Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Për çdo dy dasma, një divorc! 6632 kërkesa të depozituara në dyert e gjykatave për ndarje

nga Fast News
2 years më parë
në Lifestyle
0
Për çdo dy dasma, një divorc! 6632 kërkesa të depozituara në dyert e gjykatave për ndarje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për çdo dy çifte që janë martuar gjatë vitit të kaluar, një tjetër ka përfunduar në dyert e gjykatave për t’i dhënë fund martesës. Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se gjatë vitit 2024 janë regjistruar rreth 12,100 martesa në të gjithë Shqipërinë.

Në krahasim me një vit më parë, numri i martesave ka shënuar një ulje prej 13%, duke vijuar trendin rënës të viteve të fundit.

Në anën tjetër, në gjykatat e vendit janë depozituar 6,632 kërkesa për divorc. Kjo do të thotë se raporti mes divorceve dhe martesave është afërsisht 1 me 2, një situatë që reflekton një prirje në rritje të ndarjeve ligjore.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se ky trend mund të vijojë të përkeqësohet, pasi numri i kërkesave për ndarje ka ardhur në rritje në tre vitet e fundit. Ndërkohë, numri i martesave po ndjek një drejtim negativ, me gjithnjë e më pak çifte që vendosin të ndërmarrin këtë hap.

Një rënie e numrit të martesave dhe një rritje e divorceve mund të ketë ndikime të drejtpërdrejta ekonomike. Më pak martesa do të thotë edhe më pak lindje, çka përkeqëson plakjen e popullsisë dhe ul fuqinë punëtore në të ardhmen.

Përveç kësaj, ndarjet shpesh shoqërohen me probleme financiare për familjet dhe rritje të kërkesës për mbështetje sociale. Gjithashtu, sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si tregu i pasurive të paluajtshme, organizimi i eventeve dhe konsumi familjar, mund të preken nga kjo prirje./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Lajmi i mirë për Shqipërinë! Miratohen pensionet me Italinë, Senati e kalon me 129 vota

Para

Lufta tregtare, Kina i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Amerikës: Gati jemi për çdo gjë

Para
Lufta tregtare, Kina i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Amerikës: Gati jemi për çdo gjë

Lufta tregtare, Kina i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Amerikës: Gati jemi për çdo gjë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

nga Fast News
16:50 | 13/11/2026
0

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

nga Fast News
15:45 | 13/11/2026
0

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

nga Fast News
15:20 | 13/11/2026
0

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

nga Fast News
14:50 | 13/11/2026
0

Recent News

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

16:50 | 13/11/2026
Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

15:45 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora