• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Zv Ministri i Jashtëm grek Kostas Fragkogiannis në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Zv Ministri i Jashtëm grek Kostas Fragkogiannis në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli priti në një vizitë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë Zv. Ministrin e Jashtëm për Diplomacinë Ekonomike të Republikës së Greqisë z. Kostas Fragkogiannis të shoqëruar nga Ambasadorja e  Republikës së Greqisë në Shqipëri znj. Konstantina Kamitsi.

Gjatë takimit u bënë vlerësime dhe u shkembyen mendime për nivelin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ekonomik, tregtar, në fushën e arsimit dhe zhvillimeve teknollogjike dhe perspektivën e tyre në të ardhmen.



Në vazhdim Z. Fragkogiannis mbajti një leksion të hapur ku merrnin pjesë profesorë dhe studentë të Universitetit Mesdhetar. Prof. Anastas Angjeli në fjalën e tij i uroi mirëseardhjen z. Fragkogianni dhe e falënderoi atë në lidhje me përpjekjet e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e biznesit, kërkimit shkencor, inovacionit, teknologjive të reja.

Gjatë leksionit të mbajtur z. Fragkogianni u ndal në themelet e forta kulturore të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duke përdorur edhe dy shembuj që tregojnë afrimitetin kulturor ndërmjet dy popujve. Duke marrë si shembull mitin e Urës së Artës dhe atë të Kështjellës së Rozafës, të cilat përmbajnë aq shumë ngjashmëri mes tyre ai theksoi faktin se shoqëritë tona ndajnë një të kaluar të përbashkët ashtu sic ndajnë një të tashme dhe sigurisht edhe një të ardhme të përbashkët dhe është në interesin e të dy vendeve që të forcojnë akoma më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duke marrë si shembull iniciativën që Greqia dhe Turqia kanë pasur për vendosjen e një Agjende Pozitive ndërmjet dy vendeve.

Kjo nënkupton detektimin e atyre fushave që janë në interes të përbashkët dhe mbajtjen gjithmonë hapur të rrugëve të komunikimit edhe gjatë periudhave ku tensionet politike mund të jenë të larta. Duke marrë shembull nga funskionimi i mirë i kësaj Agjende Pozitive një gjë e tillë mund të jetë shumë me vlerë edhe për marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë.

Kjo ishte edhe arsyeja e vizitës së tij zyrtare në Shqipëri gjatë së cilës u zhvilluan takime në nivel ministror dhe filloi pikërisht procesi i detektimit të fushave konkrete të bashkëpunimit, fusha të cilat do të elaborohen nga komisionet repsektive të të dzja vendeve.

Z Fragkogiannis bëri një rezyme të masave të marra ndër vite nga qeveritë greke me qëllim kapërcimin e krizës ekonomike dhe vuri në dukje arritjet e ekonomisë greke, ku vitet e fundit po përjeton ritme të kënaqshme rritjeje jo vetëm në fushat tradicjonale sic është turizmi dhe sektori i anijeve por edhe në fushat e teknologjisë së informacionit, inovacionit dhe energjive të rinovueshme.

Fjala e tij ngjalli interesin e të pranishmëve të cilët i shtruan një sërë pyetjesh në lidhje me bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në fushat e kërkimit shkencor dhe inovacionit, procesin e intgrimit si dhe shembujt pozitivë që vijnë nga Greqia në lidhje me procesin e brain gain. Në fund të fjalës Profesor Anastas Angjeli i dorëzoi z. Fragkogianni një medalje mirënjohjeje në emër të Universitetit Mesdhetar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rekordi historik i arit, ja sa ka arritur cmimi

Para

SHBA, Shqipëria në dialogun e nivelit të lartë të lartë për Inteligjencën Artificiale, Karçanaj prezanton progresin e Shqipërisë

Para
SHBA, Shqipëria në dialogun e nivelit të lartë të lartë për Inteligjencën Artificiale, Karçanaj prezanton progresin e Shqipërisë

SHBA, Shqipëria në dialogun e nivelit të lartë të lartë për Inteligjencën Artificiale, Karçanaj prezanton progresin e Shqipërisë

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar