• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Për këto gjëra mos flisni kurrë në punë

nga Fast News
5 months më parë
në Lifestyle
0
Për këto gjëra mos flisni kurrë në punë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në punë, të shprehësh bindjet dhe qëndrimet e tua është një formë arti. Nuk mund të ndërtosh një rrjet të fortë profesional nëse nuk hapesh me kolegët. Por në të njëjtën kohë kjo gjë është e vështirë, sepse mund të ndash gjërat e gabuara të cilat mund të kenë një ndikim të negativ në karrierën tënde.

Duhet të kuptosh ku është kufiri dhe të jesh i kujdesshëm të mos e kalosh atë, sepse çdo gjë që thoni nuk mund të zhbëhet.



Njerëzit me inteligjencë emocionale janë të aftë të lexojnë të tjerët dhe kjo aftësi ju mëson se çfarë duhet dhe nuk duhet të tregojnë për veten në punë.

Por një gjë është e sigurt, ata kurrë nuk ndajnë këto gjëra që mund t’i japin një drejtim të gabuar karrierës.

Bindjet politike

Bindjet politike të njerëzve janë shumë të lehta për t’u diskutuar rastësisht në punë. Mosmarrëveshjet lidhur me pikëpamjet e dikujt tjetër mund të ndryshojnë shpejt perceptimin e tyre për ju.

Sigurisht, njerëz të ndryshëm e trajtojnë politikën ndryshe, por deklarimi i bindjeve tuaja mund t’i largojë disa njerëz e mund të intrigojë disa të tjerë.

Njerëzit e ndërtojnë jetën e tyre rreth idealeve dhe besimeve. Jini të gatshëm për të dëgjuar të tjerët pa imponuar përshtypjen tuaj, sepse gjithçka që duhet është një vështrim mosmiratues për të nisur një konflikt.

Pikëpamjet politike janë aq thellë të rrënjosura tek njerëzit, sa që nëse i sfidoni ato ka më shumë gjasa të gjykoheni se sa të ndryshoni mendjen.

Që ti mendon se dikush është i paaftë

Gjithmonë do të ketë njerëz që nuk i bëjnë mirë të gjitha në vendin e punës, dhe të gjithë e dinë se kush janë këta persona. Nëse nuk e keni fuqinë t’i ndihmoni apo pushoni këta personi, atëherë mos u ngatërroni kot. Fakti që ju flisni keq për aftësitë e dikujt nuk ju bën më të mirë. Ju thjesht bëni një figurë të keqe sepse në këtë botë nuk njerëz të pagabueshëm.

Sa para fiton

Prindërit tuaj duan të dinë dhe të krenohen me rrogën tuaj, por në vendin e punës kjo temë sjell negativitet. Është e pamundur që pagesat të ndahen në mënyrë të barabartë, dhe kur ju tregoni pagën tuaj kolegët vihen në pozita të ndryshme. Në momentin që dikush merr vesh rrogën tuaj, çdo gjë që ju bëni fillon të shihet më përçmim. Është tunduese të rrëfeni shifrat e pagës me miqtë tuaj, por kur kjo të ndodh përgatituni sepse nuk do ta shihni me të njëjtin sy njëri-tjetrin.

Që e urren punën tënde

Gjëja e fundit që kushdo do të të dëgjoj në punë është që ju ankoheni dhe e urreni punën që bëni. Ju do të etiketoheni si një person negativ, që nuk e pëlqen punën në grup. Në të njëjtën kohë, kjo ul dhe moralin e grupit.

Që po kërkon një punë të re

Kur isha e vogël, i thashë trajnerit të volejbollit se do të largohesha nga ekipi pas dy javësh. Në dy javët e ardhshme, unë e gjeta veten të ulur në stol. Gjërat u përkeqësuan pas atyre dy javëve, sepse unë vendosa të qëndroj dhe u bëra “fëmija që vjen kot”.

Emocionalisht ndihesha keq, por ishte faji im. Unë i thashë trajnerit vendimin tim përpara se të isha e sigurt. E njëjta gjë ndodh kur i thoni njerëzve se po kërkoni një punë tjetër. Në momentin që ju tregoni se po planifikoni të largoheni, ju thjesht bëheni një humbje kohe për të gjithë.

Mund të ndodh që kërkimi juaj të mos ketë sukses, prandaj është më mirë të prisni deri në momentin që do të gjeni një punë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rreth 4 mld euro qarkullojnë jashtë bankave! Rekordi historik u regjistrua në kulmin e sezonit turistik

Para

Reklamat thyejnë rekord: Shpenzimet kalojnë 1 trilion dollarë për herë të parë

Para
Reklamat thyejnë rekord: Shpenzimet kalojnë 1 trilion dollarë për herë të parë

Reklamat thyejnë rekord: Shpenzimet kalojnë 1 trilion dollarë për herë të parë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar