Kompjuterët e gjeneratës së ardhshme mund të mos varen më nga elektronika tradicionale, por nga drita. Studiuesit thonë se këto pajisje do të jenë deri në 100 herë më të shpejta dhe do të konsumojnë shumë më pak energji se sistemet aktuale.
Nga elektronet te drita
Sot, kompjuterët bazohen në lëvizjen e elektroneve që përfaqësojnë informacionin në formën e biteve 0 dhe 1. Ky proces, megjithëse shumë i avancuar, ka kufizime fizike që ngadalësojnë shpejtësinë e përpunimit të të dhënave.
Në qasjen e re, informacioni nuk transportohet më nga elektronet, por nga impulse drite (laser). Këto impulse janë në gjendje të manipulojnë gjendjet kuantike të materialeve në kohë jashtëzakonisht të shkurtra, duke mundësuar llogaritje shumë më të shpejta.
100 herë më shpejt dhe me më pak energji
Sipas studiuesve, përdorimi i dritës lejon që operacionet kompjuterike të kryhen në frekuenca shumë më të larta se ato aktuale. Rezultati është një rritje e performancës deri në 100 herë, duke ruajtur njëkohësisht funksionim në temperaturë ambienti dhe me konsum të ulët energjie.
Zbulimi nga Milano
Eksperimenti është realizuar nga një ekip kërkimor në Universiteti Politeknik i Milanos dhe është publikuar në revistën shkencore Nature Photonics.
Studiuesit e shohin këtë si një hap të rëndësishëm drejt kompjuterëve fotonikë, një teknologji që mund të ndryshojë mënyrën se si përpunohen të dhënat në të ardhmen./Business Mag







