Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Balluku inspekton punimet në lotin 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë: Aks i rëndësishëm, pjesë e korridoreve europiane

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Balluku inspekton punimet në lotin 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë: Aks i rëndësishëm, pjesë e korridoreve europiane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për ndërtimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në disa lote. Krahas ndërtimit të trupit të rrugës punohet edhe për ngritjen e veprave të artit, ku përgjatë këtij aksi parashikohen disa vepra të rëndësishme. Pjesë e projekti, për këtë vepër e cila lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shkurton distancës edhe mes kryeqytetit dhe zonës juglindore, është edhe mbrojtja lumore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ndoqën ecurinë e punimeve në lotin 3, i cili përfshinë segmentin pranë Urës së Murrashit në zonën e Librazhdit.

“Punimet po ecin me ritme të mira. Jemi në rreth 56% të ecurisë fizike në këtë kantier, i cili është i ndarë në dy zona. Zona e parë është në Fushë Labinot ,lidhet me përfundimin e bypassi-t të Elbasanit, që është një projekt tjetër pjesë e Korridorit VIII. Aty punimet janë pothuajse drejt fundit pasi kanë qenë relativisht të thjeshta. Është formuar trupi i rrugës dhe së shpejti fillojnë shtresat e stabilizantit. Në pjesën e dytë, një gjatësi rreth 800 metra, është pak më komplekse situata pasi kemi një vepër arti gjigande”, u shpreh Gjyli referuar ecurisë së punimeve në këtë kantier.

Elbasan-Qafë Thanë është një projekt ndërkufitar ku është duke u punuar njëkohësisht në të dyja vendet, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. Mes dy vendeve do të ketë edhe një pikë të re kufitare.

“Interesante është ndërtimi i këtyre dy urave paralele që janë dy korsitë e autostradës së Korridorit të VIII, të cilat shkojnë dhe bashkohen në tunelin e lotit të 5-të, për të kaluar në zonën tjetër, në zonën e Librazhdit. Shqipëria ka këtë fat të shikojë këto vepra madhore të cilat ndërtohen, për të thënë të drejtën Europa ka dekada që i ka ndërtuar. Ka shumë pak vepra të tilla që zhvillohen sot, siç është porti i ri në Porto-Romano apo siç është ndërtimi i Korridorit të VIII apo aeroporti i Vlorës”, tha Balluku.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Korridori VIII është pjesë e korridoreve europiane, ndërkohë që një komponent tjetër i tij është edhe ndërtimi i linjës hekurudhore, një projekt për të cilin Qeveria Shqiptare ka avancuar ndjeshëm.

“Këtu nuk ndërtohet thjesht Korridori VIII përsa i përket një autostrade të re, por ka edhe një komponent tjetër që është ai i hekurudhës, për të cilin ne, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka aplikuar në fondet e WBIF-it për t’u mbështetur, siç kemi marrë mbështetje edhe për hekurudhën Tiranë-Durrës, ashtu edhe për atë Vorë-Hani i Hotit. Ne kemi marrë mbështetje edhe për Durrës-Rrogozhinën dhe presim tashmë të na miratohet edhe fondi përsa i përket nga Rrogozhina deri në Pogradec. Kështu që të gjitha këto vepra të mëdha infrastrukturore që ne ndërtojmë ndërthuren me njëra-tjetrën”, bëri të ditur zv.kryeministrja. Loti 3 ka një gjatësi prej 2.36 kilometra.

Etiketa: aktualitet
Pas

Inflacioni stabilizohet në 2%, por ushqimet po shtrenjtohen

Para

Paradoksi i tregut të punës: Pagat rriten në shtet, bien tek privati

Para
Paradoksi i tregut të punës: Pagat rriten në shtet, bien tek privati

Paradoksi i tregut të punës: Pagat rriten në shtet, bien tek privati

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bernard Arnault, njeriu që pa luksin aty ku të tjerët shihnin dështim!

Bernard Arnault, njeriu që pa luksin aty ku të tjerët shihnin dështim!

nga Fast News
10:30 | 19/05/2026
0

Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

nga Fast News
10:00 | 19/05/2026
0

Ministri Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë

Ministri Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë

nga Fast News
09:47 | 19/05/2026
0

18-vjeçarja me vilë 1.5 mn euro, nga Afrika në Tiranë, 7 skema të pastrimit të parave më 2025

18-vjeçarja me vilë 1.5 mn euro, nga Afrika në Tiranë, 7 skema të pastrimit të parave më 2025

nga Fast News
09:37 | 19/05/2026
0

Recent News

Bernard Arnault, njeriu që pa luksin aty ku të tjerët shihnin dështim!

Bernard Arnault, njeriu që pa luksin aty ku të tjerët shihnin dështim!

10:30 | 19/05/2026
Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

Disa shpenzime për fëmijët janë të panevojshme

10:00 | 19/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora