët: Depozitat janë të sigurta pavarësisht tensioneve

12:59 | 21/10/2026
Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

21:33 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora