• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Papunësia ka rënë, por a është reale kjo?

nga Fast News
2 weeks më parë
në Ekonomi
0
Papunësia ka rënë, por a është reale kjo?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Të dhënat zyrtare tregojnë për rënie të papunësisë në vend, një lajm i mirë për ekonominë. Por kjo vetëm në pamje të parë, pasi analiza e detajuara e shifrave ilustrojnë një tjetër realitet.



Sipas Institutit të Statistikave, papunësia zbriti në fund të vitit të kaluar në 8.8%, niveli më i ulët i viteve të fundit.

Por a tregon kjo shifër numrin real të të papunëve në Shqipëri?

Në fakt jo dhe kjo për tre arsye qe nuk janë marrë parasysh në shifrën zyrtare të INSTAT: E para pakësimi i popullsisë nga emigrimi bën që në vend të ketë më pak të papunë dhe rrjedhimisht, papunësia të bjerë. E dyta, jo të gjithë të papunët i drejtohen zyrave të punësimit për t’u regjistruar. Kjo do të thotë se kemi një papunësi informale, e cila nuk llogaritet. Faktori i tretë është gjendja me fshatin. Sipas ligjit, cdo person që jeton në fshat dhe zotëron një ngastër toke quhet i vetëpunësuar, pavarësisht nësë e punon atë apo nxjerr të ardhura prej saj.

Papunësia në Shqipëri është më e ndjeshme tek gratë sesa tek burra dhe kryesisht tek të rinjtë.

Sipas të dhënave, 82.2% e meshkujve punojnë sot, përkundrejt 69.1% të grave. Por këto të fundit janë të angazhuara edhe në punët në familje, për mbarëvajtjen e shtëpisë dhe fëmijëve, në atë që njihet si punë e papaguar. Ndërsa shkalla e papuënsisë tek të rinjtë e moshës 15-29 vjec arrin në 19.1%, cka tregon se të rinjtë përballen me sfida të vazhdueshme për gjetjen e vendeve të qëndrueshme të punës.

Si manifestohet mungesa e punëtorëve në treg dhe cilat janë ato industri që e ndjejnë më shumë?

Thuajse të gjitha degët e ekonomisë po përballen me krizën e burimeve njerëzore. Më problematike është situata në sektorët e turizmit; shërbimeve; prodhimit; bujqësisë dhe ndërtimit.

Importimi i punëtorëve nga jashtë nuk rezultoi një eksperiment i suksesshëm, pasi të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri përbëjnë vetëm 1% të totalit të kërkesave të tregut për punëtorë. Kjo do të thotë se shumë industri, përfshi administratën publike mbeten “zbuluar” dhe në vështirësi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Trump kërcënon me sanksione këdo që blen naftë nga Teherani

Para

Bie besimi tek ekonomia, pesimistë konsumatorët dhe bizneset e industrisë

Para
Bie besimi tek ekonomia, pesimistë konsumatorët dhe bizneset e industrisë

Bie besimi tek ekonomia, pesimistë konsumatorët dhe bizneset e industrisë

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar