Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik dy projektligje të rëndësishme që kanë të bëjnë me tregun e pronave në Shqipëri. Ka rikthyer cështjen e rivlerësimit të pasurive të patundshme me tatim të ulët dhe njëkohësisht, ka publikuar listën e referencave për qytetet e tjera të vendit, me përjashtim të Tiranës, referencat e të cilës kanë dalë që në korrik të vitit 2023.
Cfarë parashikon rivlerësimi?
Në bazë të projektit të qeverisë, të gjithë ata që zotërojnë një banesë apo bizneset që i kanë të tyret ambientet mund ti rivlerësojnë ato, duke i përafruar me vlerën e tregut, duke paguar vetëm 5% tatim nga 15% që është aktualisht. Rivlerësimi nis në janar të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë deri në shtator 2026.

Kjo është e disata herë që qeveria ndërmerre një nismë të tillë.
Që nga viti 2011, janë zbatuar pesë herë rivlerësime të pronave me tatim të ulët, që ka variuar nga 1% në 3%. Nisma e fundit që qeveria zotohet të marrë ka edhe tatimin më të lartë kundrejt nismave të mëparshme me 5%.

Paralelisht qeveria ka publikuar edhe listën e referencave të pronave në të gjithë vendin, me përjashtim të 32 zonave kadstrale të Tiranës.
Cmimet janë rritur deri në trefish për Durrësin, ku rritja më e ndjeshme është në zonën po ndërtohet porti i Marinës së Jahteve; si dhe në Vlorë ku konstatohet një rritje mbi 58%. Në Vlorë përfshihet si zonë më vete Ishuilli I Sazanit, referencat e të cilit rriten në mbi 223%. Në Sazan pritet të ndërtohet projekti i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump me vlerë 1.4 miliardë euro.

Referencat dhe rivlerësimi pritet të shoqëroehn me rritje të shit blerjes së pronave, një proces që për disa muaj u ngadalësua në pritje të vendimit të rivlerësimit, të premtuar nga qeveria që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.
 
	    	 LIGJET E BIZNESIT
 LIGJET E BIZNESIT

 
 
 

 
 




 
