Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Transforimi digjital i ekonomisë, diaspora ndihmë bizneseve shqiptare për në BE

nga Fast News
2 minutes më parë
në Ekonomi
0
Transforimi digjital i ekonomisë, diaspora ndihmë bizneseve shqiptare për në BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset në diasporë do të ndihmojnë ekonominë vendase në rrugën e tranformimit për integrimin në Bashkimin Europian për të arritur standardet e kërkuara. Një ndër mekanizmat që do të përdoret është edhe digjitalizimi. Ka qenë ky thelbi i diskutimit të aktivitetit “Roli i bizneseve të diasporës në transformimin digjital të ekonomisë shqiptare dhe integrimin europian”, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me Innovation 4 Albania dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të Javës së Europës.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Shtëpia e Biznesit dhe bëri bashkë përfaqësues të institucioneve shtetërore, biznesit, ekspertë të ekonomisë, përfaqësues të diasporës shqiptare dhe sipërmarrës të rinj të mbështetur nga programet e granteve të start up-eve. E pranishme në event ishte dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

“Transformimi digjital është e vetmja rrugë e qëndrueshme për Shqipërinë, nëse synojmë një ekonomi më konkurruese dhe më të integruar në tregjet europiane dhe globale. Ky proces nuk lidhet vetëm me teknologjinë, por me mënyrën se si ne modernizojmë administratën publike, përmirësojmë shërbimet për qytetarët dhe krijojmë një klimë më të favorshme për biznesin dhe inovacionin. Është një ndryshim strukturor që po ndodh dhe që duhet përshpejtuar”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Start up-et në diasporë, histori suksesi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjatë aktivitetit sollën eksperiencën e tyre edhe drejtues të start up-eve në diasporë, si histori suksesi të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që mund të japin një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

“Rruga drejt integrimit europian kërkon standarde të qarta dhe të zbatueshme në praktikë, dhe në këtë proces certifikimi i bizneseve luan një rol shumë të rëndësishëm. Për bizneset shqiptare dhe ato të diasporës, certifikimi nuk është thjesht një formalitet, por një garanci besueshmërie në tregjet ndërkombëtare. Sa më shumë të afrohemi me këto standarde, aq më shumë rritet edhe potenciali për investime dhe bashkëpunime afatgjata”, deklaroi Arjan Ymeri, Drejtori i Agjencisë “Startup Albania”.

Për çdo të ri, student, shtetas shqiptar apo i huaj që ka një ide, qeveria vuri në dispozicion 3 milionë euro këtë vit. Dhe me rrugën drejt Bashkimit Evropian para, certifikimi duhet të jetë i panegociueshëm.

“Në dy vitet e fundit kemi menaxhuar një buxhet prej rreth 6 milionë eurosh, i cili është orientuar në mbështetjen e 177 startup-eve në faza të ndryshme zhvillimi. Këto startup-e kanë një qasje dhe fokus të ndryshëm, duke reflektuar natyrën horizontale të inovacionit, por ne i japim prioritet edhe fushave strategjike që përputhen me politikat qeveritare. Në veçanti, teknologjia, turizmi dhe inteligjenca artificiale janë sektorë ku besojmë se Shqipëria ka potencial të madh rritjeje dhe konkurrueshmërie”, bëri të ditur Ymeri.

Certifikimi i produkteve dhe shërbimeve shqiptare, kusht për tregjet europiane

Gjatë aktivitetit u diskutuan mënyrat sesi bizneset shqiptare mund të rrisin kapacitetet e tyre për t’u bërë më konkurruese dhe më të përgatitura për tregun europian, përmes inovacionit, teknologjisë dhe transformimit digjital.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe rolit që bizneset e diasporës shqiptare mund të luajnë në këtë proces, duke sjellë eksperiencë, partneritete, investime dhe modele zhvillimi që ndihmojnë modernizimin e ekonomisë shqiptare dhe afrimin me standardet e Bashkimit Europian.

“Nëqoftëse ne do t’i bashkohemi familjes së madhe europiane, sic është detyra dhe ambicja jonë, atëherë duhet që produktet dhe shërbimet shqiptare të jenë të certifikuara. Nga certifikimi fillon standartizimi dhe është mundësia që të bësh më pak gabime në sistemin e prodhimit”, u shpreh Ardian Lekaj, kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Agjencia Kombëtare e Diasporës, në mbështetje të bizneseve të diasporës

E pranishme në aktivitet ishte edhe drejtorja ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Emonela Xhafa. Ajo ndau me të pranishmit disa nga rekomandimet e Samitit të IV të Diasporës , ku u theksua se remitancat duhet të kthehen në investime konkrete për zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo vuri theksin tek forcimi i lidhjeve ekonomike dhe institucionale me diasporën, nxitja e investimeve dhe mbështetja e sipërmarrjes inovative, si elementë kyç për modernizimin e ekonomisë shqiptare dhe afrimin me standardet europiane.

Gjithashtu të pranishmit u njohën me hapat e ndjekura për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare të Diasporës dhe Planit të Veprimit 2026–2030, duke synuar fuqizimin e rolit të diasporës si partner strategjik në zhvillimin ekonomik, social dhe inovativ të Shqipërisë, duke krijuar politika dhe mekanizma konkrete për angazhimin e profesionistëve, bizneseve dhe investitorëve shqiptarë jashtë vendit në procesin e integrimit europian dhe modernizimit të ekonomisë shqiptare.

Gjatë diskutimeve u evidentua rëndësia e krijimit të politikave që nxisin kalimin nga remitancat drejt investimeve, mbështetjen e start up-eve dhe zhvillimin e sektorëve me potencial si fintech, turizmi, prodhimi, shërbimet dhe bujqësia. Gjithashtu, u theksua roli i diasporës shqiptare në forcimin e partneriteteve strategjike dhe modernizimin e ekonomisë shqiptare në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Etiketa: aktualitet
Pas

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin Mesdhetar: Ndërkombëtarizimi realitet për profesionistët në tregun e punës në Shqipërinë e sotme dhe BE

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Transforimi digjital i ekonomisë, diaspora ndihmë bizneseve shqiptare për në BE

Transforimi digjital i ekonomisë, diaspora ndihmë bizneseve shqiptare për në BE

nga Fast News
08:00 | 16/05/2026
0

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin Mesdhetar: Ndërkombëtarizimi realitet për profesionistët në tregun e punës në Shqipërinë e sotme dhe BE

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin Mesdhetar: Ndërkombëtarizimi realitet për profesionistët në tregun e punës në Shqipërinë e sotme dhe BE

nga Fast News
21:06 | 15/05/2026
0

“Do flasë si njeri”/ Mira Murati zbulon teknologjinë që mund të ndryshojë përgjithmonë Inteligjencën Artificiale

“Do flasë si njeri”/ Mira Murati zbulon teknologjinë që mund të ndryshojë përgjithmonë Inteligjencën Artificiale

nga Fast News
12:13 | 15/05/2026
0

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

nga Fast News
11:12 | 15/05/2026
0

Recent News

Transforimi digjital i ekonomisë, diaspora ndihmë bizneseve shqiptare për në BE

Transforimi digjital i ekonomisë, diaspora ndihmë bizneseve shqiptare për në BE

08:00 | 16/05/2026
Presidenti Begaj vizitë në Universitetin Mesdhetar: Ndërkombëtarizimi realitet për profesionistët në tregun e punës në Shqipërinë e sotme dhe BE

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin Mesdhetar: Ndërkombëtarizimi realitet për profesionistët në tregun e punës në Shqipërinë e sotme dhe BE

21:06 | 15/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora