• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

nga Fast News
42 minutes më parë
në Finance
0
Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

EasyPay po kalon një fazë të re transformimi, duke sjellë një valë risish në shërbimet financiare dixhitale dhe fizike në Shqipëri. Nga integrimi me bankat kryesore përmes Open Banking, te shërbimet më të fundit për udhëtime, taksa vendore dhe evente sportive, EasyPay ka krijuar kështu një ekosistem gjithëpërfshirës pagesash dhe shërbimesh, të aksesueshëm njësoj nga aplikacioni dhe rrjeti i agjentëve fizikë në të gjithë vendin.

Në një treg ku Open Banking është ende një koncept në zhvillim, EasyPay e kthen atë në realitet të prekshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë klientë që përdorin aplikacionin EasyPay. Sot, në vetëm pak sekonda, përdoruesit mund të rimbushin llogarinë e tyre elektronike në EasyPay drejtpërdrejt nga llogaria bankare, pa procedura të ndërmjetme, pa komisione të padukshme dhe tërësisht online me katër banka kryesore në tregun shqiptar: Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Bank Albania, ABI Bank dhe ProCredit Bank.Ky integrim vendos një standard të ri në treg: banking që punon në favor të përdoruesit. Jo vetëm që kursen kohë, por rrit ndjeshëm efikasitetin dhe transparencën në menaxhimin e financave personale apo të biznesit. Në vend që të kalojnë nga një aplikacion në tjetrin, përdoruesit mund të ndërveprojnë me llogaritë e tyre bankare brenda EasyPay, në kohë reale.





EasyPay – shumë më tepër sesa pagesa

Përpos zhvillimeve të vazhdueshme në fushën e Open Banking, EasyPay vijon me përkushtim edhe zgjerimin e gamës së shërbimeve të reja për përdoruesit e platformës online apo për ata që preferojnë kryerjen e pagesave me para në dorë në pikat fizike:

  • Zgjerimi i portofolit me shërbime të reja eSIM, në pikat EasyPay
    Gjatë muajit të fundit, EasyPay është integruar me një operator të ri në platformën e saj – Viaesim – që i mundëson qytetarëve të blejnë dhe aktivizojnë karta elektronike të internetit (eSIM). Një zgjidhje efikase për udhëtarët, profesionistët në lëvizje, apo çdo përdorues që kërkon lidhje të shpejtë dhe pa kufizime roaming.
  • Shtimi i taksave të Bashkisë Vlorë, në pikat EasyPay
    Një tjetër bashki i bashkohet rrjetit EasyPay: qytetarët dhe bizneset në Vlorë tani mund të paguajnë taksat vendore në të njëjtin vend ku paguajnë dritat, ujin, këstet e kredisë apo gjobat e automjetit. Kjo i jep një përvojë të plotë dhe të centralizuar përdoruesit – një zgjidhje “one stop shop”.
  • Maratona e Tiranës 2025 – kthim me sukses në skenën sportive
    EasyPay është sërish partneri ekskluziv i pagesave për Maratonën e Tiranës 2025, duke u ofruar sportdashësve mundësinë të regjistrohen për garë dhe të paguajnë pjesëmarrjen e tyre, si elektronikisht ashtu edhe me cash.
  • Zgjerim i gamës së operatorëve të internetit – Rrjeti i agjentëve EasyPay tashmë mbështet pagesat e abonimeve përmes paketave dhe planeve të përcaktuara nga operatorët Ej&BI dhe IBC, duke shtuar kështu alternativa të reja dhe më të përshtatshme për klientët që kërkojnë shërbime interneti të parapaguara.
  • Transferta kombëtare në euro– tashmë edhe në pikat EasyPay
    Një tjetër shërbim i ri që ofrohet përmes rrjetit të agjentëve EasyPay është transferta kombëtare në monedhën euro, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që kërkojnë një mënyrë të shpejtë, të thjeshtë dhe të aksesueshme për të dërguar apo tërhequr para brenda vendit.

EasyPay nuk po ndjek tendencat, po i formëson ato

Me Open Banking të aktivizuar dhe një portofol shërbimesh që zgjerohet çdo muaj, EasyPay po ndërton një ekosistem të integruar pagesash dhe financash digjitale që sfidon mënyrën tradicionale të ndërveprimit me institucionet financiare.

Në një kohë kur përdoruesit kërkojnë më shumë shpejtësi, më pak kompleksitet dhe më shumë autonomi, EasyPay po vendos standardet e reja për atë çfarë duhet të jetë një përvojë moderne financiare.

Etiketa: aktualitet
Pas

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

Para

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Para
Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Të Gjitha

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

nga Fast News
08:30 | 06/08/2025
0

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

nga Fast News
08:00 | 06/08/2025
0

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

nga Fast News
17:46 | 05/08/2025
0

Recent News

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

09:00 | 06/08/2025
Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

08:30 | 06/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar