• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Gjykata godet Musk, i ndalon aksesin në thesarin amerikan

nga Fast News
3 months më parë
në Bota
0
Gjykata godet Musk, i ndalon aksesin në thesarin amerikan

Elon Musk

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatës federal ka ndaluar përkohësisht ekipin e Elon Musk nga qasja në sistemet e pagesave dhe të dhënave të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, duke paralajmëruar se kjo mund të shkaktojë “dëme të pariparueshme”.

Ky vendim vjen si përgjigje ndaj një padie të ngritur nga 19 prokurorë të përgjithshëm demokratë, të cilët e akuzojnë Presidentin Trump për shkelje të Kushtetutës duke i dhënë Musk dhe ekipit të tij qasje të pakufizuar në sistemet kompjuterike të qeverisë federale.



Në padi theksohet se administrata e Trump ka lejuar jo vetëm të emëruarit politikë, por edhe punonjës të jashtëm të qeverisë, si anëtarët e programit të Musk, të quajtur “Departamenti i Efiçencës Qeveritare” (DOGE), të kenë akses në të dhënat më të ndjeshme të vendit. Kritikët pretendojnë se ky ekip nuk është fokusuar në kursimin e parave, por në bllokimin e fondeve federale për përfitues të caktuar, bazuar në axhendën e tyre politike.

Një gjykatës ka urdhëruar që çdo material i shkarkuar nga sistemet e Thesarit nga anëtarët e DOGE që nga 20 janari të shkatërrohet menjëherë. Ndërkohë, më 14 shkurt, administrata e Trump duhet të shpjegojë para gjykatës pse ka lejuar një gjë të tillë.

Musk nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të ndërprerë fondet federale për programe si klinikat shëndetësore, arsimin e hershëm dhe nismat për klimën. Në rrjetet sociale, ai ka deklaruar hapur synimin e tij për të “pezulluar rrjedhën e fondeve federale pa asnjë paralajmërim”.

Përpara ardhjes së Trump në pushtet muajin e kaluar, vetëm një numër i kufizuar zyrtarësh të kualifikuar kishin akses në sistemin e pagesave të Thesarit, sistem që shpërndan miliarda dollarë për përfitues të ndryshëm, përfshirë pensionet, pagat e punonjësve federalë dhe ndihmën për veteranët. Me ndryshimet e fundit, Musk dhe ekipi i tij janë futur në “qendrën nervore” të financave të SHBA-së, duke alarmuar ligjvënësit demokratë dhe punonjësit federalë.

Kjo nuk është beteja e vetme ligjore kundër politikave të reja të Trump. Në javët e fundit, ai është përballur me sfida të shumta, përfshirë padinë e sindikatave federale kundër përpjekjeve të administratës për të larguar nga puna mbi dy milionë punonjës qeveritarë. Një tjetër padi është ngritur nga agjentë të FBI-së, të cilët kërkojnë të mbrojnë identitetet e hetuesve që punuan në çështjen e trazirave të Kapitolit më 6 janar 2021.

Ndërkohë, Trump ka sinjalizuar se misioni i Musk nuk përfundon këtu. Pas financave, ai pritet të marrë në shënjestër Pentagonin, i cili ka kontrata miliardëshe me kompanitë e tij.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka paralajmëruar se administrata e Trump nuk ka asnjë të drejtë t’ua japë informacionet private të qytetarëve amerikanë kujtdo që dëshiron. “Ne nuk do të lejojmë që të dhënat më të ndjeshme të amerikanëve të bien në duart e njerëzve pa autorizim,” ka deklaruar ajo.

Në mes të kaosit, një gjë është e qartë, lufta ligjore sapo ka filluar, dhe Musk ,njeriu që dikur synonte yjet,  tani po kërkon të kontrollojë rrjedhën e miliardave në tokë./ New York Times

Etiketa: aktualitet
Pas

I zbuluar së fundmi, pse ky asteroid po shqetëson NASA-n?

Para

Si të përdorim rrjetet sociale për të rritur markën?

Para
Si të përdorim rrjetet sociale për të rritur markën?

Si të përdorim rrjetet sociale për të rritur markën?

Të Gjitha

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

nga Fast News
09:30 | 09/05/2025
0

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

nga Fast News
09:00 | 09/05/2025
0

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

nga Fast News
08:01 | 09/05/2025
0

Recent News

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

09:30 | 09/05/2025
Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

09:00 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar