Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
10 months më parë
në Analizë
0
Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga qendra studimore e taksave, Altax

Prej vitesh flasim për integrimin evropian, për standarde dhe reforma, por në terren ekonomia shqiptare po lëviz në drejtim të kundërt. Një nga treguesit më shqetësues është rritja e parasë jashtë bankave, një fenomen që po bëhet kronik dhe që po e largon Shqipërinë nga praktikat normale evropiane.

Analiza e ekspertit të ekonomisë Eduard Gjokutaj e vë qartë gishtin në plagë: në Shqipëri, një pjesë shumë e madhe e parasë qarkullon jashtë sistemit bankar, duke ushqyer euroizimin, informalitetin dhe ekonominë e zezë. Sot, rreth 55% e transaksioneve kryhen në euro, një shifër alarmante për një vend që pretendon të forcojë monedhën e vet dhe të integrohet në tregun e brendshëm evropian.

Nëse e krahasojmë me rajonin, kontrasti është i fortë. Kroacia tashmë ka adoptuar euron, ndërsa Bullgaria po përgatitet ta bëjë këtë në vitin 2026, pas një procesi të gjatë disiplinimi monetar, fiskal dhe formalizimi të ekonomisë. Shqipëria, përkundrazi, po shkon drejt një euroizimi informal, të pakontrolluar dhe të rrezikshëm.

Paraja jashtë bankave nuk është thjesht statistikë. Ajo deformon tregun, forcon aktivitetet informale, dobëson politikën monetare të Bankës së Shqipërisë dhe krijon një kurs këmbimi që nuk reflekton ekonominë reale. Biznesi prodhues dhe eksportues shqiptar është viktima e parë: humb konkurrueshmërinë, përballet me kosto më të larta dhe me një ambient të pabarabartë ku fiton jo ai që prodhon, por ai që qarkullon cash-in.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ajo që më shqetëson më shumë është paqartësia mbi presionin real që do të ushtrojë Bashkimi Evropian ndaj Shqipërisë për të normalizuar këta parametra jetikë: uljen e parasë jashtë bankave, kufizimin e ekonomisë informale, forcimin e rolit të lekut dhe ndërtimin e një sistemi financiar transparent.

Pa një përballje të sinqertë me këto probleme, integrimi evropian rrezikon të mbetet një slogan politik, jo një transformim real ekonomik. Dhe pa këtë transformim, Shqipëria do të hyjë – nëse hyn – në Evropë me një ekonomi të brishtë, jo me dinjitetin që meriton.

Etiketa: aktualitet
Pas

3.2 milionë $ për një peshk

Para

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Para
Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas

nga Fast News
09:50 | 24/10/2026
0

Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

nga Fast News
09:27 | 24/10/2026
0

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

nga Fast News
15:25 | 23/10/2026
0

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

nga Fast News
14:47 | 23/10/2026
0

Recent News

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas

09:50 | 24/10/2026
Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

09:27 | 24/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora