• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Bujqësia në pikiatë, fonde minimale për fermerët në Buxhetin 2025

nga Fast News
6 months më parë
në Finance
0
Bujqësia në pikiatë, fonde minimale për fermerët në Buxhetin 2025
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bujqësia është sektori që jep kontributin më të madh në ekonominë e vendit dhe ka numrin më të madh të të punësuarve. Por pavarësisht kësaj, mbetet sektori më pak i financuar.
Në projektbuxhetin 2025, që ka nisur diskutimet në komisionet parlamentare, për bujqësinë do të jepen vetëm 14.6 miliardë lekë, me rritje 673 milionë lekë ose 4.8% kundrejt vitit 2024.


Një rritje thuajse e papërfillshme, përballë dy fakteve: krizës së fortë që ka përfshirë sektorin dhe mungesës së fondeve të programit IPARD, që jepen nga Bashkimi Europian dhe që janë pezulluar që prej vitit 2023 për shkak të dyshimeve për abuzime.
Vitin e ardhshëm, si mbështetje për fermerët dhe blegtorët do të jepet një shumë prej 7.2 miliardë lekë ose rreth 72 milionë euro. Me një rritje të lehtë kundrejt vitit 2024, e cila amortizohet nga tkurrja e financimeve të jashtme, çka bën që mbështetja reale të jetë thuajse e njëjtë në këto dy vite.




Pesha e bujqësisë në ekonomi ka ardhur duke u tkurrur në vite. Megjithatë ky sektor jep ende kontributin më të lartë, duke arritur në 16.2% të Produktit të Brendshëm Bruto, teksa punëson 33% të totalit të fuqisë punëtore në vend. Ndërsa përfiton vetëm 1% të totalit të kredisë bankare, duke qenë e nën financuar, pasi konsiderohet një  biznes i ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta, siç janë përmbytjet apo breshëri që ju dëmton prodhimin.

Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor, sidomos në blegtori.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69%. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me 3.5%, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shtyhet rivlerësimi i pronave. Arsyeja referencat apo suficiti në buxhet?

Para

1 në 2 qytetarë në Tiranë beqarë. Mbizotërojnë të rinjtë, nuk mungojnë as të moshuarit

Para
1 në 2 qytetarë në Tiranë beqarë. Mbizotërojnë të rinjtë, nuk mungojnë as të moshuarit

1 në 2 qytetarë në Tiranë beqarë. Mbizotërojnë të rinjtë, nuk mungojnë as të moshuarit

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar