Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat

nga Fast News
2 minutes më parë
në Analizë
0
Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy tenderë për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, duke e çuar projektin drejt Vorës. Fondi limit për të dyja procedurat arrin në 4.82 mld lekë, nga të cilat 2.32 mld lekë janë për fazën e katërt dhe rreth 2.5 mld lekë për fazën e pestë. Në total të dy fazat e reja të zgjerimit shtrihen në rreth 6 km, nga zona e Limuthit deri në Gërdec. Sipas grafikëve të tenderëve, punimet për secilën fazë janë planifikuar të zgjasin 24 muaj, nga nënshkrimi i kontratës. Në fazën e katërt, krahas zgjerimit të rrugës kryesore, dokumentet parashikojnë punime në nënkalimin e këmbësorëve në Picar, dy mbikalime për këmbësorët dhe një rrugë dytësore. Në fazën e pestë përfshihen nyja në disnivel e Vorës, nënkalimet e Vorës dhe Gërdecit, si dhe ndërhyrje në rrugët dytësore.

Dy tenderët pasojnë punimet që kanë nisur në lotin III që shkon deri te nënkalimi i Limuthit. Për fazat III, IV e V, projektbuxheti i vitit 2027 parashikon së bashku 2.56 mld lekë financim gjatë vitit. Ndërkaq, zgjerimi pritet të vijojë edhe me pesë faza të tjera, nga e gjashta deri te e dhjeta, me një vlerë të planifikuar prej 16.2 mld lekësh. Sipas projektbuxhetit, fondet e para për këto faza parashikohen në vitin 2028 dhe financimi shtrihet deri në vitin 2031.
Segmenti i parë i zgjeruar, prej rreth 6 km nga Tirana deri te mbikalimi i Rinasit, është hapur plotësisht për qarkullimin që prej prillit të vitit 2026. Ai ka 8 korsi në total, nga 4 për secilin drejtim, duke u kategorizuar si rrugë e kategorisë A. Paralelisht me tenderët për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur edhe tri procedura për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat–Ndroq–Plepa, si një aks alternativ me autostradën. Tenderët për lotet 4, 5 dhe 6 kanë një fond limit të përbashkët prej rreth 3.57 mld lekësh./ Scan Tv



Pas

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat

Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat

nga Fast News
19:59 | 20/11/2026
0

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

nga Fast News
19:20 | 20/11/2026
0

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

nga Fast News
18:45 | 20/11/2026
0

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

nga Fast News
18:09 | 20/11/2026
0

Recent News

Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat

Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat

19:59 | 20/11/2026
FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

19:20 | 20/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora