• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

SHIFRAT | Bizneset shqiptare mbeten pas në digjitalizim

nga Fast News
7 months më parë
në Biznes, Teknologji
0
SHIFRAT | Bizneset shqiptare mbeten pas në digjitalizim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

E ardhmja është digjitale në të gjithë botën dhe padyshim edhe në Shqipëri, si pjesë e pandarë e saj. Por ndryshe nga shtetet e tjera, që kanë vrapuar në këtë drejtim apo kanë marrë masa që të shtojnë vrapin, Shqipëria mbetet prapa. Një vlerësim i dhënë edhe pak ditë më parë nga Bashkimi Europian, që e mbështet me financime procesin e digjitalizimit të ekonomisë shqiptare.



Por si është situata? Sa të digjitalizuar janë bizneset shqiptare, që janë edhe agjenti kryesor ekonomik në vend? Të dhënat tregojnë se 99.1% e ndërmarrjeve me më shumë se 10 të punësuar, kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023. Kundrejt një viti më parë, numri i tyre është rritur me 0.4%.

Por a do të thotë kjo se bizneset shqiptare janë më të digjitalizuar? Për të arritur në një përfundim të tillë vetëm nga përdorimi i kompjuterit dhe aksesi në internet është vështirë. Por le të shohim një tjetër tregues.

Gjatë vitit 2023, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kishin specialist të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ishte vetëm 28,4%, me rritje 2.1% kundrejt një viti më parë. Nga këta dy grafikë kuptojmë qartazi se në bizneset shqiptare ka kompjuterë, por shkalla e digjitalizimit është e ulët.

E ky përfundim mbështetet po të shohim edhe përqindjen e punonjësve që përdorin kompjuterët në ndërmarrje. Numri i tyre ka ardhur duke u rritur vitet e fundit, veçanërisht pas pandemisë, megjithëse mbetet ende i ulët. Vetëm 31.3% e punonjësve përdornin kompjuterin në ndërmarrje.

Por cilat janë përfitimet e biznesit nga përdorimi i digjitalizimit gjatë procesit të punës? Kemi evidentuar më kryesoret që janë: zëvendësimi i fuqisë punëtore, në kushtet kur ka edhe mungesa nga emigracioni; ulja e kostove; rritja e nivelit të prodhimit; rritja e efikasitetit dhe reduktimi i gabimit njerëzor.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kushtuan 6 milionë dollarë, satelitët “Albania 1 dhe 2” po përdoren për harta dhe fotografi

Para

“Baballarët” e inteligjencës artificiale fitojnë Çmimin Nobel në fizikë

Para
“Baballarët” e inteligjencës artificiale fitojnë Çmimin Nobel në fizikë

“Baballarët” e inteligjencës artificiale fitojnë Çmimin Nobel në fizikë

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar