• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rivlerësimi i pronave mbetet pezull, vonesat në miratimin e nismës ligjore kanë futur në ngërç shitblerjet

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Rivlerësimi i pronave mbetet pezull, vonesat në miratimin e nismës ligjore kanë futur në ngërç shitblerjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse kryeministri Rama kishte njoftuar se rivlerësimi me normë të ulur do të niste nga fundi i shatorit, kjo nuk ndodhi. Madje procesi mund të mos nisë këtë vit, pasi si fillim duhet të publikohen çmimet e reja të referencës, edhe në zonat bregdetare. Ndërkohë tregu i shitblerjes së pronave ka ngecur. “Do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur një vit, fund shtatori me fund shtatori”, deklaronte në korrik.

Shtatori u mbyll, rivlerësimi nuk ka ndodhur dhe tregu i shitblerjes së pronave ka ngecur. “Kanë kaluar tashmë 4 muaj e gjysmë nga depozitimi në kuvend dhe projektligji nuk po miratohet. Shitjet kanë stopuar dhe tregu është në kolaps”, thotë Ervin Demirxhiu, ekspert i vlerësimit të pronave.



Në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 23 shtator-11 tetor, shqyrtimi i projektligjit “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” është planifikuar për të seancën e së enjtes të 3 tetorit. Por duke qenë se nisma ligjore nuk ka marrë “dritën jeshile” në asnjë prej komisioneve, miratimi i saj mbetet me pikëpyetje. “Duhet një vendimmarrje. Drafti është depozituar më 15 maj. brenda 30 ditëve kohë legjislativi do duhej të kishte vendosur se çfarë të bënte me projektligjin”, thotë Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

Në mesin e muajit maj, deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, depozitoi në Kuvend projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vetëm 3 për qind deri në 31 qershor 2025. Kryeministri Rama, njoftoi në korrik se norma e rivlerësimit do të ishte 5 për qind, mirëpo të dy versionet kanë mbetur pezull.

“Vonesa në trajtimin parlamentar të këtij propozimi, mungesa e konkretizimit të tij dhe paqartësia për të ardhmen ka sjell efekte tepër negative në bllokimin momental të tregut. Gjatë 5 viteve të fundit, ashtu si pjesa tjetër e tregjeve, Shqipëria ka operuar në tregun e shitësit. Me zvarritjen e trajtimit të këtij propozimi, thellohet hendeku i pronave në shitje duke u tërhequr nga tregu deri në sqarimin përfundimtar të tij”, thotë Pipiria.

Burimet shpjegojnë se vonesat në miratimin e këtij projektligji po vijnë pasi fillimisht duhet të publikohen çmimet e reja të referencës, edhe në zonat bregdetare. Gjithashtu, ka paqartësi mbi mënyrën se si do të veprohet me amortizimin 1 për qind për çdo një vit vjetërsi./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Vendet e BE “përzënë” 7,700 shqiptarë – Zëmë vendin e dytë për largimet pas Gjeorgjisë

Para

Dyfishohen aksidentet rrugore në gusht, ndikuan turistët e huaj

Para
Dyfishohen aksidentet rrugore në gusht, ndikuan turistët e huaj

Dyfishohen aksidentet rrugore në gusht, ndikuan turistët e huaj

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar