Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
11 months më parë
në Finance
0
2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet publike kanë kryer shkelje financiare, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh.

Referuar raportit mbi Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik të Ministrisë së Financave,  përgjatë vitit 2024 janë evidentuar gjithsej 7,256 gjetje që lidhen me shkelje proceduriale, devijime dhe dobësi në sistemet e administrimit të pronës publike, prokurimeve, pagesave, shpërblimeve, menaxhimit të aseteve, sistemit të tatim-taksave, si dhe në fusha të tjera përkatëse të veprimtarisë së njësive publike.

Auditimi i brendshëm, megjithëse nuk ka si funksion parësor zbulimin e të gjitha shkeljeve, luan një rol të rëndësishëm në identifikimin e dobësive sistemike dhe parregullsive që mund të sjellin pasoja financiare për institucionet publike.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, auditimi i brendshëm ka evidentuar një sërë gjetjesh që kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në buxhetin e shtetit, duke përfshirë keqmenaxhimin e fondeve, mungesën e kontrolleve të brendshme efektive dhe zbatimin jo të plotë të procedurave ligjore dhe financiare.

Vëmendje të veçantë në raportimin e rezultateve, audituesit e brendshëm i kanë kushtuar  shkeljeve të disiplinës financiare, me efekte negative në buxhet.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Struktura e efektit financiar negativ të shkaktuar identifikon peshën specifike më të madhe, në rreth 31.3%,  tek sistemi i tatim-taksave dhe doganave, po ashtu në rreth 29.2%, zëra të tjera sipas fushave të përgjegjësisë së njësisë publike, në sistemin paga, shpërblime dhe komisione rreth 9.45%.

Konkretisht dëmi i gjetur në sistemin tatim taksa është rreth 60 milionë lekë, në paga e shpërblime 18 milionë lekë, në prokurim blerje dhe invbestime 16.4 milionë lekëm, në administrim prone dhe pasuri, 14.7 milonë lekë si dhe privatizime, shitje dhe qiradhënie 15.9 milionë lekë.

Për vlerën e efektit negativ të shkaktuar është kërkuar rikuperimi i shumës dhe ndjekja e arkëtimit deri në zhdëmtimin e plotë.

Këto gjetje tregojnë për nevojën e forcimit të mekanizmave të kontrollit dhe të llogaridhënies në administratën publike, me qëllim mbrojtjen dhe përdorimin e drejtë të fondeve publike.

Krahas kërkesave për rekuperim, vëmendje i është kushtuar dhënies së rekomandimeve për forcimin e kontrolleve dhe procedurave me qëllim parandalimin e përsëritjes së këtyre rasteve në të ardhmen./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Para

Alarmi nga sulmet kibernetike/ BE, program për forcimin e sigurisë të Shqipërisë

Para
Alarmi nga sulmet kibernetike/ BE, program për forcimin e sigurisë të Shqipërisë

Alarmi nga sulmet kibernetike/ BE, program për forcimin e sigurisë të Shqipërisë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të rrezikuar nga kriza e çmimeve, inflacioni pritet të kapërcejë kufirin e 3%

Të rrezikuar nga kriza e çmimeve, inflacioni pritet të kapërcejë kufirin e 3%

nga Fast News
13:09 | 16/05/2026
0

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

nga Fast News
13:01 | 16/05/2026
0

Rriten çmimet e karburanteve, ja vendimi i Bordit për naftën dhe benzinën

Rriten çmimet e karburanteve, ja vendimi i Bordit për naftën dhe benzinën

nga Fast News
12:46 | 16/05/2026
0

Trump në Pekin dhe konkurrenca për ekonominë botërore

Trump në Pekin dhe konkurrenca për ekonominë botërore

nga Fast News
12:10 | 16/05/2026
0

Recent News

Të rrezikuar nga kriza e çmimeve, inflacioni pritet të kapërcejë kufirin e 3%

Të rrezikuar nga kriza e çmimeve, inflacioni pritet të kapërcejë kufirin e 3%

13:09 | 16/05/2026
Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

13:01 | 16/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora