Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të marrësh një kredi për të blerë banesë pritet të bëhet më e vështirë. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në raportin e fundit mbi Aktivitetin Kreditues se kërkesa nga ana e qytetarëve do të pësojë rënie, ndërkohë që edhe reagimi i sistemit bankar do të jetë me shtrëngim të kushteve. Krejt e kundërta do të ndodhë me bizneset, kushtet e kreditimit të së cilëve do të lehtësohem për të gjitha llojet e kredive.

“Përqasja e bankave në kreditimin e bizneseve pritet të mbetet e njëjtë edhe në tremujorin e tretë të vitit, për të gjitha kategoritë e biznesit si edhe në të gjitha kreditë lëvruar sipas qëllimit të përdorimit.

Në të kundërt, politikat e kreditimit priten të jenë shtrënguese për individët, kryesisht në segmentin e kredive për blerjen e banesave. Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të mbetet e lartë për çdo lloj qëllimi të përdorimit. Në të kundërt, kërkesa për kredi e individëve pritet të bjerë në tremujorin e tretë, kryesisht në ato për blerje banesash”, thekson raporti.

Prësa i përket tremujorit të dytë të këtij viti, Banka e Shqipërisë konstaton se bankat ndoqën politika të ngjashme kreditimi për bizneset në krahasim me një tremujor më parë. Ato ruajtën standarde, kushte e terma kreditimi të njëjta, si edhe miratuan një raport të ngjashëm kredish me një tremujor më parë, në segmentin e bizneseve.

“Bankat vijojnë të jenë prudente në vlerësimin e rrezikut, duke aplikuar marzhe më të larta në kreditë e kategorizuara me rrezik. Kuadri kreditues për individët, ngjashëm me bizneset, u raportua pothuajse i pandryshuar në tremujorin e dytë të vitit. Bankat mbajtën të pandryshuar standardet, kushtet dhe termat e kreditimit për kreditë akorduar individëve në tremujorin e dytë”, theksohet në raport.

Nga ana tjetër, ato raportuan një shkallë më e lartë miratimi kredish për individët, në sajë të vlerësimeve të bankave për cilësinë e kredimarrësve dhe të historikut të individëve në tregun e punës. Në linjë me pritjet e një tremujori më parë, kërkesa për kredi e sektorit privat u raportua më e lartë. “Nevojat e shtuara për financim – në mbulimin e investimeve të planifikuara nga bizneset, si edhe në blerjen e banesave apo financimin e konsumit nga individët, – treguesi i besimit të biznesit dhe të konsumatorit, si edhe ambienti i favorshëm i normave të interesit nxitën kërkesën e shtuar për kredi të agjentëve ekonomikë në tremujorin e dytë të viti”, vlerëson BSH.

Etiketa: aktualitet
Pas

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Para

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

Para
BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

nga Fast News
18:43 | 09/11/2026
0

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

nga Fast News
16:17 | 09/11/2026
0

Pensionistët/ Bonusi dyfishohet nga janari 2027, ja sa do të përfitojë çdo kategori

Ibrahimaj: 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve, 4 miliardë për indeksimin

nga Fast News
15:17 | 09/11/2026
0

Buxheti 2027/ Ministrja Ibrahimaj zbardh fondet për biznesin dhe punësimin

Buxheti 2027/ Ministrja Ibrahimaj zbardh fondet për biznesin dhe punësimin

nga Fast News
12:29 | 09/11/2026
0

Recent News

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

18:43 | 09/11/2026
5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

16:17 | 09/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora