• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

EasyPay, 15 vite inovacion! Transformimi digjital i sektorit financiar po ecen me hapa të shpejtë

nga Fast News
17 minutes më parë
në Finance
0
EasyPay, 15 vite inovacion! Transformimi digjital i sektorit financiar po ecen me hapa të shpejtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në vitin 2010, një ide e guximshme do të sillte ndryshim rrënjësor në mënyrën se si shqiptarët paguajnë dhe menaxhojnë financat e tyre. EasyPay lindi si pionieri i parë i pagesave elektronike në vend, duke ofruar një alternativë të shpejtë, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për individët dhe bizneset. Sot, 15 vite më vonë, EasyPay mbetet një nga aktorët më të qëndrueshëm të sektorit FinTech në Shqipëri — me një rrugëtim të mbushur me arritje, partneritete dhe sfida që e kanë forcuar si simbol të inovacionit financiar.

Një rritje e ndërtuar mbi besim dhe inovacion

Në një treg ku skepticizmi ndaj teknologjisë financiare mbetet i lartë, EasyPay ka arritur të fitojë e ruajë besimin dhe rritjen e tregut të saj, përmes punës së vazhdueshme të skuadrës së saj. Vetëm në vitin 2024, kompania shënoi një rritje me mbi 25% nga viti paraardhës. Ky progres nuk është thjesht tregues rritjeje, por dëshmi e aftësisë së saj për t’u përshtatur dhe për të sjellë produkte që i flasin nevojave reale të tregut.

Rrjeti me mbi 560 pika agjentësh në të gjithë vendin i ka dhënë EasyPay një avantazh unik: një model që kombinon kontaktin fizik me shërbimet dixhitale, duke mundësuar përfshirje financiare në çdo zonë, nga Tirana te fshatrat më të largëta. “Filozofia jonë është e thjeshtë: të ofrojmë zgjidhje praktike e moderne, duke vendosur gjithmonë klientin (qoftë ai klient fundor apo biznes i vogël dhe i mesëm) në qendër,” shprehet themeluesja dhe CEO-ja, znj. Linda Shomo.

Pesëvjeçari i transformimit të shpejtë 

Pesë vitet e fundit kanë shënuar periudhën më intensive të zhvillimit për EasyPay dhe për tregun shqiptar të pagesave elektronike në tërësi. Në një mjedis të ndikuar fillimisht nga pandemia dhe më pas nga valët e dixhitalizimit në nivel rajonal, EasyPay arriti të përshpejtojë modernizimin e saj.

Gjatë periudhës 2020–2025, kompania dyfishoi numrin e transaksioneve dhe rriti me mbi 200% volumin e pagesave që përpunon çdo vit. U shtuan shërbime të reja për bizneset dhe individët, duke përfshirë pagesat për institucionet publike, universitetet dhe shërbimet e utiliteteve. Partneritetet afatgjata me aktorë strategjikë si OSHEE, Ria Money Transfer, Wolt, Bashkite e vendit, DPT, etj forcuan pozicionin e kompanisë si platformë universale pagesash, si një one stop shop.

Po gjatë kësaj periudhe, u vijua puna për të përmirësuar platformën ekzistuese, jo vetëm duke shtuar shërbime pagesash, por duke përditësuar aplikacionin EasyPay sipas kërkesave të tregut: përditësimi në një aplikacion me tre llogari (individ, biznes dhe ekspres); lancimi në aplikacioni I sistemit të identifikimit elektronik;  integrimi I nënshkrimit dixhital, dhe ngritja e infrastrukturës për Open Banking, që u konkretizua në vitin 2024 me licencimin zyrtar nga Banka e Shqipërisë, ishin ndër zhvillimet më të mëdhaja të EasyPay.

Lexo edhe: Remitancat në Shqipëri: Një shtyllë ekonomike e qëndrueshme dhe mjet lidhjeje me të dashurit

2025: Viti i maturisë dhe i provës së besimit

Në vitin 2025, që përkon me 15-vjetorin e saj, EasyPay ndodhet në një pikë kthese. Pavarësisht suksesit, kompania përballet me një realitet të ri: ruajtjen e besimit në një treg që po diversifikohet dhe po bëhet më kërkues! Kur një klient zgjedh EasyPay, ai zgjedh besimin pas emrit të saj — një kapital i ndërtuar përmes punës së përditshme, jo përmes dekadave tradite. Ndryshe nga bankat tradicionale, që gëzojnë sigurinë e historisë, EasyPay duhet ta fitojë çdo ditë këtë besim përmes cilësisë, automatizimit dhe kujdesit ndaj klientit. Edhe pse një aktor më i vogël se bankat e nivelit të dytë, EasyPay ka pasur një ndikim të rëndësishëm në ndryshimin e kulturës financiare në Shqipëri. Për shumë qytetarë, kontakti i parë me pagesat dixhitale ka qenë përmes EasyPay. Qoftë për të paguar fatura, për të dërguar apo marrë para, kompania ka ndihmuar që teknologjia të bëhet pjesë e përditshmërisë. Kjo qasje ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e përfshirjes financiare, duke ulur hendekun mes atyre që kishin akses në shërbime financiare dhe atyre që mbeteshin jashtë tij.

Momente kyçe të rrugëtimit

  • 2011 – Prezantimi i pagesave me SMS dhe partneritetet e para me bizneset e mëdha.
  • 2014 – Prezantimi i portofolit elektronik Easypay si E-wallet i pare ne Shqiperi.
  • 2015 – Licencimi si Institucion i Parasë Elektronike, që shënoi një epokë të re sigurie dhe standardizimi.
  • 2016–2020 – Partneriteti me OSHEE dhe Ria Money Transfer, që forcuan pozicionin e kompanisë në treg.
  • 2021-2022 – Zgjerim i platformes Easypay me sherbime te mikrokredise dhe siguracioneve.
  • 2024 – Licensa e parë e Open Banking, duke e vendosur EasyPay në pararojë të inovacionit financiar në Shqipëri dhe rajon.
  • 2025 – Transaksioni i pare me Open Banking në Ballkanin Perëndimor, pioner të inovacionit financiar në rajon.

Një ekip që udhëheq ndryshimin

Pas çdo arritjeje qëndron një skuadër e motivuar! EasyPay numëron sot mbi 60 punonjës, me nje shumicë të grave në ekip dhe mbi 30% e rrjetit të agjentëve janë biznese të themeluara dhe menaxhuara nga gra, duke e bërë kompaninë një shembull të barazisë dhe përfaqësimit gjinor në sektorin FinTech, teksa investimi në trajnime dhe zhvillim profesional mbetet prioritet i përhershëm!

Duke parë larg, për të vepruar më mirë tani

Sfida për sigurinë e të dhënave, zbatimi i standardeve evropiane dhe edukimi i tregut nuk kanë qenë pengesa — por shtysa për përmirësim. Pesëmbëdhjetë vitet e para ishin histori inovacioni dhe konsolidimi; ato që vijnë synojnë zgjerim dhe pjekuri.

Në horizont janë disa objektiva madhorë:

  • Shndërrimi i mëtejshëm i aplikacionit në një Super App, që bashkon pagesat, logjistikën dhe shërbimet e e-commerce;
  • Zgjerimi i produktit me remitanca dixhitale dhe aplikacion multi currency për një Shqipëri më të lidhur globalisht.
  • Zgjerimi ndërkombëtar i Easypay në vendet e Ballkanit Perëndimor bazuar në eksperiencen dhe ekspertizen e mbledhur në 15 vite në tregun shqiptar. 

Nga një ide e vogël në Tiranë në një aktor kyç të transformimit digjital në Shqipëri, EasyPay mbetet dëshmi se guximi dhe inovacioni mund të krijojnë besim — edhe në një treg ku tradita ka qenë përherë kapitali kryesor.

Etiketa: aktualitet
Pas

Përfundon sot afati për programin e vetëpunësimit, jepen grante deri në 1 milion lekë për ide të reja biznesi

Para

iSmart Consulting: Një nga firmat e para të PR në SHBA të themeluara nga sipërmarrës shqiptarë

Para
iSmart Consulting: Një nga firmat e para të PR në SHBA të themeluara nga sipërmarrës shqiptarë

iSmart Consulting: Një nga firmat e para të PR në SHBA të themeluara nga sipërmarrës shqiptarë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Taksat e makinës tani mund të paguhen edhe në e-Albania, ja sesi

Taksat e makinës tani mund të paguhen edhe në e-Albania, ja sesi

nga Fast News
15:52 | 30/09/2025
0

Këshillimi i Karrierës – Udhërrëfyesi i suksesit për maturantët

Këshillimi i Karrierës – Udhërrëfyesi i suksesit për maturantët

nga Fast News
15:45 | 30/09/2025
0

iSmart Consulting: Një nga firmat e para të PR në SHBA të themeluara nga sipërmarrës shqiptarë

iSmart Consulting: Një nga firmat e para të PR në SHBA të themeluara nga sipërmarrës shqiptarë

nga Fast News
15:39 | 30/09/2025
0

EasyPay, 15 vite inovacion! Transformimi digjital i sektorit financiar po ecen me hapa të shpejtë

EasyPay, 15 vite inovacion! Transformimi digjital i sektorit financiar po ecen me hapa të shpejtë

nga Fast News
15:37 | 30/09/2025
0

Recent News

Taksat e makinës tani mund të paguhen edhe në e-Albania, ja sesi

Taksat e makinës tani mund të paguhen edhe në e-Albania, ja sesi

15:52 | 30/09/2025
Këshillimi i Karrierës – Udhërrëfyesi i suksesit për maturantët

Këshillimi i Karrierës – Udhërrëfyesi i suksesit për maturantët

15:45 | 30/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar