• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Lajmi i mirë për Shqipërinë! Miratohen pensionet me Italinë, Senati e kalon me 129 vota

nga Fast News
9 months më parë
në Finance
0
Lajmi i mirë për Shqipërinë! Miratohen pensionet me Italinë, Senati e kalon me 129 vota
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Senati italian miraton në unanimitet marrëveshjen e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë. Me 129 vota pro dhe asnjë kundër ka kaluar marrëveshja për pensionet me Shqipërinë, prej së cilës përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, ashtu edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.

Kështu bazuar në marrëveshje, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali apo italianët që janë në Shqipëri, përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe shtatzënia, sigurimin e papunësisë.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektiv (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që kanë paguar kontributet.



Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht prej vendit ku ka punuar, duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.

Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Dhe me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.

Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension, duke marrë dy pensione: i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu. Pra secili shtet, do paguajë sipas viteve të punës respektive.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria hyn në epokën e Bankingut të Hapur – Transaksioni i parë i suksesshëm!

Para

Për çdo dy dasma, një divorc! 6632 kërkesa të depozituara në dyert e gjykatave për ndarje

Para
Për çdo dy dasma, një divorc! 6632 kërkesa të depozituara në dyert e gjykatave për ndarje

Për çdo dy dasma, një divorc! 6632 kërkesa të depozituara në dyert e gjykatave për ndarje

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritje modeste e pagave, ndadalësohen ritmet në tremujorin e tretë 2025

Rritje modeste e pagave, ndadalësohen ritmet në tremujorin e tretë 2025

nga Fast News
18:31 | 10/12/2025
0

Ministrja Ibrahimaj: Transformimi ekonomik i Shqipërisë po përshpejtohet, investimet, eksportet dhe energjia e gjelbër në qendër të zhvillimit

Ministrja Ibrahimaj: Transformimi ekonomik i Shqipërisë po përshpejtohet, investimet, eksportet dhe energjia e gjelbër në qendër të zhvillimit

nga Fast News
18:30 | 10/12/2025
0

”The Banker” rendit Grupin OTP në krye të 100 bankave më të mira në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, për të tretin vit radhazi

”The Banker” rendit Grupin OTP në krye të 100 bankave më të mira në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, për të tretin vit radhazi

nga Fast News
18:00 | 10/12/2025
0

Përfundon maratona, projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

Përfundon maratona, projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

nga Fast News
17:25 | 10/12/2025
0

Recent News

Rritje modeste e pagave, ndadalësohen ritmet në tremujorin e tretë 2025

Rritje modeste e pagave, ndadalësohen ritmet në tremujorin e tretë 2025

18:31 | 10/12/2025
Ministrja Ibrahimaj: Transformimi ekonomik i Shqipërisë po përshpejtohet, investimet, eksportet dhe energjia e gjelbër në qendër të zhvillimit

Ministrja Ibrahimaj: Transformimi ekonomik i Shqipërisë po përshpejtohet, investimet, eksportet dhe energjia e gjelbër në qendër të zhvillimit

18:30 | 10/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar