Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

nga Fast News
5 months më parë
në Biznes
0
Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar tre projektligje të reja që lidhen me procesin e integrimit europian dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian në fushën e shoqërive tregtare. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj sqaroi se nismat janë pjesë e Kapitullit 6 të negociatave me BE-në, që trajton të drejtën e shoqërive, dhe synojnë krijimin e një kuadri ligjor të harmonizuar me acquis-in europian.

Sipas ministres, qeveria po përgatit një paketë me nëntë ligje, e cila pritet të përmbyllet brenda muajit korrik. Këto ndryshime do t’u krijojnë shoqërive tregtare shqiptare mundësi dhe kushte të barabarta me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Njëri prej projektligjeve të miratuara përcakton për herë të parë kuadrin ligjor për statutin e shoqërive europiane, ndërsa dy të tjerët rregullojnë funksionimin e shoqërive europiane të bashkëpunimit dhe grupimeve ekonomike me interes europian.

Ibrahimaj theksoi se projektligjet do t’i kalojnë Kuvendit për shqyrtim gjatë korrikut, ndërsa pjesa tjetër e paketës ligjore është gati dhe pret miratimin përfundimtar nga institucionet e Bashkimit Europian përpara se të depozitohet në Parlament.

Sipas saj, paketa do të lehtësojë bashkëpunimin e bizneseve shqiptare me kompanitë europiane, do të krijojë mundësi për pjesëmarrje në projekte të përbashkëta dhe do të sigurojë trajtim të barabartë për shoqëritë tregtare shqiptare në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ligji i ri i pronave, resortet ‘brand’ i shpëtojnë taksës për 10 vite, shtëpitë boshe taksohen 100%

Para

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Para
Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

nga Fast News
17:20 | 10/11/2026
0

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

nga Fast News
16:45 | 10/11/2026
0

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

nga Fast News
16:20 | 10/11/2026
0

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja,  “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja, “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

nga Fast News
15:46 | 10/11/2026
0

Recent News

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

17:20 | 10/11/2026
Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

16:45 | 10/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora