Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

nga Fast News
6 months më parë
në Bota
0
Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e naftës u rritën ndejshëm në tregjet ndërkombëtare, me treguesin referencë Brent, që kaloi nivelin e 125 dollarëve për fuçi, ndërsa investitorët po vlerësojnë rrezikun e një ndërprerjeje të zgjatur të furnizimeve globale, pas vijimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit.

Brent arriti gjatë tregtimit deri në 126.41 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga marsi 2022, ndërsa kontratat e naftës amerikane WTI u ngjitën në 108.34 dollarë për fuçi.

Rritja e re erdhi pas një vale të mëparshme të fortë në tregjet e energjisë.

Një ditë më parë, Reuters raportoi se kontratat e Brent për qershorin u rritën me 6.77 dollarë, ose 6.1%, duke u mbyllur në 118.03 dollarë për fuçi, përpara se në tregtimet pas mbylljes të preknin 120 dollarë për herë të parë që nga qershori 2022. Në të njëjtën seancë, WTI u rrit me 6.95 dollarë, ose 7%, në 106.88 dollarë për fuçi.

Tensionet u përshkallëzuan më tej pasi bllokada në Hormuz nuk dha sinjale lehtësimi. Brent u rrit deri në 126.20 dollarë për fuçi në tregjet aziatike, ndërsa WTI arriti në 110.23 dollarë, pas raportimeve se SHBA-ja po shqyrtonte opsione ushtarake për të thyer bllokimin e furnizimeve në rajon.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Rëndësia e Hormuzit e bën çdo bllokim të tij një goditje të drejtpërdrejtë për tregun global të energjisë.

Sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë, në vitin 2024 përmes Ngushticës së Hormuzit kalonin mesatarisht rreth 20 milionë fuçi naftë në ditë, e barabartë me rreth 20% të konsumit global të naftës dhe lëngjeve të tjera të naftës. Pesha e këtij korridori është veçanërisht e madhe për Azinë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) vlerëson se 89% e naftës bruto dhe kondensatit që kaloi përmes Hormuzit në gjysmën e parë të vitit 2025 shkoi drejt tregjeve aziatike, kryesisht Kinës, Indisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Kriza nuk prek vetëm naftën. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se Hormuzi është gjithashtu një korridor i rëndësishëm për gazin natyror të lëngshëm, veçanërisht për furnizimet nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Azisë.

Sipas IEA, në vitin 2025 rreth 90% e LNG-së që kalonte përmes Hormuzit ishte e destinuar për tregjet aziatike, ndërsa pjesa e Europës ishte pak mbi 10%.

Rritja e çmimeve po ushqen frikën për një valë të re inflacioni global. Kontrata për dorëzimin e qershorit u rrit me 4.1% në 122.88 dollarë.

Çmimet janë rritur ndjeshëm që nga nisja e konfliktit, nga rreth 70 dollarë për fuçi, duke reflektuar bllokimin diplomatik dhe frikën se ndërprerja e furnizimeve mund të zgjasë.

Nëse bllokada zgjatet, tregu rrezikon të hyjë në një fazë çmimesh edhe më të larta, sepse kapacitetet alternative për të zëvendësuar naftën që kalon nga Hormuzi janë të kufizuara.

Për ekonomitë importuese të energjisë, sidomos në Europë dhe Azi, kjo do të thotë kosto më të larta për karburantet, transportin, industrinë dhe zinxhirët e furnizimit, me pasoja të drejtpërdrejta në inflacion dhe rritjen ekonomike./Reuters, AP

Etiketa: aktualitet
Pas

Fuqizohet nënstacioni elektrik i Golemit, ministri Karakaçi: Investime edhe në rrjetin e Porto Romanos dhe Spillesë

Para

Rriten të ardhurat/ Ministri Malaj jep lajmin e mirë: 77 mijë individë kompensim nga DIVA, rimbursohen 12 mln euro

Para
Rriten të ardhurat/ Ministri Malaj jep lajmin e mirë: 77 mijë individë kompensim nga DIVA, rimbursohen 12 mln euro

Rriten të ardhurat/ Ministri Malaj jep lajmin e mirë: 77 mijë individë kompensim nga DIVA, rimbursohen 12 mln euro

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

nga Fast News
21:33 | 20/10/2026
0

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

nga Fast News
21:05 | 20/10/2026
0

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

nga Fast News
18:23 | 20/10/2026
0

Recent News

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

21:33 | 20/10/2026
LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

21:05 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora