Shqiptarët kanë ndryshuar preferencat në makinat që përdorin. Ndërsa më përpara dominonte Mercedez Benz, tani vendin e parë e mban Volksëagen. Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave dhe tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 16 %, e ndjekur nga Mercedes Benz me 15.2 %.

Sipas këtyre statistikave, në tre muajt e parë të këtij viti, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.068.251. Ndër to, autoveturat përbëjnë 80.7 % të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6.2 % dhe automjetet për transport të përzier me 5.8 %.
Tirana zë peshën më të madhe me 34.7 % të mjeteve gjithsej, ndjekur nga Durrësi me 13.6 %. Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2.1 % dhe 2.4 %. Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 22.092 mjete, nga të cilat 80% ishin autovetura. Sërish, qarku i Tiranës udhëheq me 42.3 % të regjistrimeve të reja.
Ndryshimet, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025, numri total i mjeteve është rritur me 9.3 %, ndërsa regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 8.7 %.








