Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë, sipas Eurostat

nga Fast News
14 minutes më parë
në Ekonomi
0
Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë, sipas Eurostat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë ishte jo i zakontë për një vend që nuk është në luftë. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë popullsia e Shqipërisë u reduktua me 12 veta në vitin 2024 që përfaqëson shkallën bruto të migrimit neto, duke dëshmuar që vendi po kalon një tkurrje të pashembullt në kohë paqeje.

Kjo shifër do të thotë se vetëm brenda vitit 2024, Shqipëria ka humbur rreth 29,000 banorë si pasojë e emigrimit.
Krahasimi me Bashkimin Europian është tronditës.

Mesatarja e BE-së për këtë tregues lëviz në shifra pozitive, rreth +5.2 për 1,000 banorë, çka do të thotë se në të njëjtin vit në BE janë shtuar më shumë se 5 veta për 1000 persona. Ndërsa Europa po rritet dhe po pasurohet me kapital njerëzor, Shqipëria po shërben ende se eksportues neto që po humbet krahun e punës.

Edhe brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria mbetet në zonën më të nxehtë të krizës. Ndërkohë që vende si Serbia shfaqin një qëndrueshmëri më të lartë në raport me migrimin neto, Shqipëria po pëson goditjen më të forta.

Ky fenomen po e shtyn vendin drejt një udhëkryqi të rrezikshëm demografik. Ndryshe nga dekadat e kaluara, kur rritja natyrore, lindjet e balanconin disi emigrimin, sot Shqipëria po goditet nga dy anët, lindshmëria ka rënë në nivele historike, ndërsa ikja e të rinjve vazhdon me ritme të larta.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në Europë, migrimi neto pozitiv po ndihmon shtetet të përballojnë plakjen, por në Shqipëri, shifra negative po përshpejton tkurrjen dhe plakjen e vendit. Në ketë mënyre Shqipëria po humbet çdo vit popullsinë e një qyteti mesatar si Lezha apo Kavaja.

Vendi ynë po përjeton atë që vendet e Europës Qendrore dhe Lindore arritën ta ndalnin vite më parë. Nëse shohim tabelën vendet si Polonia, Hungaria, Sllovenia dhe shtetet Balltike (Estonia, Lituania) po tregojnë një trend krejtësisht të kundërt.

Për shembull, Estonia dhe Lituania, të cilat dikur kishin norma emigrimi të ngjashme me Shqipërinë, sot shënojnë migrim neto pozitiv. Estonia ka arritur të thithë jo vetëm profesionistë të huaj përmes digjitalizimit, por edhe të rikthejë qytetarët e saj, duke e kthyer shifrën nga negative në një rritje prej +2 deri në +4 për 1,000 banorë.

Ndryshimi është mbresëlënës edhe në Poloni dhe Hungari. Këto vende përdorën një strategji të dyfishtë që Shqipëria ende nuk po e aplikon me efikasitet, rritjen agresive të pagave për të frenuar largimin dhe politika të forta mbështetëse për familjet e reja për të përmirësuar ndryshimin natyror.

Polonia, nga një vend që furnizonte Europën Perëndimore me krah pune, sot është kthyer në një magnet rajonal.

Ndërsa ne humbasim 1.2% të popullsisë çdo vit vetëm nga ky tregues, këto vende po e rrisin popullsinë e tyre rezidente, duke krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe një treg pune më të sigurt.

Edhe brenda rajonit tonë, modeli i Kroacisë është domethënës. Pas anëtarësimit në BE, Kroacia pësoi një goditje të fortë emigrimi, por vitet e fundit po sheh një trend stabilizimi dhe kthimi të fuqisë punëtore, falë integrimit të plotë dhe investimeve në infrastrukturë e teknologji.

Shqipëria, ndërkohë, mbetet peng i emigrimit që nuk po ndalet, ndërsa vendet e ish-Lindjes e përdorën emigrimin si një fazë kalimtare drejt zhvillimit, te ne ky fenomen po kthehet në një gjendje kronike. Shifra -12.1 është prova që, ndryshe nga fqinjët tanë në lindje, ne ende nuk kemi krijuar arsyet për t’u kthyer.

Polonia dhe Rumania arritën ta kthenin trendin duke u bërë qendra industriale dhe teknologjike, por Shqipëria e orientuar tek turizmi nuk mund ta mbajë popullsinë në vend. Ekspertët pohojnë se Shqipëria duhet të mësojë nga shkolla e Lindjes, pasi emigrimi mund të mposhtet, por vetëm duke e bërë vendin të jetueshëm për ata që ikin./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

“Brukseli” vlerëson ekonominë: Do të ngadalësohet, Shqipëria përballet me sfida të reja

Para

“Porta e Alpeve”, ministri Karakaçi: Projekti që zhvillon veriun e vendit

Para
“Porta e Alpeve”, ministri Karakaçi: Projekti që zhvillon veriun e vendit

“Porta e Alpeve”, ministri Karakaçi: Projekti që zhvillon veriun e vendit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kur jepni dorëheqje, bëjeni si profesionist

Kur jepni dorëheqje, bëjeni si profesionist

nga Fast News
09:43 | 22/05/2026
0

“Porta e Alpeve”, ministri Karakaçi: Projekti që zhvillon veriun e vendit

“Porta e Alpeve”, ministri Karakaçi: Projekti që zhvillon veriun e vendit

nga Fast News
09:39 | 22/05/2026
0

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë, sipas Eurostat

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë, sipas Eurostat

nga Fast News
09:30 | 22/05/2026
0

“Brukseli” vlerëson ekonominë: Do të ngadalësohet, Shqipëria përballet me sfida të reja

“Brukseli” vlerëson ekonominë: Do të ngadalësohet, Shqipëria përballet me sfida të reja

nga Fast News
17:00 | 21/05/2026
0

Recent News

Kur jepni dorëheqje, bëjeni si profesionist

Kur jepni dorëheqje, bëjeni si profesionist

09:43 | 22/05/2026
“Porta e Alpeve”, ministri Karakaçi: Projekti që zhvillon veriun e vendit

“Porta e Alpeve”, ministri Karakaçi: Projekti që zhvillon veriun e vendit

09:39 | 22/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora