Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Prof.Dr. Shyqyri Aliaj, ikona e gjeologjisë dhe sizmologjisë shqiptare

nga Fast News
3 minutes më parë
në Analizë
0
Prof.Dr. Shyqyri Aliaj, ikona e gjeologjisë dhe sizmologjisë shqiptare

Prof.Dr. Shyqyri Aliaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më datën 27 nëntor 2019 dhe në ditët në vijim, kur qytetarët ndodheshin në ankth, mes shqetësimit se tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit mund të pasohej nga lëkundje të fuqishme, ishte ish-kreu i sizmologjisë shqiptare, Prof. Dr. Shyqyri Aliaj, i cili deklaroi fort në të gjitha televizionet shqiptare, se një tërmet si ai i 26 nëntorit mund të bjerë në Shqipëri vetëm pas 100 vitesh.

Profesori i njohur i qetësoi qytetarët, bazuar në studimet dhe librat e tij. Si një personalitet në shkencën shqiptare, që ka drejtuar për vite me radhë Institutin e Sizmologjisë deri në mbylljen e tij skandaloze në vitin 2007.

Profesor Aliaj arsyetoi se nuk priten më tërmete shkatërruese, pasi pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit ishin në rënie. Gjatë gjithë periudhës, 27 nëntor 2019-31 dhjetor 2019, ai nuk u lodh kurrë me intervista dhe dalje të shumta në mediat e vendit, për të informuar dhe qetësuar qytetarët e tronditur.

Portali i studimeve shkencore të Prof. Dr. Shyqyri Aliaj (https://www.researchgate.net/profile/Shyqyri-Aliaj-2) Shyqyri ALIAJ | Senior Researcher | BSc MS PhD Prof. | Polytechnic University of Tirana, Tirana | Department of Seismology | Research profile\,  renditet ndër portalet e llojit me numrin më të lartë të vizituesve, studiues të shkencave të Tokës, nga thuajse të gjithë kontinentet.

Krahasuar me të gjithë anëtarët e portaleve studimore, rezulton se interesi shkencor ndaj veprës së prezantuar të Prof. Dr. Shyqyri Aliajt është në nivelin mbi 85 për qind, nivel ky që haset rrallë kaq i lartë mes anëtarëve të portaleve studimore në botë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Prof. Aliaj është bashkautor në 3 tekstet e paramësimore për studentët e Fakultetit Gjeologji-Miniera, është autor kryesor ose bashkautor në 17 libra dhe harta të rëndësishme krahinore për Shqipërinë, si dhe në 71 artikuj shkencorë botuar në Shqipëri dhe 47 të tjerë botuar jashtë vendit (gjithsej 118 artikuj). Ai përfaqëson një ikonë të gjeologjisë dhe sizmologjisë shqiptare. Ka mbajtur 45 prezantime në konferenca shkencore në Shqipëri dhe 43 të tjera jashtë vendit.

Me librin e fundit-testament të tij për brezat e studentëve të shkencave të Tokës dhe të të gjithë studiuesve të Gjeologjisë dhe Sizmologjisë “Një vështrim i thelluar për Strukturën Gjeologjike, Neotektonikën dhe Sizmotektonikën e Shqipërisë përmes artikujsh të zgjedhur)”, i publikuar në Tiranë në dhjetor 2023, në gjuhët anglisht, shqip dhe frëngjisht.

Prof. Aliaj jep një vështrim të thelluar për Strukturën Gjeologjike, Neotektonikën dhe Sizmotektonikën e Shqipërisë, përmes 20 artikujsh të zgjedhur, të publikuar në 30 vitet e fundit në revista shkencore të vendit dhe të huaja. I lindur 89 vite më parë në Vlorë, ai ka përfunduar Universitetin e Tiranës në degën Gjeologji-Sizmotektonologji. Ka kryer kurse dhe kualifikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke thelluar njohuritë në sizmologji. Inxhinier gjeolog në vitin 1963, pastaj Kandidat i Shkencave më 1981, Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor më 1985, Doktor i Shkencave më 1989 dhe Profesor në vitin 1994, Aliaj zotëronte gjuhët anglisht, frëngjisht dhe rusisht.

Gjatë gjithë jetës, Profesor Aliaj pati një kontribut shkencor të njohur brenda vendit dhe ndërkombëtarisht. Hapi dy drejtime të reja të kërkimit shkencor në Shqipëri: Neotektonikën me aplikim të metodës Mikrotektonike dhe Sizmotektonikën. Ka kryer studime për strukturën neotektonike, sizmotektonikën dhe zonat e burimeve sizmike në Shqipëri, për zonimin sizmik dhe vlerësimin e rrezikut sizmik në nivel kombëtar dhe lokal. Autor ose bashkautor në 12 monografi shkencore, 4 tekste mësimore për studentët e universitetit dhe 5 libra shkencorë, 105 artikuj shkencorë (63 të botuar në vend dhe 42 jashtë vendit), si dhe 84 punime shkencore të referuara në simpoziume, takime dhe konferenca shkencore (41 në vend dhe 43 jashtë vendit).

Profesor Shyqyri Aliaj ka qenë anëtar këshillash e forumesh shkencore drejtuese, të tilla si Akademia e Shkencave, Instituti i Sizmologjisë, Instituti Gjeologjik i Naftës Fier, Shërbimi Gjeologjik i Shqipërisë, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha, Redaksia e Revistës “Albanian Journal of Natural and Technical Sciences”, anëtar i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut etj.. Ka kontribuar në informacionin e saktë dhe profesional për tërmetet që bien në vend.

Deri në vitin 2024, edhe pse në moshë të thyer, 88 vjeç, Profesor Aliaj kontribuoi në mënyrë vullnetare dhe pa kursim pranë Akademisë së Shkencave në Grupin e Punës për zbatimin e Eurokodeve në Shqipëri.

Edhe pse u shua sot …, me personalitete të tilla, kërkimi shkencor shqiptar nuk rresht kurrë së dhëni vlera, të përjetësuara këto, përmes librave dhe artikujve studimorë.

Pas

Shefit nuk i pëlqejnë disa nga sjelljet tuaja në rrjetet sociale

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Prof.Dr. Shyqyri Aliaj, ikona e gjeologjisë dhe sizmologjisë shqiptare

Prof.Dr. Shyqyri Aliaj, ikona e gjeologjisë dhe sizmologjisë shqiptare

nga Fast News
16:15 | 27/05/2026
0

Shefit nuk i pëlqejnë disa nga sjelljet tuaja në rrjetet sociale

Shefit nuk i pëlqejnë disa nga sjelljet tuaja në rrjetet sociale

nga Fast News
15:00 | 27/05/2026
0

Marrëveshja e Paqes Fiskale, ja dokumentet dhe formularët që kërkohen

Marrëveshja e Paqes Fiskale, ja dokumentet dhe formularët që kërkohen

nga Fast News
14:20 | 27/05/2026
0

Interesat e kredisë për shtëpi qëndruan të ulëta edhe në tremujorin e parë

Interesat e kredisë për shtëpi qëndruan të ulëta edhe në tremujorin e parë

nga Fast News
14:18 | 27/05/2026
0

Recent News

Prof.Dr. Shyqyri Aliaj, ikona e gjeologjisë dhe sizmologjisë shqiptare

Prof.Dr. Shyqyri Aliaj, ikona e gjeologjisë dhe sizmologjisë shqiptare

16:15 | 27/05/2026
Shefit nuk i pëlqejnë disa nga sjelljet tuaja në rrjetet sociale

Shefit nuk i pëlqejnë disa nga sjelljet tuaja në rrjetet sociale

15:00 | 27/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora