Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit, hyjnë në fuqi rregullat e reja

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit, hyjnë në fuqi rregullat e reja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Fletoren Zyrtare kanë hyrë në fuqi ndryshimet që qeveria i ka bërë Rregullores së Zhvillimit të Territorit. Ndryshimet prekin procedurat e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, investimet publike, projektet në kompetencë të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), si dhe trajtimin e objekteve që kanë mbetur të papërfunduara për vite me radhë.

Një nga elementët më të rëndësishëm të ndryshimeve lidhet me trajtimin e ndërtimeve që kanë mbetur të papërfunduara për më shumë se pesë vjet. Sipas vendimit të ri, zhvilluesit e këtyre projekteve do të kenë mundësi të kërkojnë shtyrje të afatit të lejeve të ndërtimit dhe të riaktivizojnë projektet e bllokuara, me kusht që të paraqesin dokumentacionin e kërkuar dhe të paguajnë detyrimet përkatëse.

Sipas rregullores, është parashikuar një periudhë 24-mujore për paraqitjen e këtyre kërkesave. Në rast se subjektet nuk aplikojnë brenda afateve të përcaktuara, objektet mund t’i nënshtrohen procedurave të konfiskimit sipas legjislacionit në fuqi.

Ndryshimet forcojnë gjithashtu kompetencat e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Për projektet që janë në juridiksionin e këtij institucioni, KKTU do të jetë autoriteti përgjegjës për ndryshimet e projekteve gjatë fazës së ndërtimit.

Gjithashtu theksohet, mundësia që KKTU të kërkojë përfshirjen e funksioneve publike brenda projekteve të mëdha zhvillimore. Në vendim përcaktohet se mund të kërkohen ndryshime në projektet e paraqitura për të krijuar hapësira apo shërbime publike si kopshte, shkolla, qendra shëndetësore, ambiente postare apo struktura të tjera me interes publik.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndryshime janë bërë edhe në procedurat e transferimit të lejeve të ndërtimit. Sipas rregullave të reja, ndryshimi i subjektit zhvillues do të lejohet vetëm pasi projekti të ketë kaluar të ashtuquajturën kuota zero.

Po kështu është hequr kushti që leja e ndërtimit të varej nga ekzistenca paraprake e infrastrukturës kryesore dhe dytësore në zonën ku zhvillohet projekti. Ky ndryshim konsiderohet si një lehtësim procedural që mund të përshpejtojë nisjen e investimeve të reja.

Vendimi sjell rregulla të reja edhe për regjistrimin e njësive të brendshme të ndërtesave. Tashmë projektet e miratuara duhet të evidentojnë në mënyrë të detajuar apartamentet, zyrat, njësitë tregtare dhe hapësirat e tjera të brendshme. Këto të dhëna do të shërbejnë si bazë për regjistrimin në Kadastër dhe për procedurat noteriale.

Një tjetër element i ri është futja e “certifikatës së karabinasë”, dokument që do të lëshohet pasi të përfundojë struktura bazë e objektit. Kjo certifikatë synon të formalizojë fazën e karabinasë dhe të krijojë më shumë siguri juridike për zhvilluesit dhe investitorët.

Ndërkohë, për projektet shtetërore në zona ku nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar i pronave, institucionet publike do të mund të vijojnë procedurat duke paraqitur deklarata përgjegjësie ose dokumentacion për proceset e shpronësimit në zhvillim.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shtyrja e afatit për lejet e vjetra të ndërtimit dhe certifikata e karabinasë, ndryshimet në fuqi

Para

Çfarë kanë të përbashkët CEO-t e suksesshëm?

Para
Çfarë kanë të përbashkët CEO-t e suksesshëm?

Çfarë kanë të përbashkët CEO-t e suksesshëm?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

nga Fast News
15:29 | 26/08/2026
0

Dieta e një Presidenti, ja çfarë përmban ajo

Dieta e një Presidenti, ja çfarë përmban ajo

nga Fast News
15:23 | 26/08/2026
0

Përmirësohet bilanci në energji, rritet prodhimi dhe eksportet

Përmirësohet bilanci në energji, rritet prodhimi dhe eksportet

nga Fast News
14:50 | 26/08/2026
0

“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik

“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik

nga Fast News
16:30 | 25/08/2026
0

Recent News

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

15:29 | 26/08/2026
Dieta e një Presidenti, ja çfarë përmban ajo

Dieta e një Presidenti, ja çfarë përmban ajo

15:23 | 26/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora