Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rriten çmimet e karburanteve, ja çfarë vendosi Bordi i Transparencës

nga Fast News
20 minutes më parë
në Ekonomi
0
Rriten çmimet e karburanteve, ja çfarë vendosi Bordi i Transparencës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rriten çmimet e karburanteve çmimet e karburanteve. Sipas vendimit të ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet me 191 lekë për litër ose 6 lekë më shtrenjtë, ndërsa benzina me 176 lekë për litër ose 3 lekë për liter më shumë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Bordi i Transparencës në mbledhjen e  datës 2 Qershor 2026 vendosi:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes

së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit.  Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 96 lekë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Zbulohet koleksioni i rrallë i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

Para

“Tirana Grand Prix–Warm Up”, makinat historike rikthehen në sheshin “Nënë Tereza”

Para
“Tirana Grand Prix–Warm Up”, makinat historike rikthehen në sheshin “Nënë Tereza”

"Tirana Grand Prix–Warm Up", makinat historike rikthehen në sheshin “Nënë Tereza”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tkurret më tej popullsia, ndikon emigracioni dhe rënia e lindjeve

Tkurret më tej popullsia, ndikon emigracioni dhe rënia e lindjeve

nga Fast News
18:13 | 02/06/2026
0

“Tirana Grand Prix–Warm Up”, makinat historike rikthehen në sheshin “Nënë Tereza”

“Tirana Grand Prix–Warm Up”, makinat historike rikthehen në sheshin “Nënë Tereza”

nga Fast News
18:00 | 02/06/2026
0

Rriten çmimet e karburanteve, ja çfarë vendosi Bordi i Transparencës

Rriten çmimet e karburanteve, ja çfarë vendosi Bordi i Transparencës

nga Fast News
17:55 | 02/06/2026
0

Zbulohet koleksioni i rrallë i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

Zbulohet koleksioni i rrallë i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

nga Fast News
17:48 | 02/06/2026
0

Recent News

Tkurret më tej popullsia, ndikon emigracioni dhe rënia e lindjeve

Tkurret më tej popullsia, ndikon emigracioni dhe rënia e lindjeve

18:13 | 02/06/2026
“Tirana Grand Prix–Warm Up”, makinat historike rikthehen në sheshin “Nënë Tereza”

“Tirana Grand Prix–Warm Up”, makinat historike rikthehen në sheshin “Nënë Tereza”

18:00 | 02/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora