Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

A do të ketë marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama përgjigjet nga Madridi

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
A do të ketë marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama përgjigjet nga Madridi

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje me Spanjën për emigrantët sikurse ajo me Italinë. Gjatë konferencës për shtyp në Madrid, ku do të nënshkruajë marrëveshjen për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, që do të mbahet në Tiranë dhe do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës, Rama theksoi se nuk e shikon të mundshme një marrëveshje me Spanjën për emigrantët për shkak të pozicionit gjeografik.

“Nuk jam i sigurt që do të kishte shumë kuptim sepse lidhet me gjeografinë. Nuk e shoh të mundshme. Nëse e keni idenë e pozicionit gjeografik të dy vendeve, jemi të bashkuar nga deti me Italinë dhe e vetmja gjë që e bën këtë marrëveshje të besueshme është që emigrantët nuk ndalojnë në Itali se po të ndalojnë në Itali, hyjnë në territorin e BE dhe vihen në lëvizje procedura të tëra, por ndal në Shqipëri.

Sa e mundshme do të ishte për Spanjën që të ndalonin në Shqipëri dhe nuk e shoh të mundshme dhe nuk besoj se është zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit. Europës i duhet të luftojë emigracionin, por ka gjithnjë e më tepër nevojë për emigrantë”.

I pyetur nëse po dështon plani me Italinë për emigrantët, Rama tha se për këtë përgjigjen duhet ta marrin nga homologia e tij Giorgia Meloni.

“Nuk kam asnjë mendim për këtë. Pyetja duhet t’i drejtohet simotrës italiane Giorgia Meloni sepse për ne të qenit pjesë e kësaj marrëveshjeje është shumë e thjeshtë. Na u kërkua nga Italia të ndihmojmë dhe kur Italia kërkon, ne ndihmojmë gjithmonë se marrëdhënia jonë është mijëvjeçare. Ne i detyrohemi shumë Italisë sidomos për atë çka Italia ka bërë pas rënies së komunizmit dhe që na ka ndihmuar shumë në momente dramatike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kur patëm tërmetin shkatërrues trupa italiane të emergjencave civile rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat. Ata na e kërkuan këtë dhe ne e ndihmuam çdo komb duhet të ndihmojë njëri tjetrin. Është një operacion që është 100% nën vëzhgimin dhe përgjegjësinë italiane dhe duhet të pyesni palën italiane”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Taksa vjetore për mjetet/ DPSHTRR: Pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherësh!

Para

I zbuluar së fundmi, pse ky asteroid po shqetëson NASA-n?

Para
I zbuluar së fundmi, pse ky asteroid po shqetëson NASA-n?

I zbuluar së fundmi, pse ky asteroid po shqetëson NASA-n?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bordi i Paqes i Trump ndez tensionet në Bruksel, BE dhe Von der Leyen nën kritika

Bordi i Paqes i Trump ndez tensionet në Bruksel, BE dhe Von der Leyen nën kritika

nga Fast News
12:30 | 19/02/2026
0

Si ta ndryshoni sjelljen e fëmijës suaj për vetëm një javë

Si ta ndryshoni sjelljen e fëmijës suaj për vetëm një javë

nga Fast News
11:30 | 19/02/2026
0

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington

nga Fast News
11:17 | 19/02/2026
0

Tregu hyn në fazën: Ka punë, por nuk ka njerëz

Tregu hyn në fazën: Ka punë, por nuk ka njerëz

nga Fast News
11:11 | 19/02/2026
0

Recent News

Bordi i Paqes i Trump ndez tensionet në Bruksel, BE dhe Von der Leyen nën kritika

Bordi i Paqes i Trump ndez tensionet në Bruksel, BE dhe Von der Leyen nën kritika

12:30 | 19/02/2026
Si ta ndryshoni sjelljen e fëmijës suaj për vetëm një javë

Si ta ndryshoni sjelljen e fëmijës suaj për vetëm një javë

11:30 | 19/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora