• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

SHBA, Shqipëria në dialogun e nivelit të lartë të lartë për Inteligjencën Artificiale, Karçanaj prezanton progresin e Shqipërisë

nga Fast News
7 months më parë
në Teknologji
0
SHBA, Shqipëria në dialogun e nivelit të lartë të lartë për Inteligjencën Artificiale, Karçanaj prezanton progresin e Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertë të lartë të vendeve të NATO-s u mblodhën përgjatë tre ditëve të fundit në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të dialogut për përdorim të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale, në mbrojtje dhe siguri kibernetike.

Në këtë event, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj. Linda Karçanaj, e cila gjithashtu mban detyrën e Koordinatores Kombëtare në Bordin e NATO-s për të Dhënat dhe Inteligjencën Artificiale (DARB), ndau përvojën e Shqipërisë në zbatimin e projekteve të rëndësishme dhe hapave kobkretë që ka ndërmarrë vendi ynë në këtë drejtim.



Të suksesshëm, e cilësoi Karçanaj përdorimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e përafrimit të legjislaturës me direktivat dhe rregullat e BE-së, për asistim në përkthimin dhe procedura për të përshpejtuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ndërkohë që paralelisht po integrohet Inteligjenca Artificiale në sistemin e prokurimit, me qëllim rritjen e transparencës. Konkretisht, AI do të automatizojë procese të rëndësishme dhe do të ofrojë transparencë maksimale në procedurat tenderuese.

Znj. Karçanaj gjithashtu, nënvizoi miratimin e metodologjisë së Inteligjencës Artificiale nga Këshilli i Ministrave, e cila bazohet në parimet e OECD dhe Aktit të BE-së për AI. Kjo metodologji synon të promovojë besimin dhe pajtueshmërinë për të gjitha subjektet që zhvillojnë sisteme të tilla në Shqipëri.

Një tjetër projekt i rëndësishëm është asistenti virtual i platformës e-Albania, që së shpejti do të vijë në format të përmirësuar, i cili jo vetëm thjeshton ndërveprimin e qytetarëve me administratën publike, por gjithashtu zvogëlon ngarkesën e punës për stafin administrativ duke automatizuar pyetjetrutinë. Brenda një viti, pritet që rreth 1 milion pyetje të përdoruesve të platformës e-Albania të marrin përgjigje në kohë reale, duke ofruar kështu një sportel të vetëm virtual për shërbimet elektronike që ofrojnë institucionet publike.

Këto projekte dhe nisma dëshmojnë angazhimin e Shqipërisë për të përmirësuar shërbimet publike dhe forcimin e mbrojtjes kibernetike përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Znj. Karçanaj theksoi se këto përpjekje janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të siguruar që Shqipëria të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të kontribuojë në zhvillimin e një ambienti më të sigurt dhe më të qëndrueshëm për qytetarët e saj.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në dialogun e nivelit të lartë në Uashington është një hap i rëndësishëm për vendin tonë, duke shfaqur përkushtimin për të qenë një aktor aktiv në sfidat globale të mbrojtjes kibernetike dhe zhvillimit të Inteligjencës Artificiale.

Etiketa: aktualitet
Pas

Zv Ministri i Jashtëm grek Kostas Fragkogiannis në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Para

Pensionistët, “Profesori i Ekonomisë” dhe 3 këshilla për këtë të fundit!

Para
Pensionistët, “Profesori i Ekonomisë” dhe 3 këshilla për këtë të fundit!

Pensionistët, "Profesori i Ekonomisë" dhe 3 këshilla për këtë të fundit!

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar