Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Më shumë vdekje sesa lindje, Shqipëria rikthehet me shtesë natyrore negative

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Më shumë vdekje sesa lindje, Shqipëria rikthehet me shtesë natyrore negative
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit 2026 kishte më shumë vdekje sesa lindje, sipas të dhënave që u publikuan nga INSTAT.

Kjo ka bërë që shtesa natyrore të rikthehet në negative, njëlloj si në kohën e pandemisë, kur për herë të parë në vend treguesi ishte me minus për shkak të humbjeve të larta të jetës si rrjedhojë e pandemisë.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi negative me 368 vdekje më shumë se lindje. Përgjithësisht, gjatë viteve të fundit në tremujiorin e parë shtesa natyrore është negative, për shkak të vdekjeve më të larta gjatë periudhës së dimrit.

Gjatë tremujorit të parë lindën 5.146 foshnje dhe u regjistruan 5.514 vdekje.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, lindjet shënuan rritje me 1,0 %, ndërsa vdekjet shënuan rënie me 7,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Qarku me më shumë lindje në tremujorin e parë ishte Tirana, më 2.438, ndërsa më më pak lindje Gjirokastër (59).

Krahasuar me T1/2025 rezulton: rritje në 6 qarqe; 1 qark pa ndryshim; rënie në 5 qarqe.

Rritja më e madhe e lindjeve ishte në Berat (+ 14,5 %) dhe rënia më e madhe në Gjirokastër (- 23,4 %).

Po sipas INSTAT, Gjatë vitit 2025, vendi shënoi shtesë natyrore pozitive prej me 1.147 lindje më shumë se vdekje, por në rënie krahasuar me vitin 2024. Gjatë vitit 2025 lindën 22.541 foshnje dhe u regjistruan 21.394 vdekje.

Teksa emigracioni vijon të jetë i lartë dhe vendi nuk ka një shtesë natyrore, Shqipëria pritet të përballet me një tkurrje të lartë të popullsisë në të ardhmen, me efekte të mëdha në ekonomi, që nga tregu i punës deri te skema e pensioneve dhe e kujdesit social për të moshuarit.

Së fundmi, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në raportin “World Migration Report 2026” paralajmëroi se Shqipëria është ndër vendet europiane ku emigracioni mund të ndikojë më tej në rënien e popullsisë, për shkak të largimit të personave në moshë riprodhuese.

“Në vende si Shqipëria, Lituania, Republika e Moldavisë dhe Bosnja e Hercegovina, ku normat e fertilitetit janë tashmë nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë, emigracioni i personave në moshë riprodhuese mund të kontribuojë në një rënie të mëtejshme të popullsisë, për shkak të numrit të lindjeve që humbasin pas largimit jashtë vendit”, thuhet në raport.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda

Para

Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare

Para
Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare

Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Alarm global për motin, OKB paralajmëron El Nino-n më të fortë në dekada

Alarm global për motin, OKB paralajmëron El Nino-n më të fortë në dekada

nga Fast News
19:34 | 02/06/2026
0

Tkurret më tej popullsia, ndikon emigracioni dhe rënia e lindjeve

Tkurret më tej popullsia, ndikon emigracioni dhe rënia e lindjeve

nga Fast News
18:13 | 02/06/2026
0

“Tirana Grand Prix–Warm Up”, makinat historike rikthehen në sheshin “Nënë Tereza”

“Tirana Grand Prix–Warm Up”, makinat historike rikthehen në sheshin “Nënë Tereza”

nga Fast News
18:00 | 02/06/2026
0

Rriten çmimet e karburanteve, ja çfarë vendosi Bordi i Transparencës

Rriten çmimet e karburanteve, ja çfarë vendosi Bordi i Transparencës

nga Fast News
17:55 | 02/06/2026
0

Recent News

Alarm global për motin, OKB paralajmëron El Nino-n më të fortë në dekada

Alarm global për motin, OKB paralajmëron El Nino-n më të fortë në dekada

19:34 | 02/06/2026
Tkurret më tej popullsia, ndikon emigracioni dhe rënia e lindjeve

Tkurret më tej popullsia, ndikon emigracioni dhe rënia e lindjeve

18:13 | 02/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora