Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nis ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-RMV, Karakaçi: Investim për sigurinë dhe integrimin

nga Fast News
5 months më parë
në Ekonomi
0
Nis ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-RMV, Karakaçi: Investim për sigurinë dhe integrimin

Enea Karakaci

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut është një investim për sigurinë, zhvillimin dhe integrimin e përbashkët europian. Kështu u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në ceremoninë e nisjes së punimeve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, linja 400 kV Elbasan-Bitola është një nga hallkat më të rëndësishme të Korridorit energjetik Lindje-Perëndim, pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII.

“Projekti i linjës 400 kV Elbasan-Bitola, është një nga hallkat më të rëndësishme të Korridorit energjetik Lindje-Perëndim, pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII. Ai përmbyll një boshllëk historik në rrjetin rajonal dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis sistemeve tona energjetike, duke rritur ndjeshëm sigurinë e furnizimit për të dy palët dhe duke shërbyer si një instrument i cili garanton angazhimet e të dy shteteve për integrimin rajonal dhe europian të tregjeve tona, krahas integrimit politik në Bashkimin Europian.

Kjo linjë nuk është vetëm një projekt bilateral. Ajo është pjesë e një vizioni më të gjerë, Korridorit VIII energjetik, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe më tej Italinë. Përmes këtij korridori, ne po ndërtojmë një urë të re energjetike mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës”, theksoi ministri.

Ministri Karakaçi tha se Shqipëria po kalon një fazë transformimi energjetik, duke u investuar maksimalisht jo vetëm në këtë projekt, por edhe të tjera.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Duke e vlerësuar maksimalisht këtë projekt, ne jemi investuar intensivisht në pjesën e linjës që kalon përmes Shqipërisë dhe me krenari, por jo për të bërë konkurrencë, se nuk do të ishte vendi, mund të them se kemi arritur në 80% të punimeve për ndërtimin e linjës në territorin shqiptar. Ndërkohë paralelisht me këtë projekt, Shqipëria po avancon edhe në iniciativa të tjera strategjike. Linja e re 400 kV me Greqinë, aktualisht në fazë studimore dhe e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të rrisë kapacitetet ndërkufitare dhe do të mbështesë integrimin e burimeve të rinovueshme në shkallë të gjerë”.

Ministri nënvizoi se “një tjetër projekt me rëndësi strategjike të jashtëzakonshme është interkonjeksioni nënujor Shqipëri-Itali, i cili synon të krijojë një dalje të drejtpërdrejtë drejt një prej tregjeve më të mëdha të vendeve të Bashkimit Europian. Ky projekt do të jetë kyç për të shmangur humbjen e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme dhe për të maksimizuar vlerën ekonomike të saj”.

Sipas tij, nëpërmjet këtyre investimeve, Shqipëria nuk po ndërton vetëm linja transmetimi, po një sistem energjetik më fleksibël, më të sigurt, më të integruar dhe plotësisht në përputhje me standardet europiane.

“Në të njëjtën kohë, po forcojmë rolin tonë si një vend tranzit për energjinë e gjelbër të rajonit. Flukset e reja energjetike që do të kalojnë përmes territorit tonë do të lidhin prodhimin në Ballkanin Lindor me tregjet e Europës Perëndimore, duke krijuar kështu një mundësi të re zhvillimi për të gjithë rajonin”, theksoi ai.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rreth 70 mijë legalizime, Rama: Një pjesë e tyre janë të pamundura nga ligji aktual. Po digjitalizojmë hartat

Para

Dita Botërore e Autizmit, qeveria do t’u paguajë vitet e punës për pension prindërve

Para
Dita Botërore e Autizmit, qeveria do t’u paguajë vitet e punës për pension prindërve

Dita Botërore e Autizmit, qeveria do t’u paguajë vitet e punës për pension prindërve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Monitorim çmimeve të produkteve me “Price Watch Albania”, ministrja Ibrahimaj: Do gjurmohen nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve

Monitorim çmimeve të produkteve me “Price Watch Albania”, ministrja Ibrahimaj: Do gjurmohen nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve

nga Fast News
20:44 | 26/08/2026
0

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

nga Fast News
16:20 | 26/08/2026
0

Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

nga Fast News
16:13 | 26/08/2026
0

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

nga Fast News
15:29 | 26/08/2026
0

Recent News

Monitorim çmimeve të produkteve me “Price Watch Albania”, ministrja Ibrahimaj: Do gjurmohen nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve

Monitorim çmimeve të produkteve me “Price Watch Albania”, ministrja Ibrahimaj: Do gjurmohen nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve

20:44 | 26/08/2026
Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

16:20 | 26/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora