Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Në Mars ka pasur jetë? Zbulime mahnitëse për “Planetin e Kuq” nga meteoriti i gjetur në Sahara

nga Fast News
2 years më parë
në Lifestyle
0
Në Mars ka pasur jetë? Zbulime mahnitëse për “Planetin e Kuq” nga meteoriti i gjetur në Sahara
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një zbulim i ri tregon gjurmë të lashta uji në Mars, që datojnë 4,45 miliardë vjet më parë, të gjetura në një kokërr minerali zirkoni të izoluar brenda meteoritit “Bukuria e Zezë”. Ky meteorit, i zbuluar në shkretëtirën e Saharasë në vitin 2011, ka hapur një dritare unike për të studiuar historinë e hershme të “Planetit të Kuq”.

Studiuesit analizuan zirkonin, një mineral i njohur për qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të ruajtur gjurmë të kushteve të krijimit të tij. Analiza zbuloi se uji ka ekzistuar në koren e Marsit vetëm 100 milionë vjet pas formimit të planetit. Elementë si hekuri, natriumi dhe alumini të gjetur brenda zirkonit tregojnë se ky mineral u formua në prani të ujit të pasur me minerale, duke sugjeruar ekzistencën e sistemeve hidrotermale, si burime të nxehta.

“Kjo është prova më e hershme e ujit në Mars dhe tregon që planeti mund të ketë pasur kushte për të banuar në të”, citohet nga CNN Jack Gillespie, autor i studimit nga Universiteti i Lozanës.



Sistemet hidrotermale janë të lidhura me mjedise të ngjashme në Tokë, ku shpesh lind jeta. Megjithëse “Bukuria e Zezë” është burimi më i mirë aktual për studimin e historisë së hershme të Marsit, kthimi i mostrave të zgjedhura nga robotët e dërguar atje, si Perseverance, mund të japë të dhëna më të detajuara. Roboti aktualisht po mbledh mostra nga Krateri Jezero, ku besohet se kanë ekzistuar liqene dhe sisteme hidrotermale 3,7 miliardë vjet më parë.

Ky studim tregon rëndësinë e kërkimit për ujë dhe jetën e hershme, duke ngritur hipoteza të reja për historinë e Marsit dhe potencialin e tij për të lejuar jetën në të.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Ne Amerikanët kemi fajet tona”, investimet e huaja rriten, por kryesisht po blihen prona

Para

Studimi: Meshkujt pyeten për të ardhmen, femrat për dështimin

Para
Studimi: Meshkujt pyeten për të ardhmen, femrat për dështimin

Studimi: Meshkujt pyeten për të ardhmen, femrat për dështimin

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Agroturizmet, me kritere të reja/ Deri në 60 shtretër, 70% e ushqimeve nga ferma dhe prodhuesit lokalë

Agroturizmet, me kritere të reja/ Deri në 60 shtretër, 70% e ushqimeve nga ferma dhe prodhuesit lokalë

nga Fast News
19:59 | 27/11/2026
0

Numri 112, do të identifikojë automatikisht vendodhjen në rast emergjence

Numri 112, do të identifikojë automatikisht vendodhjen në rast emergjence

nga Fast News
19:35 | 27/11/2026
0

Qeveria miraton aktin normativ, shteti do të kompensojë dëmet nga dhuna gjatë protestave

Qeveria miraton aktin normativ, shteti do të kompensojë dëmet nga dhuna gjatë protestave

nga Fast News
19:11 | 27/11/2026
0

Shqipëria në BE deri në 2030? Marta Kos zbulon kalendarin e integrimit

Shqipëria në BE deri në 2030? Marta Kos zbulon kalendarin e integrimit

nga Fast News
13:24 | 27/11/2026
0

Recent News

Agroturizmet, me kritere të reja/ Deri në 60 shtretër, 70% e ushqimeve nga ferma dhe prodhuesit lokalë

Agroturizmet, me kritere të reja/ Deri në 60 shtretër, 70% e ushqimeve nga ferma dhe prodhuesit lokalë

19:59 | 27/11/2026
Numri 112, do të identifikojë automatikisht vendodhjen në rast emergjence

Numri 112, do të identifikojë automatikisht vendodhjen në rast emergjence

19:35 | 27/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora