• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Sukses në tregun evropian! Startupi i themeluar nga shqiptari në Gjermani mbledh 2.1 milion euro për motorin e kërkimit të fuqizuar nga AI

nga Fast News
2 months më parë
në Biznes
0
Sukses në tregun evropian! Startupi i themeluar nga shqiptari në Gjermani mbledh 2.1 milion euro për motorin e kërkimit të fuqizuar nga AI
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Start-upi i suksesshëm gjerman amberSearch, me bashkëthemeluesin shqiptar Igli Manaj, ka arritur hapin e radhës të suksesit, kësaj herë në tregjet e kapitalit.

amberSearch dhe motori i saj unik i kërkimit i fuqizuar nga inteligjenca Artificiale arritën të marrin një financim fillestar prej 2.1 milion euro nga firma e kapitalit Ventech, e njohur për portofolin e saj të gjerë në kompanitë teknologjike në Evropë si dhe në Azi. Financimi do t’i mundësojë amberSearch që të vijojë rrugën e saj të zhvillimit të agjentëve të Inteligjencës Artificiale që i përgjigjen në kohë reale kërkesa të bizneseve të vogla dhe të mesme.





Ky start-up shihet si zgjidhja ideale e disponueshme për kompanitë e mesme që duan të jenë pjesë dhe të përfitojnë nga zhvillimet më të fundit në inteligjencën artificiale, pavarësisht burimeve të kufizuara në sistemet e tyre të Teknologjisë së Informacionit. Kjo është vlerësuar edhe nga investitorët që hodhën paratë e tyre për vijimin e kësaj ideje në shkallë më të gjerë.

Pjesë e këtij suksesi është edhe Igli Manaj, bashkëthemelues dhe shefi teknologjik i kompanisë (CTO). Pas përfundimit të studimeve në gjimnazin “Sami Frashëri”, Igli vijoi rrugën e arsimit në Universitetin “RWTH Aachen” të Gjermanisë, ku u diplomua për Shkenca Kompjuterike. Prej katër vitesh Igli është përkushtuar për ta kthyer start-upin e tij në një nga më konkuruesit në Evropë.

Për Iglin arritja e këtij objektivi është një gur-themel në jetëgjatësinë e kompanisë, e cila me këtë raund financimi pozicionohet edhe më mirë, duke thithur talente të reja dhe shtuar kapacitetet, për të vijuar misionin:

“Inteligjenca Artificiale dhe ne vecanti ajo gjenerative jane zhvilluar me hapa të shpejtë në vitet e fundit. Në filozofinë tonë, integrimi i ketyre teknologjive në rrjedhën e përditshme të punës është jetik për të qëndruar kompetitiv në tregjet e sotme të cilat janë shumë më dinamike se dhjetë vite më parë.”

Sukses i ekselencës shqiptare në tregun më të madh të Europës Në 2019-tën, ndërsa ChatGPT dhe Inteligjenca Artificiale ende nuk kishin pushtuar botën, Igli së bashku me dy kolegët e tij gjermanë, në inkubatorin e start-upeve të qytetit, kishin filluar punën për t’i ofruar tregut gjerman një produkt inovator. Koncepti ishte i thjeshtë: një motor kërkimi i integruar brenda kompanisë, që mblidhte të gjitha dokumentet elektronike nga një seri platformash duke i sistemuar në një arkivë të vetme digjitale.

Njësoj si komandat që përdoruesit i japin ChatGPT-së, bizneset mund të kërkojnë në databazën e tyre për t’i dhënë zgjidhje të shpejta problemeve që hasin në operacionet e përditshme, p.sh. Shpesh projekte të reja nisin brenda kompanisë për të cilat nevojitet informacion nga eksperienca të ngjashme kryer më parë. amberSearch të ofron një pasqyrë me rezultate në disa sekonda të informacioneve që të interesojnë.

Sot, amberSearch i ofron zgjidhje teknologjike 200 bizneseve të vogla dhe të mesme në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe ka mbi 30 punonjës. Në këtë start-up nuk mungon as ekselenca shqiptare pasi në rritjen e vrullshme të kompanisë kontribuojnë edhe 7 inxhinierë softueri shqiptarë, ku pesë prej tyre ndodhen në Shqipëri dhe dy në Kosovë.

Kompania tashmë synon që të bëhet lider në ofrimin e motorëve të kërkimit fuqizuar nga AI në tregun e bizneseve të vogla dhe të mesme, sidomos në sektorë jotradicionalë si prodhimi, ku shpesh kompleksiteti i sistemeve teknologjike dhe kostot e larta kanë penguar depërtimin e teknologjisë që po transformon çdo ditë botën në mënyrën si e njohim.

 

Media contact:

amberSearch:

Igli Manaj, [email protected]

Felix Eggert, [email protected]

 

Etiketa: aktualitet
Pas

BE jep 64.5 milionë euro për Shqipërinë, parafinancimi në kuadër të Planit të Rritjes

Para

Turistë të varfër vizitojnë Shqipërinë, ja sa janë shpenzimet mesatare për person

Para
Turistë të varfër vizitojnë Shqipërinë, ja sa janë shpenzimet mesatare për person

Turistë të varfër vizitojnë Shqipërinë, ja sa janë shpenzimet mesatare për person

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar