Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Uncategorized

Hapet segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri në Rinas

nga Fast News
10 minutes më parë
në Uncategorized
0
Hapet segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri në Rinas
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është hapur plotësisht për qarkullimin segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri te mbikalimi i Rinasit, një ndër akset më të rëndësishme dhe më të ngarkuara rrugore në vend.

Në inspektimin e punimeve ishin prezent Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli.

Ministri Karakaçi, gjatë inspektimit, theksoi rëndësinë strategjike të këtij aksi. “Jemi në autostradën Tiranë–Durrës, që është rruga automobilistike më e ngarkuar në Shqipëri. Ky segment është bashkimi i tre fazave, me rreth 7 kilometra të kontraktuara. Aktualisht ndodhemi në kilometrat e para që fillojnë nga Casa Italia dhe përfundojnë në kilometrin e 6, tek dalja për në Rinas.

Duhet të theksojmë se këtu janë përfunduar dy fazat e para, ndërkohë që kemi të kontraktuar edhe fazën e tretë, e cila nis nga mbikalimi i Rinasit dhe vijon deri te mbikalimi i Laknasit.” – u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa u ndal edhe te ndërhyrjet e planifikuara për përmirësimin e qarkullimit: “Do të hapim edhe pjesë të tjera të rrugës, pasi mbikalimi i Rinasit krijon një ‘hinkë’ që kufizon lëvizjen e automjeteve. Ai është i kontraktuar për t’u demontuar dhe projekti parashikon ndërtimin e hyrje-daljeve dhe rampave të reja për aeroportin.”

Segmenti i përfunduar tashmë është me 4 (katër) korsi dhe është realizuar me teknologji të re asfaltimi, e përdorur për herë të parë në vend, duke përmirësuar ndjeshëm standardin dhe sigurinë rrugore.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nga ana e tij, Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, u shpreh se së shpejti do të nisë zbatimi i kontratës për gjelbërimin, që do t’i ndryshojë pamjen autostradës. Kozeli shtoi gjithashtu se punimet vijojnë në fazat e tjera të projektit: “Ndërkohë jemi në fazë punimesh në fazën B, që përfshin nyjën e Laknasit, mbikalimin e Rinasit dhe zgjerimin e nënkalimit.”

Duke folur për vijimin e investimit, Ministri Karakaçi bëri të ditur përshpejtimin e procedurave për zgjerimin e mëtejshëm të aksit. “Kemi parashikuar vijimin e Tiranë–Durrësit për vitin 2027, por pas diskutimeve do ta afrojmë në vitin 2026, në mënyrë që menjëherë të vijojmë pas kilometrit të 7-të me segmentet pasuese. Kjo është një rrugë prioritare, pasi lidh portin e Durrësit me pjesën tjetër të vendit dhe ndikon drejtpërdrejt në lehtësimin e trafikut, veçanërisht për hyrjet nga veriu drejt Tiranës, duke u lidhur me aeroportin e Rinasit dhe nyjën e Kasharit.” – u shpreh ministri Karakaçi.

Në fokus të qeverisë është edhe avancimi i projekteve të tjera madhore infrastrukturore në kuadër të Korridorit Blu. “Segmenti Kashar–Lekaj është në fazë përfundimtare të oponencës teknike dhe dokumentacionit, në mënyrë që të nisë zbatimi nga kontraktori. Ndërsa Milot–Balldren është në fazat përmbyllëse të procedurës dhe shumë shpejt, brenda dy-tre javësh, pritet shpallja e fituesit.”, – theksoi ministri, teksa theksoi rëndësinë e këtij të fundit për zonat veriore dhe turizmin:“Është një rrugë që ndikon në lehtësimin e trafikut për qytetet e veriut, kryesisht Shkodrën dhe Lezhën, si dhe gjatë sezonit veror kontribuon në zhbllokimin e qarkullimit në të gjithë bregdetin Adriatik.”

Hapja e këtij segmenti dhe avancimi i projekteve të tjera konfirmojnë vijimin e investimeve në modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e cilësisë së transportit në vend.

Etiketa: aktualitet
Pas

Samiti i Qipros, Evropa mes krizës dhe riformësimit strategjik

Para

Firmoset marrëveshja 6 mld dollarë për gazin mes Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Greqisë

Para
Firmoset marrëveshja 6 mld dollarë për gazin mes Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Greqisë

Firmoset marrëveshja 6 mld dollarë për gazin mes Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Greqisë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Firmoset marrëveshja 6 mld dollarë për gazin mes Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Greqisë

Firmoset marrëveshja 6 mld dollarë për gazin mes Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Greqisë

nga Fast News
16:25 | 28/04/2026
0

Hapet segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri në Rinas

Hapet segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri në Rinas

nga Fast News
16:23 | 28/04/2026
0

Samiti i Qipros, Evropa mes krizës dhe riformësimit strategjik

Samiti i Qipros, Evropa mes krizës dhe riformësimit strategjik

nga Fast News
16:21 | 28/04/2026
0

Humbni peshë me banane

Humbni peshë me banane

nga Fast News
11:00 | 28/04/2026
0

Recent News

Firmoset marrëveshja 6 mld dollarë për gazin mes Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Greqisë

Firmoset marrëveshja 6 mld dollarë për gazin mes Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Greqisë

16:25 | 28/04/2026
Hapet segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri në Rinas

Hapet segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri në Rinas

16:23 | 28/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora