Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Me hyrjen e Bullgarise në Eurozonë, Fibank forcon prezencën Europiane në Shqipëri

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Me hyrjen e Bullgarise në Eurozonë, Fibank forcon prezencën Europiane në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një kapitull i ri i rëndësishëm po hapet për Fibank në Shqipëri, për shkak të miratimit të anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë si shteti i 21‑të anëtar. Ky moment ngre ndjeshëm profilin e Fibank në tregun shqiptar, duke konsoliduar pozicionin e saj si pjesë e një grupi bankar evropian që operon nën stabilitetin dhe standardet e zonës së euros.

Fibank bëhet në mënyrë të denjë grupi i katërt bankar me bazë në eurozonë që vepron në Shqipëri, duke pasuruar më tej peizazhin bankar të vendit me integrim më të thellë europian, ekspertizë financiare dhe besueshmëri.

“Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë është jo vetëm një sukses historik për vendin tonë, por edhe një mundësi për të sjellë përfitime më të mëdha për klientët tanë në Shqipëri,” tha z. Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Fibank Albania. “Ky zhvillim forcon angazhimin tonë për stabilitet financiar, transparencë dhe standardet më të larta europiane bankare.”



Si pjesë e një grupi bankar evropian me seli në Sofje, veprimtaria e Fibank Albania do të përfitojë nga një përafrim edhe më i ngushtë me rregulloret dhe praktikat e eurozonës. Kjo nënkupton një themel më të fortë dhe mundësi më të mëdha, përfshi menaxhimin e riskut, aksesin në tregje financiare europiane dhe besim të shtuar tek klientët privatë dhe bizneset.

Klientët mund të presin:

  • Qasje më të mirë në produkte dhe shërbime të denominuara në euro
  • Stabilitet më të lartë i mbështetur nga korniza e eurozonës
  • Zgjidhje inovative në përputhje me tendencat europiane në bankim

Fibank Albania ka treguar vazhdimisht rritje të qëndrueshme dhe shpirt inovacioni, duke u kthyer në një partner të besueshëm për mijëra klientë privatë dhe korporativë. Lidhja e saj me Bullgarinë, që së shpejti do të jetë anëtare e eurozonës e pozicionon përkrah institucioneve më të mira financiare evropiane në tregun shqiptar.

Me bashkimin e Bullgarisë në eurozonë, Fibank është e gatshme të ofrojë edhe më shumë vlerë, inovacion dhe stabilitet për klientët e vet, duke forcuar me krenari urën midis Shqipërisë dhe Europës.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bizneset e shërbimeve pesimiste, parashikojnë ulje të punësimit

Para

Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

Para
Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fund gjobave në letër, Rama: Çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme, pagesa dhe ankimi online

Fund gjobave në letër, Rama: Çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme, pagesa dhe ankimi online

nga Fast News
11:47 | 24/11/2026
0

Ibrahimaj prezanton “e-Gjoba”: Bizneset dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale për penalitetet

Ibrahimaj prezanton “e-Gjoba”: Bizneset dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale për penalitetet

nga Fast News
11:41 | 24/11/2026
0

Paga dhe tatimi në 2027, kush do të paguajë më shumë?

Paga dhe tatimi në 2027, kush do të paguajë më shumë?

nga Fast News
18:59 | 23/11/2026
0

Tatimpaguesit i besojnë Muçit, mbi 6,500 pyetje në një muaj

Tatimpaguesit i besojnë Muçit, mbi 6,500 pyetje në një muaj

nga Fast News
17:40 | 23/11/2026
0

Recent News

Fund gjobave në letër, Rama: Çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme, pagesa dhe ankimi online

Fund gjobave në letër, Rama: Çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme, pagesa dhe ankimi online

11:47 | 24/11/2026
Ibrahimaj prezanton “e-Gjoba”: Bizneset dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale për penalitetet

Ibrahimaj prezanton “e-Gjoba”: Bizneset dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale për penalitetet

11:41 | 24/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora