Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Blerja e një shtëpie në Shqipëri po shihet gjithnjë e më shumë jo vetëm si një investim për banim, por edhe si një mënyrë për të gjeneruar të ardhura të qëndrueshme nga qiraja.

Sipas studimit, tregjet bregdetare në Shqipëri po rezultojnë më të forta për sa i përket të ardhurave nga qiraja krahasuar me shumë zona të tjera të vendit. Në raport theksohet se apartamentet me dy dhoma gjumi në zonën e Plazhit të Durrësit dhe Golemit arrijnë një kthim neto rreth 5.7%, duke e bërë këtë një nga tregjet më tërheqëse për investitorët. Bazuar në këtë  vlerë rezulton se një apartment i tillë arrin ti kthejë investuesit vlerën totale pas 17.5 vitesh. Edhe Gjiri i Lalzit po shfaqet si një zonë premtuese për investime në prona, me kthim nga qiraja që arrin rreth 5.2%

Ndërkohë, në Vlorë, konkretisht në zonën e Lungomares, apartamentet me dy dhoma gjumi arrijnë një kthim neto rreth 4.3%, ndërsa në Sarandë norma neto e fitimit llogaritet rreth 4.4%. Këto shifra tregojnë se bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet një nga segmentet më fitimprurëse të tregut imobiliar, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Megjithatë,  fitimi më i lartë vjen edhe me më shumë paqëndrueshmëri. Një apartament në Astir në Tiranë mund të ketë më pak fitim potencial, por konsiderohet më i qëndrueshëm për qira afatgjatë gjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, një apartament në Sarandë apo Golem mund të sjellë të ardhura shumë të larta gjatë verës, por kërkon menaxhim më të kujdesshëm dhe llogaritje konservatore për muajt e dimrit kur kërkesa bie.

Studimi i Investropa nënvizon se zona e Durrësit dhe Golemit ka një avantazh të veçantë pasi qiratë mbështeten jo vetëm nga turistët sezonalë, por edhe nga përdorimi në platformat e qirave afatshkurtra. Për apartamentet me dy dhoma gjumi në këtë zonë, kthimi bruto arrin rreth 7.7%, ndërsa fitimi neto mbetet në nivelin 5.7%, një raport që konsiderohet shumë konkurrues për tregun shqiptar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në Lungomaren e Vlorës, kthimi bruto për apartamentet e ngjashme llogaritet rreth 6.6%, ndërsa në qendër të Sarandës arrin rreth 6.8%. Sipas analizës, përfundimi praktik është se matematika e fitimit nga qiratë në bregdetin shqiptar mund të jetë shumë e fortë, por vetëm në rastet kur prona ndodhet në një zonë me kërkesë reale turistike dhe menaxhohet në mënyrë efikase./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

“Çmendet” moti, rikthehen reshjet e borës? Parashikimi për javën

Para

Më shumë vdekje sesa lindje, Shqipëria rikthehet me shtesë natyrore negative

Para
Më shumë vdekje sesa lindje, Shqipëria rikthehet me shtesë natyrore negative

Më shumë vdekje sesa lindje, Shqipëria rikthehet me shtesë natyrore negative

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

nga Fast News
17:31 | 04/08/2026
0

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

nga Fast News
17:28 | 04/08/2026
0

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend

nga Fast News
17:19 | 04/08/2026
0

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

nga Fast News
15:40 | 04/08/2026
0

Recent News

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

17:31 | 04/08/2026
Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

17:28 | 04/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora